By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit
June 27, 2025
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dhjetëra studentë arrestohen në ShBA gjatë protestave propalestineze
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dhjetëra studentë arrestohen në ShBA gjatë protestave propalestineze
Rajon / Botë

Dhjetëra studentë arrestohen në ShBA gjatë protestave propalestineze

Kosova Times
Last updated: 2024/05/01 at 10:47 AM
Kosova Times Published May 1, 2024
Share
SHARE

Policia e Nju Jorkut arrestoi dhjetëra protestues propalestinezë që ishin izoluar brenda një ndërtese në kampusin e Universitetit të Kolumbias në orët e vona të 30 prillit. Pas arrestimeve, policia arriti t’i shpërndajë protestuesit, gjë që të cilët udhëheqësia e universitetit kishte tentuar të bëjë që gati dy javë.

Menjëherë pasi policia hyri brenda ndërtesës ku protestuesit po rrinin, presidentja e Universitetit të Kolumbisë, Minouche Shafik, publikoi një letër në të cilën i kërkoi policisë të qëndronte në kampus deri të paktën më 17 maj – dy ditë pas ceremonisë së diplomimit – “për të ruajtur rendin dhe për të siguruar që kampet të mos rivendosen”.

Brenda tre orëve, protestuesit u larguan nga kampusi, tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se u bënë “dhjetëra” arrestime.

“Kolumbia do të jetë krenare për këta studentë pas pesë vjetësh”, tha Sueda Polat, studentet e Universitetit të Kolumbisë, që mori pjesë në koalicionin e grupeve studentore për organizimin e protestave.

Ajo tha se studentët nuk përbëjnë rrezik dhe i bëri thirrje policisë që të tërhiqej, në një intervistë të dhënë gjatë kohës sa policët i bërtisnin asaj dhe të tjerëve që të tërhiqeshin ose të largoheshin nga kampusi.

Kërkesat e protestuesve

Protestuesit kishin tre kërkesa për Universitetin e Kolumbisë: tërheqje nga bashkëpunimi me kompanitë që mbështesin qeverinë izraelite, transparencë më të madhe për financat e universiteteve dhe amnisti për studentët dhe fakultetet e ndëshkuar me masa disiplinore gjatë protestave.

Presidentja Shafik ka thënë se Kolumbia nuk do të heqë dorë nga të ardhurat financiare nga Izraeli. Në vend të kësaj, ajo ofroi të investonte në shëndetësi dhe arsim në Gazë dhe t’i bënte më transparente investimet e Kolumbisë.

Në letrën e saj të publikuar më 30 prill, Shafik tha se protestuesit kishin vandalizuar pronën e Universitetit dhe se ata janë pezulluar nga universiteti.

Izolimi brenda ndërtesës së fakultetit filloi gjatë natës kur protestuesit thyen xhamat, hynë brenda dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Hind’s Hall”, si shenjë se ata donin ta riemërtonin ndërtesën në nder të një fëmijë 6-vjeçar palestinez të vrarë në Gazë nga ushtria izraelite.

Protestat e shpërndara nëpër ShBA

Sulmi i 7 tetorit në jug të Izraelit nga militantët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe ofensiva izraelite që pasoi kanë shkaktuar protestat më të mëdha studentore në ShBA që nga protestat kundër racizmit të vitit 2020.

Protestuesit propalestinezë u mblodhën gjithashtu në City College të Një Jorkut, me universitetin që i urdhëroi ata të largoheshin nga kampusi, tha zëvendëskomisioneri i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, Kaz Daughtry. Dhjetra protestues u arrestuan, raportoi Neë York Times.

Daughtry tha gjithashtu se universiteti kishte kërkuar praninë e policisë për të ndihmuar në shpërndarjen e protestuesve.

Fotogaleri

Protesta propalestineze nëpër universitetet amerikane

Shumë nga protestat nëpër SHBA janë pritur me kundërprotesta që i akuzojnë ata për nxitje të anti-semitizmit. Pala propalestineze, përfshirë hebrenjtë që kundërshtojnë veprimet izraelite në Gazq, thonë se ata janë duke u cilësuar padrejtësisht si antisemitë për kritikat ndaj qeverisë së Izraelit dhe shprehjen e mbështetjes për të drejtat e njeriut.

Çështja ka marrë ngjyrime politike në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor, me republikanët që akuzojnë disa administratorë të universiteteve për mbylljen e syve ndaj retorikës anti-semitike.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, të martën e quajti hyrjen me forcë brenda ndërtesave të kampusit “qasje të gabuar”.

You Might Also Like

VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit

Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video

Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

Kosova Times May 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku shtroi iftar për Myftiun Tërnava dhe delegacionin e BIK-ut

Kosova Times Kosova Times March 29, 2025
Shkurte Fejza mbush 50 vjet karrierë, Haradinaj: Zëri që frymëzon Kombin!
E paimagjinueshmja: Si do të dukej një luftë bërthamore në Evropë
Sekretarja Çerkini: Skema e granteve 2024-2027, synon zhvillimin dhe transformimin e zonave rurale
Ekspertët e gjuhës së trupit zbulojnë mesazhet e fshehura të Putinit dhe Kim-it në samitin e ‘Boshtit të së Keqes’…dhe kush është në të vërtetë nën kontroll
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?