By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky ushqim shkatërron veshkat
October 9, 2025
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj NIS-it- në pompat e Gazprom, pagesa vetëm në kesh
October 9, 2025
Udhëheqësit botërorë falënderojnë Trumpin për marrëveshjen Hamas-Izrael
October 9, 2025
Moti në Shqipëri parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin
October 9, 2025
Axhenda ndërkombëtare
October 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Duam paqe, nuk duam luftë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Duam paqe, nuk duam luftë!
Opinion

Duam paqe, nuk duam luftë!

Kosova Times
Last updated: 2024/05/01 at 11:33 AM
Kosova Times Published May 1, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Liderët e një shteti demokratik asnjëherë në fjalorin e tyre nuk e përdorin termin ‘luftë’, por i përdorin paqe dhe fqinjësi të mirë, partneritet dhe bashkëpunim rajonal, i përdorin termat zhvillim ekonomik dhe mirëqenie qytetare, duke punuar ditë e natë për të mirën e shtetit dhe qytetarëve.

Deklaratë e një paranojaku politik

Deklarata e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, se “Kosova duhet të jetë gati për luftë, pasi ekziston rreziku i një sulm hibrid nga Serbia dhe se gjithmonë mund të fillohet kundër nesh dhe ne duhet të përgatitemi, pasi kjo mund të ndodhë përsëri dhe në çdo kohë”, është deklaratë e një paranojaku politik.

Deklaratat luftënxitëse i shkojnë për shtati vetëm Serbisë dhe aleatëve të saj, e assesi neve që ende nuk jemi konsoliduar si shtet dhe ende jemi duke u përballur me pasojat e luftës së fundit.

Nga paaftësia qeverisëse dhe mungesa e dashurisë ndaj vendit, nga frika e humbjes së pushtetit dhe privilegjeve, paranojakët politikë krijojnë situata konfliktuoze në vend të projekteve zhvillimore për vendin.

Mungesa e bashkëpunimit dhe koordinimit me miqtë ndërkombëtar në zgjidhjen e problemeve të hapura me Serbinë në njërën anë dhe prishja e raporteve me shtetin amë-Shqipërinë, i ka vënë në lajthitje pushtetarët paranojak, të cilët kanë filluar të frikësohen edhe nga hija e vet!

Kosovës i duhet zhvillimi ekonomik dhe stabiliteti politik

Pa zhvillim ekonomik nuk ka mirëqenie qytetare, ndërsa pa stabilitet politik nuk ka investime kapitale dhe as ecje përpara të shtetit të Kosovës. Përveç këtyre dy elementeve bazike, qytetarëve të vendit ju mungojnë edhe shumë gjëra të tjera themelore, filluar nga siguria për jetë, shëndetësia, arsimi cilësorë, edukata e shëndoshë mediatike e deri tek pabarazia sociale, e cila i ndanë qytetarët në dy grupe: në grupin e parë të qytetarëve bëjnë pjesë familjarët e pushtetarëve dhe militantët partiakë, servilët dhe puthadorët e çdo pushteti, ndërsa në grupin e dytë bëjnë pjesë shumica e njerëzve të ndershëm të këtij vendi që nuk janë të lidhur me politikanët, qofshin ata në pushtet apo në opozitë, të cilëve iu është rrezikuar seriozisht e ardhmja në Kosovë! Për asrye se, sado që i përgatitur dhe i ngritur të jesh në aspektin intelektual apo profesional, nëse nuk je i lidhur me të ‘fortët e politikës’, nuk ke mundësi punësimi në profesionin për të cilin je i përgatitur apo aty ku e meriton të kontribuosh, ngase të anashkalojnë në çdo konkurs apo listë aplikuese, më keq sesa në sistemin totalitar të komunizmit, si i ‘papërshtatshëm’, sa më i ngritur dhe i përgatitur të jesh të konsiderojnë armik të shtetit dhe shoqërisë!

Kush po kërkon luftë në Kosovë?

Kosova dhe shqiptarët asnjëherë nuk e kanë dëshiruar luftën, por ajo ju erdhi imponim për mbijetesë të trojet e tyre stërgjyshore. Nuk e duan luftën as tani 25 vjet pas luftës çlirimtare, por e duan zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin, drejtësinë dhe barazinë qytetare.

Në kohën kur Kosovës i duhet përmbyllja e kapitullit të luftërave me Serbinë, i duhet anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, dikujt nga shqiptarët i bie ndërmend të kërkojë luftë të re në Kosovë!

Shtrohet pyetja, vallë kujt do t’i konvenonte një luftë eventuale në Kosovë?

Përgjigja është fare e thjesht, assesi shqiptarëve, por vetëm aspiratave pushtuese të armiqve tonë.

Andaj, ju bëjë thirrje të sinqertë të gjithë atyre që e marrin guximin të bëjnë thirrje për luftë të re në Kosovë, që të largohen nga pushteti dhe nga politika në tërësi, ta lënë të qetë popullin e lirë se mjaft kemi derdhur gjak, mjaft kemi vuajtur dhe përjetuar dhunë dhe terror në trojet tona etnike.

Ne duam paqe dhe zhvillim ekonomik, duam mirëqenie dhe jetë normale sikurse të gjithë popujt e tjerë të lirë në rruzullin tokësorë. Andaj, më mirë është të ikin nga pushteti dhe skena politike ata që nuk i kanë aftësitë qeverisëse sesa ta marrin në qafë një popullatë të tërë!

Fatkeqësisht në Kosovën e pasluftës, në karrierë politike dhe ‘profesionale’ u ngritën ngelcanat e shkollave të mesme dhe gjysëmanalfabetët me aftësi të jashtëzakonshme serviliteti që ju përshtaten të gjithë pushtetarëve! Ky është realiteti, kjo është e vërteta e hidhur e shoqërisë sonë!

You Might Also Like

Evropa nuk ka të drejtë të lodhet ndërsa Ukraina rrjedh gjak

“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”

Kosova po zbrazet, kandidatët për asambleist po shumohen, Demokraci pa popull? Një vend që humb qytetarët!!!

Veto ndaj Rusisë

Analiza: Moldavia Voton Mes Varfërisë, Migracionit dhe Lodhjes së Thellë

Kosova Times May 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti takon ish-kongresistin Deutch, folën për progresin ekonomik dhe demokratik

Kosova Times Kosova Times February 19, 2023
Gërvalla: Kosova e përkushtuar për reforma, siguri dhe integrim evropian
Me kërkesë të donatorit LDS, HANDIKOS nis për në Turqi 150 karroca për të prekurit nga tërmeti
BE do të ndajë 116 miliardë dollarë financim për Kievin për vitet 2028-2034, nëse zbatohet plani i Komisionit
Mungesa e energjisë elektrike, LDK kritikon qeverinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?