By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: E “shkelja” Protokollin e OSBE-së për t’i dhënë mbështetje Kosovës
September 17, 2025
BE gati pako e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë pas telefonatës se Layen me Trump
September 17, 2025
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, mbërriti në Kiev
September 17, 2025
Rusia sulmoi infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës.
September 17, 2025
Mijëra palestinezë përpiqen të largohen nga qyteti i Gazës para sulmit izraelit
September 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Imazh kaligrafik i instalacioneve të Petrit Halilaj në Muzeun Metropolitan të Artit në New York
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Imazh kaligrafik i instalacioneve të Petrit Halilaj në Muzeun Metropolitan të Artit në New York
Lajme

Imazh kaligrafik i instalacioneve të Petrit Halilaj në Muzeun Metropolitan të Artit në New York

Kosova Times
Last updated: 2024/05/01 at 8:07 PM
Kosova Times Published May 1, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Ilir MUHARrEMI, kritik i artit

“Çdo fëmijë është artist. Problemi është si të mbesim të tillë pasi të rritemi”, ka thënë Pablo Picasso. E vërteta artistike sidomos rrugëtimi shpirtëror që prek thellësitë e pafajësisë dhe ndjenjave është në fëmijëri.  Pasi rritemi bëhemi arkeolog të ndjenjës artistike fëmijërore. Instalacioni skulpturor i artistit Petrit Halilaj na dërgon te mendimi i kthimit, aty te kapja e ndërgjegjes fëmijërore që gjithmonë është në fluturim, nganjëherë edhe përtej horizontit.

Fëmijët e Ballkanit, në fakt deshëm apo nuk deshëm përcaktimi regjional, kulturor e nacional në këtë globin tonë jeton me kufizime dhe përcaktime, por fëmijëria mbi bazat biologjike është vetëm fëmijëri dhe nuk i takon asnjë regjioni, por shpirtit, imagjinatës, instinktit dhe ndjenjave të lira. Fëmijët tonë nën këtë vepër në kohën e më hershme ishin të kufizuar, vështirë që të rriturit hulumtonin dhe kuptonin parajsën e të vegjëlve, andaj ishte një fëmijëri banale, por plot shpresë, e shoqëruar nga dhuna e cila konsiderohej si normale. Mendohej se frika na bën njerëz. Andaj fëmijëria ballkanike qe e pa shpresë dhe shumë e mjerueshme.

Intalacionet me titull “Abetare” u ekspozuan në Muzeun Metropolitan të Artit në New York. Mbi çatinë e këtij muzeu dallojnë disa degë të zgjatura të krijuara si dredha-dredha, prej çeliku dhe bronzi me ngjyrë të errësuar. Shihet që janë të salduara me kujdes format. Janë tri skulptura: një shtëpi, një merimangë dhe një lule. Nuk janë monumentale, krijohet një vështrim optik ndërmjet hapësirës përtej, afër  nga  këto instalacione.  Mund të shohësh ca zogj që zbarkojnë qetësisht derisa me sqep tërheqin puplat e tyre. Ca re si avuj përtej skulpturave e që ndërlidhen me veprat. Në tërësi vet këto skulptura duken si të ngatërruara, janë shumë shtresore, herë krijojnë imazhin e estetikës sidomos kaltërsisë së qiellit dhe retë që parakalojnë figurativisht mbi këtë kompozicion.  Djallëzinë e spikat te karakteret, shkarravinat, si formësim i kompletuar. Nuk mungon edhe ai vullneti  i hareshëm sepse vet psikologjia e fëmijës posedon harresën. Fëmijët veprojnë gjatë momenteve ndonëse pa ndonjë kronologji reale objektive. Shkarravinat e tyre, dhe jo vetëm shkarravina sepse fëmijët në çastet e monotonisë vizatojnë, krijojnë grafite nëpër banka, gdhendin pjesët e sipërfaqes me portrete, figura, mbishkrime, ndoshta edhe të imponuara nga koha, kultura, imazhet pjesërisht të jashtme.  Halilaj me vëmendje shumë të theksuar mbi këtë kolazh artistik ideo-estetik i referohet bankave që kanë vizatime të ndryshme ndër vite. Aty njeriu sheh histori dhe mendime të ndryshme të gjeneratave. Disa nga këto vizatime janë edhe intalacionet e përmendura të cilat janë gjetur në shkollën fillore  në Runik-Kosovë. Shumica e vizatimeve ishin të vogla ndoshta një centimetër e tash u bën skulptura.

“Bankat kanë parë krejt periudhën jugosllave, segregacionin e viteve ’90, vitet e luftës dhe kishin shpëtuar. Isha i surprizuar të shoh vizatime për UÇK-në, NATO-n, futbollistë, e të tjera vizatime. Nuk e imagjinoja se pas disa vjetësh, disa prej atyre vizatimeve do të ishin këtu në tarracën e Muzeut Metropolitan të Artit.Fëmijët aty kishin shprehur pak nga lira e tyre jashtë programit shkollor e kurrikulës së mësimit”, ka thënë Halilaj.

“Merimanga”, ky instalacion herë duket që ngjallë ndjenjë frike, e herë si një personazh negativ nga filmat vizatimor, e herë alien.  Koka jo rrumbullake sy gjeometrik, gojë të zgjatur sikur një vijë e hollë, shprehë më së miri vizatimin naiv të ndonjë fëmije. Këmbë hollake të zgjatura. Pse fëmijët vizatojnë merimanga? Merimangat e frikshme ju  duken argëtuese. Në këtë skulpturë shihet një zog në formë të Jezu Krishtit. Sakfirica, mundi, kontakti i botës së përtejme me atë “reale”, tregon një hulumtim shkencor dhe shpirtëror. Halilaj zgjeron të menduarit dhe kreativitetin duke krijuar kolazhe me forma çudake dhe ato reale.

Instalacioni i shtëpisë i krijuara me imazhe nga psikologjia e fëmijës. Pse fëmijët vizatojnë shtëpitë? Çfarë kuptimi kanë për ta? Gjërat e para që ata i vizatojnë janë shtëpitë ngaqë këto figura përfaqësojnë mënyrën se si fëmijët e shohin jetën e tyre familjare. Në këtë kontekst, një nga gjërat kryesore që duhet pasur parasysh është numri i dritareve ose mungesa e tyre.

“Lulja”, intalacion shumë tërheqës bashkëpunues me hapësirën. Pse fëmijët i vizatojnë lulet?  Lulet janë objektet më të njohura të vizatuara të dallueshme dhe priren të sugjerojnë se dikush është besnik dhe se miqësia dhe marrëdhëniet kanë rëndësi për ta.

Këto tablo shumështresore, të kuptimta, të thella, plot lojë, ide, koncept si lëmsh i hapur i linjave me imazh kaligrafik ndonëse i errët. Nga poshtë duken si silueta, sikur të jenë të pikturuara në qiell . I ngritin shtigjet e imagjinatës dhe prapë i kthehemi fillimit të tekstit thënies së famshme të Picassos.

Gjithçka aty ndërlidhet me hapësirën, kohën, edhe pse në shikim të parë janë si një lëmsh i fragmentuar.

You Might Also Like

Vdiq Robert Redford, aktori dhe regjisori i madh amerikan

Anëtaret e Pussy Riot dënohen në mungesë me deri në 13 vjet burg

Bardem mbante një keffiye palestineze në Çmimet Emmy: Nuk do të punoj me ata që mbështesin gjenocidin

”Adolescence” dhe Owen Cooper triumfojnë në Emmy Awards

Sean Penn në darkë me Putinin: “Më në fund e kuptova që ai më tradhtoi”

Kosova Times May 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ylli fiton sfidën në Prizren

Kosova Times Kosova Times December 17, 2023
Qeveria e Kosovës fton qytetarët të shmangin udhëtimet nëpër Serbi
Ligji i diskutueshëm lë bosh sallat e Mjekësisë në Shqipëri
Putin nënshkroi një dekret për rekrutim pranveror për shërbimin ushtarak
Eksperti rus për çështjet gjeopolitike parashikon fundin e integrimit evropian të Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?