By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ide për darkë të shpejtë: Rrotull pice i bërë nga brumëra të gatshëm, gati në 15 minuta
May 18, 2025
Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë
May 18, 2025
Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës
May 18, 2025
Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës
May 18, 2025
Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: `Hapet ekspozita `Emil Krebs: Një jetë kushtuar gjuhëve`
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > `Hapet ekspozita `Emil Krebs: Një jetë kushtuar gjuhëve`
Lajme

`Hapet ekspozita `Emil Krebs: Një jetë kushtuar gjuhëve`

Kosova Times
Last updated: 2024/05/02 at 6:14 PM
Kosova Times Published May 2, 2024
Share
SHARE

Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024” që kanë nisur më 29 prill e do të zgjatin deri më 17 maj 2024, që po organizohet nga Ambasada e Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës dhe Luksemburgut, sot në ambientet e Fakultetit Filologjik të Prishtinës u hap ekspozita kushtuar jetës dhe veprës së poliglotit dhe përkthyesit të njohur gjerman Emil Krebs.

Përkthyesi dhe diplomati që ka shërbyer në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë për plot 37 vjet, Emil Krebs, në mënyrë të dëshmuar ka komunikuar në 68 gjuhë të ndryshme, ka përkthyer zyrtarisht në 45 gjuhë dhe gjatë angazhimit të tij ka punuar me më shumë se 100 gjuhë, dialekte dhe varietete gjuhësore.

Në hapje të ekspozitës morën pjesë Christian Böttcher, zëdhënës i Ambasadës Gjermane, zëvendësambasadori Matthias Conrad si dhe profesori i shquar Eckhart Hoffman, biograf i tij.

Zëdhënësi Böttcher ka falënderuar Fakultetin Filologjik dhe studentët e gjermanishtes që ishin të pranishëm në hapje të ekspozitës, ndërsa ka folur me fjalë të zgjedhura me poliglotin Krebs.

Ndërkaq,  zëvendësambasadorit Matthias Conrad theksoi se Krebs konsiderohet si poligloti më i njohur i të gjitha kohërave. “Ai me vetëdije e kishte refuzuar ngritjen në shërbimin diplomatik, gjegjësisht gradimin në konsull për t’iu përkushtuar me vendosmëri pasionit të tij përkthimit”,  theksoi mes tjerash Conrad.

Nga ana e tij profesor, Eckhart Hoffmann, studiues i biografisë së poliglotit Krebs, foli për jetën dhe veprën e Krebs, duke e cilësuar atë “një gjeni autodidakt”, i cili nga viti 1893 deri në vitin 1930 ka punua si përkthyes në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.

“Emil Krebs konsiderohet një fenomen në vetvete dhe do të admirohej për aftësitë e tij të jashtëzakonshme gjuhësore, kurse do të dekorohej madje edhe nga princi prusian dhe e perandori kinez”, tha profesor Eckhart Hoffmann.

“Përveç se ka folur dhe shkruar 68 gjuhë të botës, deri në vdekjen e tij ai ka arritur të mësonte 100 gjuhë kurse në bibliotekën e  tij ka pasur libra në 111 gjuhë botërore. Profesor Eckhart Hoffmann ka rrëfyer se Emil Krebs fliste edhe gjuhën shqipe, përfshirë të dy dialektet e saj në toskërisht dhe gegërisht.

“Për mësimin e shqipes, ai do të shërbehej me fjalorë dhe gramatika nga gjuhë të tjera, si greqisht, italisht por edhe me librat e albanologëve gjermanë Gustav Meyer, Max Lambertz e shumë të tjerë”.

Krebs ka jetuar një kohë të gjatë në Kinë dhe ka njohur të gjitha gjuhë e lindjes së largët.

“Ai ka lënë një bibliotekë të pasur me më shumë se 5000 tituj në më shumë se 111 gjuhë të ndryshme të botës”, theksoi profesor Hoffmann.

Para studentëve të gjermanishtes, ndërkaq një ligjëratë me temën “Mësimi autodidakt i gjuhëve në kapërcyell të shekullit 19-të dhe fillim të shekullit 20-të e ka mbajtur edhe Prof. Dr. habil. Renata Nadobnik nga akademia polake “Jakob-von-Paradies-Akademie in Gorzóë Wielkopolski”.

Ekspozita do të jetë e hapur nga sot deri më 17 maj, kur edhe përmbyllen aktivitetet “Ditët e Gjuhës gjermane”.

You Might Also Like

Sa para merr fituesi i Eurovizionit: Conchita i solli fitoren Austrisë në vitin 2014 dhe mori….

Sot, Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Austria fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria e 8-ta

CNN rendit “Zjerm” të Shqipërisë të parën në Eurovision

Sonte finalja e Eurovizion 2025, drejtpërdrejt në RTK

Kosova Times May 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjykata iraniane e dënon karikaturisten me gjashtë vjet burgim për aktivizëm

Kosova Times Kosova Times June 13, 2024
Arifi: Mund të ketë marrëveshje në paraverën e ardhshme
Ministri Peci në Berlin prezantoi politikat bujqësore në takimin mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Lutfiu: Diskriminimi i Serbisë ndaj komunitetit shqiptar ka arritur kufijtë
Saka: Xhaka është një djalë i mrekullueshëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?