By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo është dieta e çiftit turk : falë saj, Halit humbi 14 kilogramë dhe Berguzar 7 kilogramë
May 19, 2025
36 aksidente për një javë në Ferizaj, 14 konfiskime të patent-shoferëve
May 19, 2025
Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër
May 19, 2025
Snajperistët shqiptarë, medalje të bronztë në garën elitare ndërkombëtare
May 19, 2025
“Odisejada” e talljes së deputetëve edhe sot në seancën e 18…
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuvendi ndërpreu punimet, për vazhdimin e të cilës do të vendosë Kryesia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kuvendi ndërpreu punimet, për vazhdimin e të cilës do të vendosë Kryesia
Lajme

Kuvendi ndërpreu punimet, për vazhdimin e të cilës do të vendosë Kryesia

Kosova Times
Last updated: 2024/05/02 at 8:53 PM
Kosova Times Published May 2, 2024
Share
SHARE

Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e kryesuar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, filloi punimet me shqyrtimin e Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASh.

Në cilësi propozuesit të kësaj pike, deputeti Abelard Tahiri, nga foltorja e Kuvendit tha se një e treta e kësaj qeverie janë nën hetime për afera korruptive, ndërsa shtoi se Kuvendi duhet të mblidhet dhe të diskutojë për datën e zgjedhjeve. Sipas tij, në Kuvendin e Kosovës asnjëherë nuk ka pasur më shumë kërkesa për komisione hetimore.

Kryetarja e GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila, tha se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit ka lëshime dhe pasaktësi. Ajo tha se bazuar në numrin e madh të kallëzimeve penale nuk flitet për ngritje të aktakuzave, sepse nuk ka të tilla. Sipas saj, dy dënimet me emër që janë për ministren dhe zëvendësministren, është fjala për vonim të deklarimit të pasurisë. Deputetja Kusari-Lila potencoi se raporti i DASH-it nuk e bën ndarjen cilësore të akterëve për të cilët AGK-ja tregon që kanë sulmuar gazetarët. Po ashtu ajo tha se raportet në vazhdimësi i referohen dënimeve të ulëta apo dështimeve të gjyqësorit. Për këtë arsye, tha ajo, vettingu duhet të jetë prioritet.

Në emër të GP të PDK-së, Blerta Deliu Kodra, tha se te gjeturat e fundit të raportit të DASh-it dhe të Freedom house tregojnë se narrativa e tyre flet për korrupsion serioz qeveritar, sulme ndaj gazetarëve dhe dhunë në familje. Ajo përmendi edhe çështjen e dy zyrtarëve administrativë të cilët, sipas saj, kishin pasur guxim të raportojnë korrupsionin dhe si pasojë janë suspenduar.

Në emër të GP, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputeti Armend Zemaj tha se qeveria nuk po e lufton korrupsionin dhe se raporti, sipas tij, e rrënoi një propagandë të shumicës të cilët thirreshin në atë se është luftuar korrupsionin. Ai theksoi se raporti tregon katër gjetje kryesore, si: korrupsion serioz qeveritar, probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit, kufizime serioze me lirinë e shprehjes, hapa jo konsistentë për t’i hetuar, ndjekur dhe ndëshkuar zyrtarët.

Kryetari i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, u shpreh se në katër vjet të mandatit, qeveria goditjen e fundit e ka marrë në vitin e fundit. Tahiri tha se raporti i DASH-it thotë që qeveria ka problem serioz me korrupsionin. Sipas tij, një gjetje tjetër lidhet edhe me pavarësinë e gjyqësorit.

Duke marrë fjalën në seancë, ministri i Financave, Hekuran Murati, tërhoqi një paralele me të kaluarën, duke potencuar se në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023 fjala korrupsion përmendet 12 herë, ndërsa në vitin 2019 është përmendur 24 herë. Ai shtoi se nëse futemi në cilësi dhe analizojmë fjalitë e shohim që në disa raste edhe raportuesi ka rënë pre e dezinformatave të mediave e OJQ-ve. I pari i Ministrisë së Financave shtoi se është ndaluar hajnia, fëmijët dhe lehonat marrin shtesa, ka rritje të buxhetit për ushtri, ndërsa shtoi se këtë 12-herëshi i fjalës korrupsion, sipas tij, do të vendoset në zero.

“Në vitin 2023 fjala korrupsion në raportin e DASh-it përmendet 12 herë. Në vitin 2019 ka qenë 24 herë e përmendur. Sipas raportit të DASh-it në suaza kuantitative ka përgjysmim së paku. Dhe ne e mirëpresim këtë vlerësim që së paku ka përgjysmim të korrupsionit”, tha ministri Murati.

Më pas fjalën e mori edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se si qeveri janë duke bërë mjaftueshëm për ta luftuar krimin e korrupsionin, por sipas saj, kjo nuk mjafton. Ministrja Haxhiu deklaroi se duhet të punojnë edhe institucionet e drejtësisë në këtë drejtim.

“Ju kemi njoftuar edhe më herët, se janë mbi 200 lëndë të cilat Qeveria Kurti i ka dërguar qoftë në polici apo në prokurori. Në momentin që e kemi pranuar detyrën si ministra, e kemi pasur për obligim që gjetjet që janë nëpër institucione t’i adresojmë në polici apo në prokurori. Për asnjërën prej këtyre rasteve, të paktën sa unë jam në dijeni, e unë flas me përgjegjësi të plotë për raste që i ka dërguar Ministria e Drejtësisë, nuk ka aktakuzë për personat që ne i kemi kallëzuar”, tha ministrja Haxhiu.

Debati vijoi me diskutime të shumta të deputetëve nga radhët e pozitës dhe opozitës, të cilët në varësi të përcaktimeve politike paraqitën pikëpamjet e tyre lidhur me këtë pikë të rendit të ditës.

Në emër të propozuesit, deputeti Bekim Haxhiu (PDK) paraqiti një projektrezolutë, e cila në mungesë të kuorumit nuk u arrit të hidhej në votim. Me këtë rast Kuvendi ndërpreu punimet për sot, për vazhdimin e të cilës do të vendosë Kryesia e Kuvendit.

You Might Also Like

36 aksidente për një javë në Ferizaj, 14 konfiskime të patent-shoferëve

Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër

Snajperistët shqiptarë, medalje të bronztë në garën elitare ndërkombëtare

Krasniqi: VV e painteresuar pë zhbllokim, jemi shtet në gjendje emergjente

Protestojnë punëtorët e `Pastrimit` para komunës së Prishtinës

Kosova Times May 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

25-vjetori i Policisë, Tahiri i falenderon për shërbimin dhe sakrificën

Kosova Times Kosova Times September 6, 2024
Sekuestrohen mbi 900 pako me ‘plazma’, serbi hyri ilegalisht në Kosovë
Zhegrova merr çmimin “Fadil Vokrri” për vitin 2024
Macron: Vendi i Kosovës do të jetë brenda Bashkimit Evropian
Trupi i Faton Hajrizit ende nuk i është dorëzuar familjes, Artani ka një njoftim të rëndësishëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?