By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës
December 13, 2025
Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë
December 13, 2025
KOK: Përmbyllen takimet koordinuese për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030
December 13, 2025
Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani
December 13, 2025
PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trajtimi me prioritet i rasteve të dhunës në familje temë e diskutimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Trajtimi me prioritet i rasteve të dhunës në familje temë e diskutimit
Lajme

Trajtimi me prioritet i rasteve të dhunës në familje temë e diskutimit

Kosova Times
Last updated: 2024/05/02 at 4:37 PM
Kosova Times Published May 2, 2024
Share
SHARE

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka marrë pjesë në takimin e ftuar nga prokurorja e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, znj. Sevdije Morina, njëkohësisht koordinatore për rastet e dhunës në familje, së bashku me prokurorët-koordinatorë për rastet e dhunës në familje nga të gjitha prokuroritë themelore në vend.

Në këtë takim u diskutua për sfidat me të cilat ballafaqohen prokurorët në punën përditshme lidhur më trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe nevojën për të bërë tejkalimin e këtyre sfidave.

Pas diskutimeve të përbashkëta, e me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kryerjes së këtyre veprave penale u nxorën edhe konkluzionet që prokurorët e shtetit, në secilin rast ku ka bazë ligjore, të kërkojnë caktimin e paraburgimit për rastet e dhunës në familje dhe armëmbajtjeve pa leje, si dhe të zbatojnë në mënyrë strikte udhëzuesin për politikë ndëshkimore.

Po ashtu konkluzion edhe i këtij takimi ishte që me qëllim të krijimit të kushteve për realizim të mandatit të Prokurorit të Shtetit për hetimin e këtyre veprave penale tu adresohen kërkesat institucioneve tjera për: shtimin e mjeteve buxhetore sa i përket shtimit të numrit të mbrojtësve të viktimave; shtimin e strehimoreve për vendosjen e viktimave, rritjen e kapaciteteve në Agjencinë për Forenzikë të Kosovës, si dhe shtimin e kapaciteteve në Institutin për Forenzikë Psikiatrike.

Në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe nëpër të gjitha Prokuroritë Themelore, për rastet e dhunës në familje, janë të caktuar koordinatorë nga radhët e prokurorëve, të cilët merren ekskluzivisht me këto raste dhe të cilët vazhdojnë me përkushtim dhe me urgjencë të trajtojnë të gjitha rastet që ndërlidhen me veprat penale kundër dhunës në familje. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës

Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë

KOK: Përmbyllen takimet koordinuese për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani

PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe

Kosova Times May 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Moti me diell, maksimalja sot deri në 33 gradë

Kosova Times Kosova Times August 24, 2024
Një zjarr shpërtheu në një rafineri në Kremenchug pas një sulmi nga dronët rusë
Një avion privat rus që fluturonte për në Moskë është rrëzuar në Afganistan
BE vendosi sanksione ndaj “Institutit të Rusisë jashtë vendit” dhe 4 strukturave të tjera
Po numëron ditët te United, tri klube të njohura në garë për Pellistri-n
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?