By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 17 dhjetor 2025
December 17, 2025
Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit
December 16, 2025
Bislimi: Komisioni Evropian ka vendosur për heqjen e shumicës së masave
December 16, 2025
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vdekja e dy të moshuarve në Gjirokastër, vijojnë hetimet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vdekja e dy të moshuarve në Gjirokastër, vijojnë hetimet
Rajon / Botë

Vdekja e dy të moshuarve në Gjirokastër, vijojnë hetimet

Kosova Times
Last updated: 2024/05/02 at 8:48 PM
Kosova Times Published May 2, 2024
Share
SHARE

Policia e Gjirokastrës po heton vdekjen e dy të moshuarve Kleoniqi Ilia, 88 vjeç dhe Kosta Ilia, 84 vjeç të cilët u gjetën të pajetë të enjten në banesën e tyre në fshatin Bodrishtë të Dropullit, me shenja dhune.

Policia tha se dyshohet se shenjat e dhunës janë shkaktuar në trupin e dy viktimave nga mjete të forta rrethanore.

Burime nga grupi hetimor pohuan se po hetohet si njëra nga pistat e krimit konflikti mes dy të moshuarve, që mund të ketë çuar në humbjen e jetës së tyre, ndërsa një pistë tjetër është edhe vrasja nga persona të tjerë.

Policia e Gjirokastrës shoqëroi gjatë ditës tre banorë të fshatit Bodrishtë dhe një bari në këtë zonë, në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin.

Policia tha se nga hetimet paraprake në vendin e ngjarjes, nuk janë gjetur thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk ka pasur lëvizje të orendive.

Ngjarja u zbulua nga fqinjët e dy të moshuarve të cilët morën një telefonatë nga Greqia të motrës së Kleoniqit, e cila tha se nuk kishte mundur të komunikonte prej mbrëmjes së një dite më parë.

Sipas dëshmive të fqinjëve mëngjesin e së enjtes ata i kanë gjetur dy të moshuarit të pajetë, Kostën, në pragun e shtëpisë me plagë në kokë, ndërsa në dhomën e gjumit është gjetur Kleoniqi, me shenja dhune në trup.

Sipas banorëve të moshuarit nuk kishin fëmijë dhe jetonin prej vitesh në Bodrishtë, rreth 30 km larg nga Gjirokastra, afër kufirit me Greqinë.

Shumë zona në Jug të Shqipërisë banohen vetëm nga të moshuar, pasi fëmijët e tyre kanë emigruar jashtë vendit dhe krimi i rëndë ka ngjallur reagime të forta në opinion.

You Might Also Like

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Burri (36) vret gruan (30) në Gjermani, plagoset edhe vetë

Miliarderët kinezë përdorin nënat zëvendësuese amerikane për të krijuar ‘mega-familje’

Anëtarët e Rusisë së Bashkuar u kapën duke u marrë me turizëm lindjeje në Kili

Kosova Times May 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kosova shënon Ditën e Çlirimit

Kosova Times Kosova Times June 12, 2025
Bullgaria kërkon 400 milionë euro nga Gazprom për ndalimin e furnizimit me gaz
Werder Bremen e kërkon Albion Rrahmanin
OJQ-të nisin “Javën Kundër Korrupsionit 2025” me grevë njëditore
Burri e sperkat me lende djegese gruan në tramvaj dhe i vuri flakën, ajo është dërguar me urgjencë në spital me helikopter
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?