By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Idrizi betohet si kryetar i Vushtrrisë, premton transparencë dhe zhvillim
December 12, 2025
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës A.B|RTKLive
December 12, 2025
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amerikan
December 12, 2025
Osmani uron Kenian: Nderojmë arritjet e guximin tuaj
December 12, 2025
Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan në Prishtinë
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hapet Festivali folklorik “Hasi Jehon 2024”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Hapet Festivali folklorik “Hasi Jehon 2024”
Lajme

Hapet Festivali folklorik “Hasi Jehon 2024”

Kosova Times
Last updated: 2024/05/03 at 9:34 AM
Kosova Times Published May 3, 2024
Share
SHARE

Mbrëmë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, qëndroi në Gjonaj të Hasit, në hapjen e edicionit të 35-të të Festivalit folklorik “Hasi Jehon 2024”, i cili mbahet në datat 2, 3 dhe 4 në Kodrën e Pajtimit, të fshatit Gjonaj.

Në hapjen solemne të këtij festivali, kryeministri Kurti në fjalën e tij hapëse u shpreh se “Hasi Jehon” ka sfiduar vështirësitë dhe është forcuar nga aspekti i cilësisë, duke bërë kështu që ta marrë  epitetin e një prej festivaleve më të rëndësishme të folklorit burimor të trojeve ku jetojnë shqiptarët.

“Për disa dekada ‘Hasi Jehon’ ishte vendtakim kulturor e artistik i shoqërive tona kulturore e artistike” tha kryeministri Kurti.

Teksa foli për ngritjen e kapaciteteve për mbështetjet financiare nga ana e Qeverisë së Kosovës, dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ai premtoi përkrahje në mënyrë të vazhdueshme për ansamblet, projektet e veçanta, studimet, botimet e aktivitetet e ndryshme në të gjithë Kosovën, në nivelin qendror dhe atë lokal.

Këtë vit Festivali folklorik “Hasi Jehon”, feston 35-vjetorin e jetës së tij artistike, dhe si çdo vit tjetër edhe këtë vit vazhdon fuqishëm të sjell program cilësor, të zgjedhur me profesionalizëm dhe të prezantuar me mjaft kujdes nga bartësit tanë të folklorit. Prandaj, siç tha kryeministri festivalin “Hasi Jehon” e shohim si aktivitet kulturor të pandalshëm dhe të pandashëm me trashëgiminë tonë kulturore.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti, potencoi se tradita, profesionalizmi, publiku, bashkëpunimi i sinqertë, serioziteti i vazhdueshëm kanë bërë që ky festival të jetë nën mbrojtje dhe përkrahje të shtetit të Kosovës.

Ai shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij të përzemërta për organizimin, aktivitetet, angazhimin dhe punën e palodhshme të gjithë organizatorëve të festivalit, ndërsa i uroi suksese të gjithë  pjesëmarrësve që marrin pjesë me shfaqjet e tyre  në festival, e të pranishmëve shikim e përjetim të këndshëm gjatë tre netëve sa zgjatë  festivali.

Me këtë rast ai bëri thirrje që në këto tre net  të vijnë dhe ta vizitojnë Hasin dhe ta përcjellin festivalin sepse në këtë mënyrë e përcjellin trashëgiminë kulturore gjithandej, pasi që siç e cilësoi edhe kryeministri treva e Hasit është zemra e shqiptarisë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” shfaqet në Ferizaj dhe Prishtinë

UNESCO njeh zyrtarisht lahutën shqiptare

Kori i Filharmonisë së Kosovës në programin “Arti në shkolla”

Pensionohet ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri

Hapet ekspozita `Dhomat e Vizatimit` me 87 vepra nga 24 artistë shqiptarë

Kosova Times May 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Pasiguri e panik pas vrasjes së 14-vjeçares në Shkup

Kosova Times Kosova Times December 5, 2023
13 raste të vjedhjeve dhe 9 të dhunës në familje për një javë në
AGK sfidon Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media në Gjykatën Kushtetuese: Një rast historik për lirinë e shtypit
Pas rastit të parë të importuar, IKSHP del me rekomandime për mbrojtje nga virusi MPOX
Kurti pas takimit me diplomatët: Çështje urgjente për Kosovë është siguria
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?