By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit
August 9, 2025
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA, 175 mijë vende të reja pune gjatë muajit prill
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > ShBA, 175 mijë vende të reja pune gjatë muajit prill
Financa

ShBA, 175 mijë vende të reja pune gjatë muajit prill

Kosova Times
Last updated: 2024/05/03 at 10:13 PM
Kosova Times Published May 3, 2024
Share
SHARE

Kompanitë amerikane ulën ritmin e punësimit gjatë muajit prill, por megjithatë në Shtetet e Bashkuara u hapën 175,000 vende të reja pune. Ky është një tregues se normat e larta të interesit mund të kenë filluar të ngadalësojnë tregun e punës në Shtetet e Bashkuara.

Raporti i qeverisë amerikane të premten tregon për një rënie të ndjeshme të hapjes së vendeve të reja të punës krahasuar me shifrat e larta të muajit mars, me 315,000 vende të reja pune. Ekonomistët kishin parashikuar se në muajin prill do të hapeshin 233,000 vende të reja pune.

Sidoqoftë, ulja e ritmit të punësimit së bashku me ngadalësimin e rritjes së pagave muajin e kaluar mund të shihet si shenjë pozitive nga Banka Qendrore, e cila i ka mbajtur normat e interesit në shkallën më të lartë gjatë 20 viteve të fundit, me synimin për të luftuar vazhdimin e inflacionit të lartë.

Paga për një orë punë u rrit 0.2% krahasuar me muajin mars, shkalla më e ulët e rritjes vjetore që nga qershori i vitit 2021.

Banka Qendrore ka lënë të kuptohet se nuk ka plane për të ulur normat e interesit derisa të formohet një besim më i plotë për ngadalësimin e inflacionit drejt objektivit të caktuar. Ulja normës së interesit do të çonte në zvogëlimin e kostos së huamarrjes për konsumatorët për të blerë shtëpi, makina etj. Po ashtu do të përfitonte edhe biznesi. Raporti për zbutjen e punësimit ndikoi pozitivisht edhe tek tregu i aksioneve të premten, me shpresën për një ulje të normave të interesit gjatë muajve të ardhshëm. Shkalla e papunësisë u rrit në 3.9%, muaji i 27 radhazi që nuk e ka kaluar masën 4%.

Ekonomia do të luajë një rol vendimtar në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Pavarësisht fuqisë së tregut të punës, amerikanët vazhdojnë të jenë të pakënaqur për shkak të çmimeve të larta. Shumë prej tyre fajësojnë politikat ekonomike të Presidentit Biden.

You Might Also Like

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

Kosova Times May 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mijëra sllovakë protestuan kundër afrimit të kryeministrit Fico me Rusinë

Kosova Times Kosova Times January 10, 2025
Punët në Ibër-Lepenc, Rizvanolli: Mund të ketë reduktime të ujit
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Ndahet nga jeta gazetarja e Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi
10 persona humbën jetën në një zjarr në një resort turk, më shumë se 200 persona ndihmuan në operacionin e shpëtimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?