By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Zagreb
January 31, 2026
Peja mposht bindshëm Rahovecin
January 31, 2026
LDK-ja del me deklaratë politike pas Kuvendit të sotëm
January 31, 2026
Qig kofte – një delikatesë turke rruge që po pushton botën
January 31, 2026
Cyrihu shpallet qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2026
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të drejtat diskriminuese të punëtorëve!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Të drejtat diskriminuese të punëtorëve!
Opinion

Të drejtat diskriminuese të punëtorëve!

Kosova Times
Last updated: 2024/05/03 at 8:33 AM
Kosova Times Published May 3, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Diskriminimi që ju bëhet punëtorëve në sektorin privat në Kosovë nuk ndodhë as në vendet më të prapambetura në botë. Punëtorët e sektorit privat si leva kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit, përveçse nuk gëzojnë sigurime shëndetësore, nuk ju paguhet pushimi mjekësorë dhe as lëndimi në vendin e punës. Të vetmin privilegj e kanë 20 ditshin e pushimit mjekësorë pa pagesë për ta ruajtur vendin e punës.

1 Maji e dëshmojë gjendjen alarmante te cenimit të drejtave të punëtorëve

Pas 20 ditëve, i shëndoshë apo i sëmurë, punëtori duhet të kthehet në vendin e punës, në të kundërtën e rrezikon humbjen e vendit të punës pa asnjë kompensim material pavarësisht sëmundjes apo dëmit të pësuar në vendin e punës!

Ky është shteti “demokratik” të cilin çdo ditë po e proklamojnë pushtetarët aktualë dhe jo vetëm. Pasi, janë edhe ish pushtetarët (opozitarët aktualë) të cilët krekosen që kanë ndërtuar shtet ligjor dhe demokratik në qeverisjen e tyre 20 vjeçare!

Shtrohet pyetja, vallë në cilin shtet demokratik të rajonit punëtorëve nuk ju paguhet pushimi mjekësorë dhe ai vjetor?

Askund tjetër përveç në Kosovë!

Askund tjetër sikurse në Kosovë nuk ka humbje të jetëve të punëtorëve në vendet e punës!

Askund tjetër përpos në Kosovë, Policia e Shtetit nuk gëzojnë sigurime shëndetësore dhe as kompensim material për rrezikshmëri të lartë në vendin e punës! Të njëjtin tretman e kanë edhe pjesëtarët e FSK-së!

Mirëpo paradoksalisht, të gjitha privilegjet nga shteti i gëzojnë njerëzit e veshur me petkun e pushtetit në të dyja nivelet e qeverisjes dhe deputetët.

Asnjë qeveri, me përjashtim të ‘Qeverisë Kurti1’ nuk e ka përfunduar mandatin politik para afatit ligjor që ua garanton deputetëve privilegjet e përjetshme!

A e dini pse?

Sepse, deputetët dhe qeveritarët në pushtet mendojnë vetëm për interesin e tyre e jo të qytetarëve.

Nuk mjafton ndërrimi i pushtetit për ndryshimin e mentalitetit qeverisës

Pa amendamentimin e ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë kalimin nga sistemi aktual (korruptiv) i qeverisjes në ‘Sistemin Presidencial’, asnjëherë proceset zgjedhore nuk do

sjellin ndryshime përmbajtësore dhe substancial në vendin tonë.

Sistemi korruptiv parlamentar i qeverisjes së vendit është treguar tepër negativ për këto 25 vjet. Dhe nëse vazhdohet edhe për 25 vjetet e ardhshme kështu, do ta kemi të njëjtën situatë, përseritje dhe riciklim të pushtetit nga njëra bandë kusarësh politik tek tjetra!

Edhe përkundër ndërrimit të akterëve në krye të qeverisjes qendrore, do të vazhdojë bashkëpunimi në sistemin korruptiv në qeverisjen lokale dhe anasjelltas, ku si gjithnjë “ujqit e vjetër” e ndajnë tallin mes tyre përmes aferave korruptive!

Qeveria aktuale e Albin Kurtit erdhi në pushtet nën moton për luftimin e korrupsionit, kurse ajo tani po e bën të kundërtën duke i mbrojtur të korruptuarit në qeveri dhe duke i luftuar njerëzit që e luftojnë korrupsionin (gjyqtarët dhe prokurorët, policinë hetimore dhe gazetarët)! Këtë konstatim e dëshmon edhe raporti i DASh-it për gjendjen alarmante korruptive në qeverinë e Kosovës.

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Kosova Times May 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: Vrasja e sotme e gruas në Pejë është femicid

Kosova Times Kosova Times April 16, 2024
BIK-u njofton se është nisur grupi i tretë për ta kryer haxhin
Kryeministrat e Holandës dhe Lukesmburgut, vizitë në Kosovë
Haradinaj premton ulje të çmimit të energjisë e investime në gazsjellës
Kosova dhe Holanda do të bashkëpunojnë në fushën ushtarake
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?