By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 maj
May 14, 2025
Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Rama: Shndrit, shndrit
May 13, 2025
`Zjerm në Eurovision`, Kurti fton shqiptarët të votojnë
May 13, 2025
Rama dhe qeverisja e katert e tij,ne raport me Kosoven ?!
May 13, 2025
Kancelari gjermane nuk përjashton sanksione të reja të ashpra kundër Rusisë
May 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli informon ShBA-në për planin e evakuimit të civilëve nga Rafahu
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli informon ShBA-në për planin e evakuimit të civilëve nga Rafahu
Rajon / Botë

Izraeli informon ShBA-në për planin e evakuimit të civilëve nga Rafahu

Kosova Times
Last updated: 2024/05/04 at 9:30 AM
Kosova Times Published May 4, 2024
Share
SHARE

Gjatë kësaj jave, Izraeli ka informuar zyrtarët e administratës të presidentit amerikan, Joe Biden, lidhur me planin për evakuimin e civilëve palestinezë, para se shteti të lëvizë përpara me një operacion të mundshëm në qytetin jugor të Gazës, Rafah, thanë zyrtarët amerikanë që kanë njohuri për këto bisedime.

Izraeli synon të kryejë operacion në Rafah me qëllim që të shtypë Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Zyrtarët, që sipas Associated Press nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për këto bisedime të ndjeshme, thanë se plani i detajuar nga izraelitët nuk ka ndryshuar qëndrimin e administratës amerikane që një ofensivë në Rafah do të rrezikonte shumë jetë të civilëve të pafajshëm palestinezë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do të kryejë operacion ushtarak në Rafah, pavarësisht paralajmërimeve nga presidenti Biden dhe zyrtarë të tjerë perëndimorë se një veprim i tillë do të rezultonte në vdekjen e më shumë civilëve dhe do të përkeqësonte situatën tashmë të rëndë humanitare.

Administrata Biden ka thënë se do të ketë pasoja për Izraelin nëse kryen operacion pa një plan të besueshëm për mbrojtjen e civilëve.

“Në mungesë të një plani të tillë, ne nuk mund të mbështesim një operacion të madh ushtarak në Rafah sepse dëmi do të ishte përtej të pranueshmes”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, të premten mbrëma gjatë Forumit Sedona, një ngjarje e organizuar në Arizona nga Instituti McCain.

Afër 1.5 milion palestinezë janë strehuar në Rafah për shkak të luftës që nisi më 7 tetor kur radikalët e Hamasit sulmuan Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Agjencia për ndihmë e Kombeve të Bashkuara tha më 3 maj se qindra mijëra persona “do të ishin në rrezik që të vriteshin” nëse Izraeli do të sulmonte Rafahun. Ky qytet, që gjendet në kufi me Egjiptin, është po ashtu pika prej ku futet ndihma humanitare për palestinezët e zhvendosur nga lufta.

Zyrtarët shtuan se plani i evakuimit për të cilin izraelitët e njoftuan SHBA-në nuk është finalizuar, duke theksuar se të dyja palët u pajtuan që të vazhdonin diskutimet për këtë çështje.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, u tha gazetarëve të premten se nuk ka një plan “gjithëpërfshirës” për një operacion të mundshëm në Rafah të cilin izraelitët ia kanë prezantuar Shtëpisë së bardhë. Operacioni, megjithatë, është diskutuar gjatë telefonatave të realizuara së fundi mes Bidenit dhe Netanyahut, por edhe gjatë takimeve virtuale mes zyrtarëve të lartë izraelitë dhe zyrtarëve amerikanë për siguri kombëtare.

“Ne duam të sigurohemi që bisedimet të vazhdojnë sepse është e rëndësishme që të mbrohet jeta e këtyre palestinezëve, jeta e të pafajshmëve”, tha Jean-Pierre.

Njoftimi për synimin e Izraelit që të lëvizë përpara me operacionin në Rafah ndodhi në kohën kur drejtori i CIA-s, William Burns, më 3 maj shkoi në Egjipt, ku negociatorët po synojnë të arrijnë një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.

Hamasi është duke e shqyrtuar propozimin e fundit të armëpushimit dhe lirimit të pengjeve që është prezantuar nga ndërmjetësit nga ShBA-ja, Egjipti dhe Katari. Ndërmjetësit po synojnë që të shmangin një operacion ushtarak në Rafah.

You Might Also Like

Kancelari gjermane nuk përjashton sanksione të reja të ashpra kundër Rusisë

Sirianët në të gjithë vendin festojnë pasi Trump heq të gjitha sanksionet

Kandidati për kryetar bashkie në Meksikë qëllohet për vdekje, të gjitha filmohen drejtpërdrejt

Lituania vendos sanksione ndaj Dodikut

I dërguari i Trump, Kellogg, dha detaje mbi vendosjen e paqeruajtësve në Ukrainë

Kosova Times May 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky vlerësoi humbjet e Forcave të Armatosura të Ukrainës në 45 mijë të vrarë dhe 390 mijë të plagosur

Kosova Times Kosova Times February 5, 2025
U mbajt manifestimi letrar “Festivali i poezisë Guri i Plakës”
Sveçla: Dhuna ndaj policëve nuk do të tolerohet
Hyseni – Kurtit e Osmanit: Po shkatërroni çdo gjë, këndelluni
Rëndësia e anëtarësimit në Këshillin e Evropës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?