By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri gjeorgjian mbron projektligjin për “agjentët e huaj”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kryeministri gjeorgjian mbron projektligjin për “agjentët e huaj”
Rajon / Botë

Kryeministri gjeorgjian mbron projektligjin për “agjentët e huaj”

Kosova Times
Last updated: 2024/05/04 at 11:30 AM
Kosova Times Published May 4, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, ka vazhduar të mbrojë legjislacionin për “agjentët e huaj”, që ka nxitur protesta masive në Tbilisi, duke thënë se ky ligj është i nevojshëm për të arritur “depolarizimin”, në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian.

Kobakhidze, gjatë një bisede të zhvilluar më 3 maj me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se ai shprehu zhgënjimin e tij që partnerët e Gjeorgjisë “po hezitojnë të angazhohen në diskutime substanciale” për legjislacionin dhe se “ne ende nuk kemi dëgjuar kundërargumente për legjislacionin e propozuar”.

Draft-ligji, i cili kërkon që organizatat e shoqërisë civile dhe mediat të raportojnë për financimet nga jashtë dhe të jenë subjekt i mbikëqyrjes qeveritare, ka nxitur protesta masive në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi.

Më 3 maj, tensionet ishin të larta në Tbilisi pas përleshjes mes protestuesve dhe policisë, e cila ka përdorur forcën kundër demonstruesve, përfshirë edhe plumba gome në përpjekje për të shtypur protestat.

Kobakhidze shkroi në X, që më herët njihej si Twitter, se legjislacioni i propozuar “synon vetëm të promovojë transparencën dhe llogaridhënien e organizatave të rëndësishme karshi shoqërisë gjeorgjiane”.

Ai po ashtu përsëriti pretendimet se “organizatat që financohen nga jashtë janë përfshirë në mënyrë aktive në dy përpjekjet për revolucion në Gjeorgji në mes të viteve 2020 dhe 2023”.

Në një postim të mëhershëm më 3 maj, Kobakhidze kritikoi Shtetet e Bashkuara, një prej mbështetëseve më të mëdha të Gjeorgjisë, për “deklarata të rreme” lidhur me legjislacionin.

Kobakhidze po ashtu ka akuzuar ish-ambasadoren amerikane në Gjeorgji, Kelly Degnan, që ka mbajtur këtë post nga viti 2020 deri më 2023, si dhe organizatat joqeveritare të financuara nga jashtë, për mbështetje të supozuar të dy përpjekjeve për revolucion.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.

Ndërkaq, Michel shkroi në X se në bisedën telefonike me Kobakhidze ai ka përsëritur se BE-ja “mbështet plotësisht të gjithë gjeorgjianët të cilët e vendosin si prioritet të parë të ardhmen evropiane të shtetit”.

Gjeorgjia është shtet kandidat për anëtarësim në BE dhe po ashtu synon të anëtarësohet në aleancën ushtarake të NATO-s.

Këshilltari i lartë në DASh, Derek Chollet, i cili i ka bërë thirrje Khobakhidzes që të tërheqë projektligjin për “agjentët e huaj”, tha më 3 maj se Gjeorgjia ka arritur në pikën kur po rrezikohen aspiratat e saj euroatlantike.

“Ka ende hapësirë që të kthehet në rrugën që populli gjeorgjian dëshiron dhe meriton”, shkroi ai në X.

Një valë zemërimi ka mbërthyer mbarë Gjeorgjinë, që kur partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, rivendosi të sillte sërish një version paksa të modifikuar të legjislacionit për “agjentë të huaj”. Një vit më parë, për shkak të protestave të mëdha, një projektligj i tillë u tërhoq nga autoritetet.

Më 1 maj, draft-ligji kaloi në lexim të dytë – nga gjithsej tre – në Parlamentin gjeorgjian. Që atëherë, dhjetëra mijëra persona kanë protestuar në Tbilisi. Autoritetet kanë arrestuar dhjetëra prej tyre dhe është raportuar për lëndime në mesin e demonstruesve.

Tensionet po vazhdojnë të jenë të larta edhe mëngjesin e 4 majit dhe rrugët kryesore të Tbilisit janë mbyllur, teksa disa protestues ende po qëndrojnë në rrugë.

Legjislacioni i prezantuar është i ngjashëm me ligjin në Rusi që përdoret për të heshtur disidencën dhe mediat e pavarura.

Projektligji pritet të votohet në lexim të tretë më 17 maj.

Presidenti gjeorgjian, Salome Zurabishvili, ka distancuar veten nga politikat e partisë në pushtet, dhe ka premtuar se do të vendosë veto pasi ligji të miratohet zyrtarisht. Megjithatë, Zurabishvili ka thënë se Ëndrra Gjeorgjiane ka vota të mjaftueshme që të zhbëjë veton e tij.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

Kosova Times May 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Helmi ne Kapustin

Kosova Times Kosova Times February 21, 2024
35 trupa jane gjetur pas shembjes së pusit në tempull në Indi
Çfarë duhet të dini për Haxhin e këtij viti: Temperatura të larta, ndalim hyrjeje për fëmijë dhe kufizime për “përsëritësit”
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve përfundoi për këtë javë, rinis më 25 nëntor
Ajo fjeti me 620 burra në 8 orë! Ajo u ndal vetëm për shkak të lodhjes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?