By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Shengeni Ushtarak”: Evropa planifikon një mekanizëm për vendosjen e shpejtë të trupave
November 19, 2025
Perandoria e naftës e Lukoil do të ndahet midis sheikëve arabë dhe gjigantëve amerikanë të energjisë
November 19, 2025
Numri i të vdekurve nga sulmi rus në Ternopil është rritur në 25
November 19, 2025
Kontraktori ushtarak rus i dehur vrau dy nxënëse shkolle ndërsa ngiste makinën
November 19, 2025
Një nga fotot “më të shtrenjta” u bë në darkën e Trump
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykatësi gjobit sërish ish-presidentin Trump, e paralajmëron për dënim me burg
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjykatësi gjobit sërish ish-presidentin Trump, e paralajmëron për dënim me burg
Rajon / Botë

Gjykatësi gjobit sërish ish-presidentin Trump, e paralajmëron për dënim me burg

Kosova Times
Last updated: 2024/05/06 at 5:23 PM
Kosova Times Published May 6, 2024
Share
SHARE

Gjykatësi i çështjes penale ndaj ish-presidentit Donald Trump e gjobiti sërish atë për shkelje të urdhrit të gjykatës që e ndalon atë të flasë kundër dëshmitarëve apo punonjësve të gjykatës. Kjo është hera e 10-të që zoti Trump ndëshkohet për shkelje të urdhrit.

Gjykatësi Juan Merchan tha se gjobat prej 1000 dollarësh, për çdo shkelje, që ai ka vendosur deri më tani, nuk duket se po e pengojnë zotin Trump ta shkelë urdhrin. Ai tha se nëse do të ishte e nevojshme do të vendoste një dënim me burg, gjë që deri tani sikurse tha ishte përpjekur ta shmangte me çdo kusht.

Gjykatësi shtoi se shkeljet e “vazhdueshme e të qëllimshme” nga ana e zotit Trump përbënin një “sulm të drejtpërdrejtë ndaj sundimit të ligjit”.

“Nuk dua të vendos ndonjë masë me burg dhe kam bërë gjithçka që mundem për të mos e bërë këtë. Por do ta bëj nëse do të jetë e nevojshme”, tha zoti Merchan.

Donald Trump akuzohet për falsifikim të të dhënave të biznesit me synimin për të mbajtur të fshehur një pagesë prej 130,000 dollarësh bërë ish-yllit të filmave pornografikë Stormy Daniels. Kjo e fundit pretendon se ka pasur marrëdhënie seksuale me zotin Trump, gjë që ish-presidenti e ka hedhur poshtë. Akuza thotë se pagesat bërë zonjës Daniels ishin pjesë e një skeme për të ndikuar zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Gjatë procesit gjyqësor që hyri sot në ditën e 12-të të tij, ka dëshmuar një ish-ndihmëse e lartë e zotit Trump, Hope Hicks dhe David Pecker, ish-botues i një tabloidi të njohur, që sipas prokurorëve ishte pjesë e skemës për të bllokuar publikimin e historive negative për zotin Trump që mund t’i dëmtonin atij shanset për t’u zgjedhur.

Zoti Trump është deklaruar i pafajshëm dhe mohon të ketë pasur marrëdhënie seksuale me zonjën Daniels.

Po kështu ish-Presidenti është ankuar shpesh se gjyqi penal e ka mbajtur atë larg fushatës presidenciale ku ai është kandidati i pritshëm republikan.

Gjatë fundjavës, ai organizoi në Florida një mori takimesh që lidheshin me një përzgjedhje të mundshme të kandidatit republikan për nënpresident.

Padia penale e Nju Jorkut shihet gjerësisht me më pak peshë krahasuar me tre padi penale me të cilat përballet zoti Trump.

Në dy raste ai akuzohet për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 si dhe për mbajtje të paautorizuar dhe të qëllimtë të dokumenteve sekrete.

Zoti Trump ka deklaruar se është i pafajshëm për të tria çështjet.

Gjyqi i Nju Jorkut është e vetmja çështje për të cilën pritet të ketë një vendim përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

Është e paqartë se kush do të dëshmojë të hënën. Prokurorët e kanë mbajtur të fshehtë listën e dëshmitarëve që do të thërrasin për shkak të shqetësimeve se zoti Trump mund të përpiqet të ndikojë tek ata që akuza i sheh si personat kyç të procesit.

You Might Also Like

“Shengeni Ushtarak”: Evropa planifikon një mekanizëm për vendosjen e shpejtë të trupave

Perandoria e naftës e Lukoil do të ndahet midis sheikëve arabë dhe gjigantëve amerikanë të energjisë

Numri i të vdekurve nga sulmi rus në Ternopil është rritur në 25

Kontraktori ushtarak rus i dehur vrau dy nxënëse shkolle ndërsa ngiste makinën

Një nga fotot “më të shtrenjta” u bë në darkën e Trump

Kosova Times May 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia kërkon ndihmë për kapjen e 3 të dyshuarve për kultivim të hashashit

Kosova Times Kosova Times September 24, 2024
Kurti: Para Krishtlindjeve do të aplikojmë për anëtarësim në BE
Horoskopi ditor për 20 korrik 2025
Trupat e një nëne dhe një vajze janë gjetur në Medjimurje
Rritja e çmimeve për pushimet në Turqi për rusët arriti në 70%
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?