By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’
January 22, 2026
‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë
January 22, 2026
Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz
January 22, 2026
“Kjo është Spanja e vërtetë”: Një udhëtim në një nga fshatrat më të bukura që jeton siç jetonte 50 vjet më parë
January 22, 2026
Osmani: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kremlini paralajmëron Londrën për kundërpërgjigje nëse Ukraina përdor armët britanike për të sulmuar territorin rus
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kremlini paralajmëron Londrën për kundërpërgjigje nëse Ukraina përdor armët britanike për të sulmuar territorin rus
Rajon / Botë

Kremlini paralajmëron Londrën për kundërpërgjigje nëse Ukraina përdor armët britanike për të sulmuar territorin rus

Kosova Times
Last updated: 2024/05/06 at 8:56 PM
Kosova Times Published May 6, 2024
Share
SHARE

Rusia paralajmëroi Britaninë të hënën se nëse armët britanike do të përdoren nga Ukraina për të goditur territorin rus, atëherë Moska mund të godasë objektet dhe pajisjet ushtarake britanike brenda Ukrainës dhe jashtë saj.

Ambasadori britanik Nigel Casey, u thirr në një notë proteste nga Ministria e Jashtme e Rusisë pasi Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha javën e kaluar se Ukraina kishte të drejtë t’i përdorte armët britanike për të goditur Rusinë.

Britania e mohoi lajmin për thirrjen e zotit Casey, duke thënë se ai kishte biseduar me zyrtarë rusë “në një takim diplomatik” në të cilin ai “përsëriti mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën përballë agresionit të paprovokuar rus”.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se citimet e zotit Cameron e bënin të qartë se tani Britania ishte de fakto pjesë e konfliktit, duke rënë në kontradiktë me një garanci të mëparshme se, armët me rreze të gjatë të dhëna Ukrainës nuk do të përdoreshin kundër Rusisë.

“Casey u paralajmërua se në rast të përdorimit të armëve britanike nga ana e Ukrainës për të sulmuar territorin rus, çdo objekt dhe pajisje ushtarake britanike në territorin e Ukrainës dhe jashtë saj” mund të viheshin në shënjestër nga Kremlini, tha ministria e jashtme ruse.

Moska tha se i konsideron komentet e zotit Cameron si përshkallëzim serioz.

“Ambasadorit iu kërkua që të reflektonte mbi pasojat e pashmangshme katastrofike të hapave të tillë armiqësorë të Londrës, dhe të përgënjeshtronte menjëherë deklaratat agresive dhe provokuese të kreut të Ministrisë së Jashtme në mënyrën më të prerë dhe të qartë”.

Gjatë një vizite në Kiev javën e kaluar, zoti Cameron i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Ukraina kishte të drejtë t’i përdorte armët e ofruara nga Britania për të goditur objektivat brenda Rusisë dhe se i takon Kievit që të marrë vendimet.

Zëdhënësi i zyrës së jashtme britanike tha të hënën se ambasadori Casey kishte ritheksuar gjithashtu “qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të Ukrainës” në takimin me zyrtarët rusë.

You Might Also Like

Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’

‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë

Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz

Zelensky: Kritika të ashpra ndaj Evropës – “Problemi kryesor është mentaliteti i saj”

Trump prezanton ‘Këshillin e Paqes’ – 19 vende në ceremoninë e nënshkrimit

Kosova Times May 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

RLIOF e shtrin koncertin për Nexhmije Pagarushën në 3 qytete

Kosova Times Kosova Times July 2, 2025
Trump përmendi gjithashtu Richard Grenell-in si një ambasador të mundshëm të SHBA-së në OKB
Një dokument identifikimi i klubit serb të gjuetisë u gjet në portofolin e sulmuesit të Sidneit, ai ishte anëtar i tij
Bislimi: Asociacioni pasi të plotësohen elementet e njohjes de-facto
Konjufca takohet me presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, premtohet përkrahje për Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?