By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hakerët iranianë kryejnë sulm kibernetik në Tiranë
June 26, 2025
Tarashaj: Turizmi në Prizren 2024-2025 ka ngritje të vizitorëve deri në 30%
June 26, 2025
Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë
June 26, 2025
Detaje të reja të zbuluara rreth dasmës së Meghan Markle dhe Princit Harry: Shumë të ftuar nuk e njihnin fare njëri-tjetrin
June 26, 2025
IKSHPK-ja me rekomandime për sigurinë e ushqimeve
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse shitësit nuk mbajnë dorëza dhe sa përmbajnë mikrobe paratë për shëndetin tonë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Pse shitësit nuk mbajnë dorëza dhe sa përmbajnë mikrobe paratë për shëndetin tonë?
Shëndetësi

Pse shitësit nuk mbajnë dorëza dhe sa përmbajnë mikrobe paratë për shëndetin tonë?

Kosova Times
Last updated: 2024/05/06 at 3:13 PM
Kosova Times Published May 6, 2024
Share
SHARE

Në shumicën e lokaleve hoteliere, furra buke funksionojnë nën standardin higjienik. Shembujt janë të panumërta kur nëpër qebaptore, furra shërbejnë pa dorëza, paketojnë ushqimet duke i prekur ndërkohë që edhe shlyejnë llogaritë duke prekur monedhat. Deri nga mesi i viteve “90 secili dyqan mbante lagështues të gishtave, ndërsa sot sidomos në qebaptore ajo zëvendësohet me një të prekur të gjuhës me gisht e më pas kapjen e letrës për mbështjellje. Arsyeja e kësaj teme ishte ajo që më befasoi në një lokal i destinuar për tosta tepër i frekuentuar kur një punonjës pasi i ktheu kusurin një klienti pastroi duart dhe vazhdoi të shërbejë. Këtë shprehi ia kishte lënë pronari i një lokali tek i cili kishte punuar dikur. Më erdhi mirë. Mirëpo më rikujtoi lokalet tjera ku shërbehet në mënyrë mjaft ekstreme për nga ana higjienike. Me të njëjtën dorë prek ushqimet , me ë njëjtën dorë prek monedhat, kthen flokët etj.

Se parat janë të  përlyera me plot mikrobe ky nuk është ndonjë lajm. Në ShBA në një hulumtim në monedhën prej 1 dollari janë zbuluar 3000 lloje bakteriesh!  Ndër llojet më të zakonshme të baktereve në kartëmonedha janë ato që shkaktojnë puçrra fytyre dhe bakteret që shkaktojnë probleme me zorrët, pneumoni dhe madje edhe dështim të veshkave. Por ajo që i habiti më shumë shkencëtarët ishte kur zbuluan se mikrobet në fakt rriten dhe shumohen në kartëmonedha. Pikërisht në shumë shtete kjo është arsyeja pse shumë përpiqen të përdorin pagesën pa para  përmes kartelave bankare. Sipas hulumtuesve me shumë monedhat e letrave përmbajnë mikrobe se sa monedhat e imëta pasi kanë  përbërës metalikë si nikeli, bakri, argjendi dhe zinku, disa prej të cilëve mund të jenë antimikrobikë.

Këto janë bakteret më të zakonshme në monedhat e letrës:

 Streptokoku

Streptokoku shkakton dhimbje të fytit, infeksione të lëkurës, infeksion të traktit urinar dhe madje edhe pneumoni.

E-coli

Shumica e varieteteve të E.coli janë të padëmshme, por ka edhe nga ato që mund të çojnë në dështim të veshkave, madje edhe në vdekje. Më së shpeshti, E.Coli do të shkaktojë diarre, të vjella dhe dehidrim.

Salmonela

Ndikon në zorrët dhe shkakton të vjella dhe diarre, të cilat mund të çojnë në dehidrim në një kohë të shkurtër dhe nevojitet ndihma mjekësore. Nëse infeksioni përhapet jashtë zorrëve, mund të jetë kërcënuese për jetën.

 Stafilokoku i artë

Staphylococcus aureus është një bakter që është shumë rezistent ndaj antibiotikëve. Shkakton infeksione të lëkurës, inflamacion të bajameve, sinuseve dhe syve, por edhe sëmundje të rënda si sepsa, pneumonia, sindroma e shokut toksik dhe meningjiti.

MRSA

MRSA është stafilokoku aureus rezistent ndaj një game të gjerë antibiotikësh. Mund të shkaktojë vdekjen e indeve.

Prandaj, sugjerohet që të lani gjithmonë duart pas trajtimit të parave. Nëse nuk e keni bërë, kini kujdes që të mos prekni fytyrën ose t’i vendosni në gojë.

Mu për këtë si në kuzhina, ashtu edhe në shërbime të ndryshme përdoren dorëzat sidomos në ato ushqimore për shkak të sigurisë së ushqimit. Aktualisht nuk ekziston ndonjë rregullativë  që obligon bartjen e dorëzave të cilit do pjesëmarrës në rrjetet ushqimore , sepse si prodhuesi e deri te shitësit andaj atyre u lehet në zgjedhje, sepse ata janë përgjegjës që të vihet produkti i sigurte në treg,

Megjithatë me Ligji për inspektoratin sanitar të vendit neni 31 parashihen kundërvajtjet sanitare të për përcaktuara në nenin 5 dhe 12 të këtij Ligji duke filluar nga mosrespektimi i kushteve të prodhimit, sipas standardeve sanitare, papastërtitë personale dhe të mjeteve të punës etj. me masat e gjobës  prej 1.000 – 1.500 € për persona fizik, për persona juridik 2.000 – 5.000 €, ndërsa për personat përgjegjës 1.000 – 1.500 €. Por tek ne duket se kjo nuk ndodhë ani pse situata është alarmante. /Kosovatimes.info/

You Might Also Like

IKSHPK-ja me rekomandime për sigurinë e ushqimeve

Protesta e punëtorëve, QKUK: Shkëputja e kontratës lidhet me OSHP-në

Nis ndërtimi i deposë qendrore të barnave

Vushtrria përuron aparatin e mamografisë

Trenjake në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Koçiu: Përkushtim i stafit për lindjen e veçantë

Kosova Times May 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tërmet 4.8 ballë godet Jordaninë dhe Sirinë, lëkundjet ndihen në gjithë rajonin

Kosova Times Kosova Times August 13, 2024
Misetiq kritikon vonesat në Speciale, i quan të dobëta provat e Prokurorisë
Greva përplas sërish pozitë-opozitë
Çfarë mendojnë liderët botërorë për Kamala dhe Trump?
MPJD: Ndalime të padrejta nga Serbia ndaj qytetarëve tanë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?