By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën
August 7, 2025
Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë
August 7, 2025
Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës
August 7, 2025
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
August 7, 2025
Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtëpia e shkrimtarit të vrarë Ymer Elshanit do të kthehet në muze
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Shtëpia e shkrimtarit të vrarë Ymer Elshanit do të kthehet në muze
Lajme

Shtëpia e shkrimtarit të vrarë Ymer Elshanit do të kthehet në muze

Kosova Times
Last updated: 2024/05/06 at 9:25 PM
Kosova Times Published May 6, 2024
Share
SHARE

Në çdo vend të Kosovës, ka dëshmi rezistence por edhe krijimtarie. Lufta nuk kurseu gra, fëmijë, të moshuar, por as mjekë e shkrimtarë. Një prej tyre është edhe Ymer Elshani, shkrimtari i cili jetën ia kushtoi krijimtarisë letrare. Ai bashkë me familjen e tij u vra dhe u dogj në masakrën e Poklekut në Drenas. Vajza e tij Teuta e cila shpëtoi meqë nuk ishte atë ditë në shtëpi, tani në Ministrinë e Kulturës, kanë vendosur që shtëpinë e shkrimtarit ta shndërrojnë në muze.

Në këtë oborr, duket sikur koha ka ndaluar. Dera e shtëpisë së shkrimtarit e poetit Ymer Elshani, ka vite që nuk është hapur. Por, drita në këtë shtëpi në Korroticë të Epërme të Drenasit, sikur buron nga brenda.

Pas shumë vitesh, heshtjen shurdhuese të këtij trualli e prish Teuta Elshani.

Vajza e shkrimtarit Ymer Elshani, të vrarë nga forcat serbe në masakrën e Poklekut në vitin 1999, pas shumë vitesh, rikthehet në shtëpinë ku edhe vetë u lind.

Teuta gjeti forcën të vazhdojë jetën për hir të trungut familjar. Ka vendosur t’i përkushtohet krijimtarisë letrare të babait. Mbi të gjitha, që shtëpia e Ymer Elashit, të kthehet në muze, ku do të ruhen edhe dorëshkrimet origjinale, librat, rrobat dhe gjësendet e shkrimtarit të njohur.

“Idea ishte çdo herë që ta ruaj këtë shtëpi sepse ishte e vetmja gjë që mbeti nga familja për fat në këtë fatkeqësi sepse edhe kjo ka mund të mos ishte nga lufta, mirëpo këtu janë dorëshkrimet e poetit, rrobat familjes dhe të poetit , dhe çdo gjë që ata lanë pas kur u dëbuan nga fshati dhe kaluan në Poklek. Kanë kaluar 25 vite, ka gjëra që mungojnë, por ka gjëra që kanë mbetur, jo vetëm të tregojnë për fatin tragjik edhe të jetës së poetit, ku ka shkruar ku ka jetuar dhe gjeneratat e reja. Shpresoj që do të vijnë këtu dhe do të motivohen me rrëfimin e shkrimtarit por edhe ta kuptojnë çmimin e lirisë”, deklaroi Teuta, e blija e Ymerit.

Dëshira dhe angazhimi i Teutës, tashmë po shpaguhet. Dy vjet më parë, shtëpia e poetit Ymer Elshani ka hyrë nën mbrojtjen e Ministrisë së Kulturës. Në projektbuxhetin e sivjetmë, planifikohet nisja e punimeve për rinovim nga Ministria e Kulturës.

“Duke u punuar projekti për renovimin e kësaj shtëpie, afat kohor nuk kam, por shpresoi që përgjatë kësaj vere të ketë hapa konkret në realizimin e renovimit . Parashihet të bëhet një renovim i gjithë shtëpisë, të bëhet edhe një mur rreth shtëpisë që të të bëhet edhe një objekt ndihmës…që të kemi një hapësirë pushimi për vizitorët, por edhe një kënd të librave, në mënyrë që shtëpia e poetit të mbetet e paprekur, të jetë e vizitueshme”, tha ajo.

Me 270 mijë euro investime, kjo shtëpi do të shndërrohet në muze.

Shkrimtari që veprimtarinë ia kushtoi botës së fëmijëve, botoi 11 vepra sa ishte gjallë. Gjithashtu, 11 të tjera iu botuan pas luftës nga familjarët. Në bibliotekën e shtëpisë së shkrimtarit, janë dorëshkrimet, librat , rrobat dhe disa orendi që i kanë mbijetuar luftës dhe 25 viteve pas saj.

You Might Also Like

Protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Dua Lipa: E bëre Prishtinën të shkëlqejë edhe më shumë

Çeku: ‘Sunny Hill’ bën Prishtinën skenë ndërkombëtare

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për Sunny Hill Festival

Mbahen Lojërat Tradicionale të Rugovës

Kosova Times May 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

71.5% e eksporteve drejt BE-së, Italia partneri kryesor

Kosova Times Kosova Times August 22, 2024
Haradinaj kërkon zgjidhje emergjente për mësuesit në shënimin e ditës së tyre
Lührmann: Mezi presim thellimin e marrëdhënieve Kosovë – Gjermani
Finalja e Euro 2024: Spanja dhe Anglia
Presidenti i Kroacisë: Serbia duhet të shpjegojë se çfarë ka ndodhur në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?