By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takoi ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini
May 19, 2025
KMDLNj: Prishtina është shndërruar në një deponi të plehrave
May 19, 2025
Cheesecake: 10 recetat tona më të mira
May 19, 2025
OBSH: 300 milionë duhanpirës më pak në 20 vjet
May 19, 2025
Tërmet në Kroacinë jugore: ‘Goditje e papritur dhe pastaj lëkundje’
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Universiteti i Kolumbias anulon ceremoninë kryesore të diplomimit pas protestave pro-palestineze
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Universiteti i Kolumbias anulon ceremoninë kryesore të diplomimit pas protestave pro-palestineze
Rajon / Botë

Universiteti i Kolumbias anulon ceremoninë kryesore të diplomimit pas protestave pro-palestineze

Kosova Times
Last updated: 2024/05/06 at 8:44 PM
Kosova Times Published May 6, 2024
Share
SHARE

Universiteti i Kolumbias anuoi të hënën ceremoninë kryesore të diplomimit të studentëve, pas disa javësh protestash pro-palestineze që kanë shkaktuar trazira në kampusin e saj dhe universitete të tjera në gjithë Shteteve të Bashkuara, por shtoi se studentët do të kenë mundësi të marrin pjesë në një sërë ceremonish më të vogla gjatë kësaj jave dhe asaj pasardhëse.

Vendimi vjen në një kohë që universitetet në mbarë vendin janë përfshirë në debate mbi mënyrën se si mund të menaxhojnë ceremonitë e diplomimit.

Një tjetër kampus që u trondit nga protestat, Universitetit “Emory”, njoftoi të hënën se do të zhvendoste ceremoninë nga kampusi në Atlanta, në një zonë periferike.

Por universitete të tjera, si Universiteti i Miçiganit, Univerisiteti i Indianës dhe Universiteti “Northeastern” në Boston, i kanë mbajtur ceremonitë, të cilat në pak raste, janë ndërprerë.

Vendimi i Universitetit të Kolumbias për të anuluar ceremoninë kryesore të planifikuar për në 15 maj do të thotë që presidentja e tij, Nemat Shafik i shmanget mbajtjes së fjalimit për rastin, në të njëjtën pjesë të kampusit ku policia, javën e shkuar, hoqi kampet me tenda të protestuesve.

Duke marrë parasysh se javët e fundit kanë qenë “jashtëzakonisht të vështira” për komunitetin, tha universiteti përmes një deklarate, vendimi u mor pas diskutimeve me studentët.

“Studentët tanë theksuan se festimet në bazë fakulteti dhe me pjesëmarrje më të ulët janë më domethënëse për ta dhe familjet e tyre”, thanë zyrarët e universitetit.

Shumica e ceremonive që ishin parashikuar në kampusin kryesor, pikërisht aty ku javën e kaluar u hoqën tendat e protestuesve, do të mbahen në kompleksin sportiv, thanë zyrtarët.

Universiteti i Kolumbias e ka anuluar më herët mbajtjen e mësimit me praninë fizike të studentëve në auditore.

Më shumë se 200 protestues pro-palestinezë që ngritën kampe me tenda jashtë universitetit ose bllokuan goditën akademike u arrestuan përgjatë javëve të fundit, kampe të ngjashme janë përhapur edhe në kampuse të tjera në mbarë vendin, ndërsa universitetit janë vënë përpara pikëpyetjeve se ku duhet vënë vija e kuqe mes së drejtës për të protestuar dhe ruajtjes së sigurisë dhe gjithëpërfshirjes nëpër kampuse.

Më herët, Universitetit i Kalifornisë Jugore anuloi ceremoninë kryesore të diplomimit, por lejoi mbajtjen e festimeve me pjesëmarrje më të ulët.

Studentët braktisën kampuset e këtij universitetit të shtunën herët pasi u rrethuan nga policia dhe u kërcënuan se do të arrestoheshin.

Tenda të protestuesve pro-palestinezë në Universitetin e Miçiganit, 2 maj, 2024.
Tenda të protestuesve pro-palestinezë në Universitetin e Miçiganit, 2 maj, 2024.

Në universitetet e tjera ceremonitë e diplomimit janë mbajtur nën masa të shtuara sigurie.
Të shtunën, ceremonia në Universitetin e Miçiganit u ndërpre disa here për shkak të brohorimave, ndërsa në Boston, të dielën, disa studentë valëvitën flamuj izraelitë ose palestinezë.

Në protesta po bëhen thirrje që universitetet të shkëpusin lidhjet financiare nga kompanitë që bëjnë biznes me Izraelin, sepse ndryshe po kontrubuojnë në luftë.

Konflikti mes Hamasit dhe Izraelit nisi në 7 tetor, kur grupi militant sulmoi jugun e Izraelit dhe vrau 1200 vetë e mori peng 250 të tjerë, sipas të dhënave izraelite.

Me zotimin se do të eliminojë Hamasin, Izraeli ka ndërmarrë një ofensivë në Gazë duke vrarë 34, 500 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë që kontrollohen nga Hamasi.
Sulmet izraelite kanë shkatërruar Gazën dhe kanë detyruar pjesën më të madhe të popullsisë së saj që të zhvendoset.

Policia arreston protestues gjatë protestës pro-palestineze në universitetin "Emory". 25 prill 2024, Atlanta, Xhorxhia.
Policia arreston protestues gjatë protestës pro-palestineze në universitetin “Emory”. 25 prill 2024, Atlanta, Xhorxhia.

Universiteti “Emory” në Atlanta, që ka 16 mijë studentë, është përballur me një sërë protestash, ndërsa vazhdon lufta në Gazë.

Përmes një letre të hapur, presidenti i këtij universiteti Gregory Fenves tha se ceremonitë e diplomimit të parashikuara për në 13 maj do të mbahen rreth 30 kilometra larg kampusit universitar.

“Duhet të dini se ky nuk ishte një vendim i lehtë”, shkroi ai. “Vendimi u mor pas këshillimit të ngushtë me organet e rendit”.

Universiteti kërkoi ndërhyrjen e policisë për arrestimin e 28 personave pas ngritjes së një kampi me tenda brenda kampusit në 25 prill. Pasi fillimisht pretendoi se protestuesit nuk ishin pjesë e universitetit, më vonë, universitetit tha se 20 ishin studentë dhe tre ishin anëtarë të stafit akademik të fakultetit.

Protestat kanë vazhduar që prej prillit dhe në disa raste ka patur arrestime.

You Might Also Like

Tërmet në Kroacinë jugore: ‘Goditje e papritur dhe pastaj lëkundje’

Gjukanoviç në Sarajevë: Nacionalizmat në Ballkan po ringjallen përsëri

Kush është presidenti i ri rumun?

Vendet e BE-së bien dakord të krijojnë një fond mbrojtës prej 150 miliardë eurosh 2 orë më parë

Joe Biden flet pasi u diagnostikua me kancer, duke postuar një mesazh të shkurtër dhe një foto me gruan e tij

Kosova Times May 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bislimi takon ambasadorin finlandez: Kosova e përkushtuar drejt BE-së

Kosova Times Kosova Times February 15, 2024
Edhe Felix në ‘radarin’ e Mourinhos
Amerika vendosi sanksione ndaj industrisë serbe të naftës
Scholz në Moldavi, lufta në Ukrainë në fokus të bisedimeve
Spanja u hutua nga deklarata e Trump i cili beri nje lapsus
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?