By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Burimi i frymëzimit, qëndresës dhe veprimtarisë atdhetare!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Burimi i frymëzimit, qëndresës dhe veprimtarisë atdhetare!
Opinion

Burimi i frymëzimit, qëndresës dhe veprimtarisë atdhetare!

Kosova Times
Last updated: 2024/05/07 at 8:24 AM
Kosova Times Published May 7, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Secili njeri që frymon në sipërfaqen e tokës, burimin e frymëzimit për atdhedashuri e gjen tek paraardhësit e tij, tek mësuesit dhe profesorët, dikush tjetër tek figurat historike dhe mitologjike, e kush tjetër frymëzimin e gjen tek veprimtarët dhe aktivistët, tek gjaku i heronjve dhe dëshmorëve të epokës së tij.

Burimi i qëndresës

Unë i përkas grupit të njerëzve të cilët burimin e frymëzimit për atdhedashuri e gjejnë tek paraardhësit e tij, tek veprimtarët dhe aktivistët, tek gjaku i heronjve dhe dëshmorëve të epokës së tij!

Burimi i parë i frymëzimit për dashuri ndaj atdheut më ka lindur nga prindërit e mi, Halili dhe Hysnija (të dytë mësues në kohën e tyre). Qëndresën dhe guximin i kam frymëzim nga babai im i ndjerë, i cili, edhe përkundër dhunës dhe torturave të policisë serbe që nga koha e Rankoviqit e deri tek i fundit Millosheviqi, për asnjë moment nuk është ligështuar dhe as dorëzuar në jetën e tij!

I frymëzuar nga ajo qëndresë e babait tim, as unë nuk jam ligështuar në torturën fizike të policëve serb në 7 Marsin e vitit 1993 në postbllokun e policisë serbe në Vitomiricë të Pejës, ku e pash vdekjen me sy.

Disa herë gjatë jetës sime jam përballur me sfida të ndryshme, por asnjëherë nuk jam dorëzuar, duke qëndruar gjithmonë vertikalisht dhe i pathyeshëm në sfidat e kohës!

Idoli i veprimtarisë time politike

Secili njeri gjatë formësimit, e krijon edhe idolin e tij, mbi të cilin e bazon veprimtarinë e tij atdhetare dhe politike. Edhe pse, pa e takuar asnjëherë në jetën time, idhulli apo frymëzimi shpirtërore për t’u marr me veprimtari atdhetare dhe politike ishte njeriu i epokës sonë, presidenti historik Ibrahim Rugova.

Tek ai njeri e kam parë forcën shpirtërore për t’u përballur me sfidat e kohës, e kam parë durimin dhe konsistencën në mbrojtjen e qëndrimeve politike, e kam parë guximin dhe largpamësinë politike, e kam parë dashurinë hyjnore ndaj popullit tonë.

Tek këto virtyte të larta njerëzore dhe kombëtare e krijova idolin tim tek Ibrahim Rugova.

Ndjehem krenarë që kam jetuar dhe kam vepruar në epokën e tij, në epokën e viteve të krenarisë kombëtare.

Rugova ishte, është dhe do të mbetet figura më madhore e kombit shqiptar me vepra e jo më fjalë. Ai me politikën e tij aktive paqësore me mençuri e udhëhoqi dhe mbrojti një popullatë të tërë nga shfarosja fizike duke krijuar lidhje të forta miqësie me shtetet më të fuqishme në botë, duke i bërë për vete ShBA-të, aleancën më të fuqishme ushtarake në botë-NATO dhe shtetet më të zhvilluara dhe demokratike të BE-së.

Lufta çlirimtare kulminacion i rezistencës paqësore

Pa rezistencën e gjatë aktive paqësore vështirë se do t’ishin pjekur kushtet për një luftë çlirimtare. Përgjatë rezistencës paqësore u bën edhe parapërgatitjet për luftën çlirimtare, u bë unifikimi kombëtar përmes aktit sublim të pajtimit të gjaqeve dhe ngatërresave brenda popullatës sonë.

Përgjatë rezistencës së gjatë aktive paqësore u krijuan edhe disa parakusht të papara dhe paarritura gjatë historisë, e ato janë humaniteti dhe solidariteti i lartë njerëzor brenda trungut tonë kombëtar.

Si pasojë e katandisjes nga vlerat sublime të sipër cekura, sot populli ynë është transformuar në një popull pa ndjenja njerëzore, pa dashuri vëllazërore dhe pa ndjenja kombëtare.

Vendin e tyre e kanë zënë dukuritë e shumta negative, filluar nga egoja e pafundme për përvetësime të paligjshme dhe pasurim të shpejt pa djersën e ballit.

Ndarjet partiake i kanë rrënuar në embrion familjet tona, e kanë çuar popullin tonë deri tek urrejtja ndërvëllazërore dhe ndërfqinjësore, ku askush nuk e do më askënd pa interes.

Përderisa në të kaluarën gjithçka e kemi ndarë me njëri-tjetrin, sot mundohemi t’i nxjerrim nga goja kafshatën tjetrit! Deri në këtë nivel ka arritur të katandiset shoqëria jonë shqiptare përgjatë viteve të fundit.

Si pasojë e kësaj katandisje, kemi rritje të dhunës në familje, rritje të konflikteve ndërvëllazërore dhe ndërfqinjësore, rritje të grabitjeve dhe plaçkitjeve të formave më çnjerëzore të cilat kanë kulmuar me rritjen e vrasjeve brenda popullatës sonë.

Shkaktarë kryesor i kësaj situate është mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë në këto 25 vjetët e lirisë dhe 16 vjetët e pavarësisë së shtetit tonë. Por, janë edhe faktorët e tjerë socio-ekonomik, përfshirë instalimin e kulturave të huaja.

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Kosova Times May 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shefi i CIA-s në Presidencën e Kosovës

Kosova Times Kosova Times August 22, 2024
Kurti: Kosovës i duhen më shumë investime të drejtpërdrejta
Shume shpejt Shakira rikthehet në Spanjë për shkak se…
Ushtria turke ndihmon shkollën për personat me nevoja të veçanta në Prizren
Rusët godasin në “derën e Donbasit”: Chasiv Yar bëhet Bakhmuti i ri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?