By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Parisi nderon Kadarenë, përmes tij Shqipërinë!
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Krimet e Serbisë janë të dëshmuara e do të adresohen para drejtësisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Krimet e Serbisë janë të dëshmuara e do të adresohen para drejtësisë
Lajme

Kurti: Krimet e Serbisë janë të dëshmuara e do të adresohen para drejtësisë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/07 at 2:03 PM
Kosova Times Published May 7, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar sot dëshmorët që ranë 25 vite më parë në Çabrat të Gjakovës. Ai ka thënë se krimet e kryera nga shteti i Serbisë gjatë luftës në Kosovës nuk vjetrohen dhe as nuk harrohen.

“Në një ditë si kjo 25 vite më parë, njësite policore të Serbisë i rrethuan në Çabrat të Gjakovës rreth 100 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Brigadës 137 “Gjakova”. Mëngjesin e 7 majit 1999 nisën luftimet që vazhduan deri në mbrëmje e mandej edhe gjatë 8 dhe 9 majit. Në këto luftime ranë dëshmorë: Kushtrim Hoxha, Ali Hoxha, Tom Gjoka, Bujar Roka, Visar Juniku, Ahmet Gjikolli, Dashmir Krasniqi, Sefedin Xërxa, Yllka Domi, Hazyr Këpuska, Ilir Berisha, Agim Haxhiavdyli, Taulant Nura, Mentor Shtaloja që vdiq më 10 maj dhe Hamëz Zymberi që vdiq nga plagët më 15 maj”, ka shkruar Kurti  .

Ai ka thënë se serbët më pas u hakmorën për humbjet e pësuara atë ditë duke vrarë banorët civilë te ura e Taliqit dhe në lokacione të tjera.

“Për humbjet e pësuara atë ditë, policët serbë u hakmorrën duke vrarë këta banorë civilë te ura e Taliqit dhe në lokacione të tjera: Ali Krypa, Ali Beqrama, Ibrahim Gojani, Ejup Huma, Faton Huma, Florent Sulejmani, Avni Shasivari, Shkëlzen Ajrani, Gani Ibrahimi, Demush Lataj, Hasan Smajli, Ramë Syla, Sokol Zenuni, Musa Binaku, Shaban Dodaj, Osman Tafa, Xhelal Sefa, Agim Efendija, Astrit Rexha, Kastriot Zherka, Lulzim Jaka, Halil Axhemi, Burim Bardhi, Fehmi Haxhidauti, Genc Këpuska, Elez Bakalli, Selim Lluhani, Tefik Lluhani, Esat Bicurri, Ferhat Bicurri, Nexhdet Bicurri, Sadri Binaku, Florim Berisha, Gëzim Berisha, Shani Luzha, Florim Luzha, Sami Luzha, Gëzim Luzha, Ylber Mejzini, Basri Nura dhe Halit Nura”.

“Të nesërmen më 8 maj 1999, nga policët serbë u vranë edhe Megzon Boshnjaku, Neki Pula, Halil Gashi, Kujtim Nuka dhe Faik Qava. Kurse më 10 maj, u vranë edhe Avni Spasi, Islam Koci, Idriz Mehmeti, Njazi Mehmeti, Agim Berisha, Albert Berisha, Fadil Berisha, Qazim Kajdomqaj, Muhamet Dyla, Isa Lokaj, Cenë Hajdari, Afrim Dana, Isuf Saraqini, Agim Saraqini, Arben Saraqini, Veli Saraqini, Skifer Sharani, Valon Sharani, Visar Sharani, Isuf Sharani, Mentor Sharani, Tahir Sharani, Arben Gexha, Osman Haxhiavdyli, Agron Haxhiavdyli, Afrim Haxhiavdyli, Driton Lluhani, Bekim Haxhibeqiri, Dukagjin Haxhibeqiri, Edmond Haxhibeqiri, Bashkim Domi, Bardhyl Çaushi, Ylber Hoxha, Labinot Dana, Luan Dana, Albert Dana, Kastriot Dana, Gëzim Dana, Agron Dana, Osman Dana, Genc Haraqija, Mehdi Haraqija, Genc Morina, Adriatik Morina, Skënder Morina. Të nesërmes më 11 maj 1999, u vranë po ashtu Shyhrete Dana dhe Ramadan Dana”, ka shkruar  Kurti në Facebook.

Ai ka shtuar se disa nga kryerësit e këtyre krimeve kanë qenë të njohur dhe janë identifikuar qysh në atë kohë nga banorët e Gjakovës, por deri sot nuk ka patur drejtësi për viktimat civile që u vranë ato ditë.

“Krimet e kryera nga shteti i Serbisë gjatë luftës në Kosovës nuk vjetrohen dhe as nuk harrohen. Ato krime janë të dëshmuara dhe të provuara dhe do të adresohen para drejtësisë sikur edhe kryerësit dhe urdhërdhënësit e tyre që do të gjurmohen deri në fund! Infrastruktura ligjore e institucionale si dhe prokurorët aktivë e gjyqësori efikas do të jenë rruga dhe mënyra në këtë obligim dhe synim tonin.

Lavdi dëshmorëve të UÇK-së të rënë në luftimet e Çabratit dhe të gjithë të rënëve në Gjakovë gjatë atyre ditëve të majit 25 vite më parë!”, ka shkruar  tutje Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’

Haradinaj në Deçan:Ramosaj ka vullnet e energji për punë e projekte të reja

PDK mbyll fushatën në Prishtinë: Uran Ismaili, njeriu i duhur për ndryshim

Abdixhiku: Përparim Rama, garancia e zhvillimit të Prishtinës

Limaj: Me Nismën e ardhmja e Prishtinës do të jetë në duar të sigurta

Kosova Times May 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Prokuroria në Shqipëri: Arma me të cilën u krye vrasja, u fut në burg para 20 ditësh

Kosova Times Kosova Times December 16, 2023
Askush nuk e di se ku është gjenerali më i lartë i Putinit: Fotoja në Telegram sugjeron se ai u vra në sulmin në Krime, “Wagner” luajti një rol kyç
Shefja e BE-së diskuton me Kurtin për nevojën e uljes së tensioneve
Përdorimi i tepërt i antibiotikëve ul rezistencën ndaj infeksioneve
Kurti për dialogun: Njohje reciproke si thelb, reciprocitet si princip
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?