By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim
January 25, 2026
Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”
January 25, 2026
Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë
January 25, 2026
Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër
January 25, 2026
Ylli arrin fitoren e pestë radhazi në Superligë
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia gjermane i largon protestuesit propalestinezë nga Universiteti i Berlinit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Policia gjermane i largon protestuesit propalestinezë nga Universiteti i Berlinit
Rajon / Botë

Policia gjermane i largon protestuesit propalestinezë nga Universiteti i Berlinit

Kosova Times
Last updated: 2024/05/07 at 5:54 PM
Kosova Times Published May 7, 2024
Share
SHARE

Policia gjermane i ka larguar të martën protestuesit propalestinezë nga kampusi i Universitetit të Berlinit “Freie”, të cilët po bënin thirrje për ndaljen e luftës së Izraelit në Rripin e Gazës.

Rreth 100 studentë i kishin vendosur dhjetëra tenda në kampusin e universitetit të martën, duke iu bashkuar thirrjeve të të ashtuquajturit “Koalicioni Studentor i Berlinit” për pushtimin e universiteteve gjermane.

Studentët nga universiteteve të ndryshme të Berlinit iu bashkuan protestës, duke bartur flamuj palestinezë, si dhe duke brohoritur në mbështetje të palestinezëve dhe duke i dënuar Izraelin dhe Gjermaninë.

Universiteti “Freie” tha se protestuesit u përpoqën të futeshin brenda sallave dhe dhoma të universitetit, në përpjekje për t’i uzurpuar ato.

Protestuesit propalestinezë ulen pranë tendave të vendosura në kampusin e Universitetit të Berlinit "Freie", Gjermani, 7 maj 2024.
Protestuesit propalestinezë ulen pranë tendave të vendosura në kampusin e Universitetit të Berlinit “Freie”, Gjermani, 7 maj 2024.

Si pasojë, universiteti tha se ka bërë kallëzime penale kundër protestuesve dhe se i ka pezulluar ligjëratat në disa ndërtesa.

“Është e papranueshme ta uzurposh pronën e universitetit. Ne e mirëpresim dialogun dhe debatin akademik – por jo në këtë mënyrë”, tha Guenter Ziegler, president i Universitetit të Berlinit “Freie”.

Protestat studentore kundër luftës dhe kundër marrëdhënieve akademike me Izraelin, kanë filluar të përhapen nëpër Evropë, por kanë ngelur shumë më të vogla krahasuar me ato në Shtetet e Bashkuara së fundmi.

Studentët po protestojnë kundër luftës së Izraelit në Rripin e Gazës, e cila nisi pasi Hamasi – grupi i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – e sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke i vrarë 1.200 njerëz.

Më shumë se 34.000 palestinezë janë vrarë në Gazë prej atëherë si rrjedhojë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën palestineze.

Më shumë se 25 automjete policore e rrethuan kampusin e Universitetit të Berlinit të martën, dhe Policia tha se e pastroi zonën me kërkesë të menaxhmentit të universitetit, pasi protesta nuk ishte regjistruar paraprakisht.

You Might Also Like

Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”

Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë

Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër

Operacioni sekret vazhdon? Pamje të publikuara të kinezëve që ngarkojnë një seri topash të rëndë në anije: Të gjithë pyesin veten se ku do të shkojnë

Pentagoni publikoi një dokument që ndryshon të gjithë strategjinë e SHBA-së: Rusia dhe Kina bien në plan të dytë, ky është fokusi i ri i ushtrisë amerikane

Kosova Times May 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
KulturëLajme

Permeti me veprimtari perkujtimore per Naim Frasheri – 125 vjet nga ndarja!

Kosova Times Kosova Times October 20, 2025
Automjetet e policisë mbeten të bllokuara në Zveçan
Barazon Lille, asiston Zhegrova
VIDEO : Burri kap një peshkaqen në SHBA dhe e tërheq atë përgjatë plazhit në det. Peshkaqeni e kafshon
`Poetët e Simfonisë` takohen në edicionin e tretë poetik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?