By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve
December 14, 2025
Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë
December 14, 2025
Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa
December 14, 2025
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
December 14, 2025
Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA, Britania dhe Australia vendosin sanksione ndaj hakerit rus Dmitry Khoroshev
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA, Britania dhe Australia vendosin sanksione ndaj hakerit rus Dmitry Khoroshev
Rajon / Botë

ShBA, Britania dhe Australia vendosin sanksione ndaj hakerit rus Dmitry Khoroshev

Kosova Times
Last updated: 2024/05/07 at 11:38 PM
Kosova Times Published May 7, 2024
Share
SHARE

Australia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj udhëheqësit rus të bandës së krimit kibernetik “LockBit”, thanë të martën autoritetet britanike dhe amerikane.

Dmitry Khoroshev u identifikua si një nga drejtuesit e “LockBit”, një grup kriminal kibernetik që ka vjedhur më shumë se 1 miliard dollar nga viktimat në katër vitet e fundit. Britania tha se hakeri rus Khoroshev do të përballet me ngrirjen e pasurive dhe ndalim udhëtimi.

“Këto sanksione janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe tregojnë se nuk ka vend për t’u fshehur për kriminelët kibernetikë si Dmitry Khoroshev, të cilët bëjnë krime të rënda në të gjithë globin”, tha përmes një deklarate Graeme Biggar, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani.

“LockBit” fiton para përmes ndërhyrjeve të paligjshme në sistemet kompjuterike, duke vjedhur të dhëna personale dhe duke kërcënuar viktimat me publikimin e tyre nëse nuk paguajnë një shpërblim. Më shumë se 2500 viktima në mbarë botën kanë qenë në shënjestër të këtyre sulmeve kibernetike, duke përfshirë kompani të mëdha.

Khoroshev mori të paktën 100 milionë dollarë në pagesa me kriptomonedhën Bitcoin nga aktiviteti tij me grupin “LockBit”, sipas një padie me 26 akuza të ngritur nga Shtetet e Bashkuara të martën.

Infrastruktura e grupit “LockBit” u shkatërrua nga forcat e zbatimit të ligjit në shkurt në një fushatë nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani, Departamenti amerikan i Drejtësisë, FBI-ja dhe Europoli. Faqja e këtij grupi u konfiskua nga policia dhe u përdor për të nxjerrë informacione të brendshme rreth grupit dhe operatorëve të tij.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se do të ofrojë një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacione që mund të çojnë në arrestimin e hakerit rus Khoroshev. Shpërblim i ngjashëm është ofruar edhe për identifikimin ose vendndodhjen e drejtuesve të tjerë të grupit “LockBit”.

“Rusia vazhdon të ofrojë strehim për kriminelët kibernetikë, ku grupet si “LockBit” janë të lira të kryejnë sulme kibernetike ndaj Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve të saj”, thuhet në një deklaratë të Departamentit amerikan të Thesarit.

Disa informacione në këtë artikull janë marr nga agjencia e lajmeve Reuters.

You Might Also Like

Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Joseph: Nëse rusët do të interesoheshin për Serbinë, do t’ia shisnin NIS-in, topi është në fushën e Vuçiçit dhe kjo është pika e kthesës

Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive

Ukraina pret përgjigjen e SHBA-së për propozimin e fundit të paqes të Kievit, ndërsa Zelensky fillon takimet diplomatike në Berlin

Kosova Times May 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

SKANDAL NË PREMIERË: Arrestohen dy lojtarë për përdhunim

Kosova Times Kosova Times April 23, 2024
Droja e komunave në veri: Më pak banorë, më pak buxhet
Balerina ukrainase e zhvendosur nga pushtimi rus, shkëlqen në Hungari
Vuçiq pas takimit me Kurtin: “Takim i vështirë”. Siç pritej. Nuk ka dorëzim”
Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?