By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
January 29, 2026
Moti në Shqipëri me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore
January 29, 2026
Mot i vranët me reshje shiu dhe temperatura të ulëta
January 29, 2026
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Apeli shqyrton kërkesën për largimin e prokurores Willis nga hetimet ndaj zotit Trump
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Apeli shqyrton kërkesën për largimin e prokurores Willis nga hetimet ndaj zotit Trump
Rajon / Botë

Apeli shqyrton kërkesën për largimin e prokurores Willis nga hetimet ndaj zotit Trump

Kosova Times
Last updated: 2024/05/08 at 9:03 PM
Kosova Times Published May 8, 2024
Share
SHARE

Gjykata e Apelit në shtetin e Xhorxhias pranoi të marrë në shqyrtim vendimin e gjykatës më të ulët, që lejoi prokuroren e qarkut Fulton, Fani Willis, të vazhdojë të ndjekë hetimet lidhur me padinë ndaj ish-Presidentit Donald Trump për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020.

Vendimi ka të ngjarë të vonojë ecurinë e procesit. Është rasti i dytë në ditët e fundit që gjykatat japin vendime në favor të ish-Presidentit dhe që mund ta shtyjnë nisjen e gjyqeve ndaj tij pas zgjedhjeve të nëntorit. Zoti Trump pritet të marrë emërimin zyrtar të Partisë Republikane si kandidat i saj për zgjedhjet e nëntorit.

Një ditë më parë, një gjykatëse në Florida vendosi të shtynte për një afat të pacaktuar fillimin e gjyqit ndaj zotit Trump lidhur me padinë për mbajtjen e dokumenteve sekrete pas largimit nga detyra.

Ish-Presidenti Trump dhe të paditur të tjerë në aktpadinë e Xhorxhias janë përpjekur ta largojnë zonjën Willis nga hetimet, duke argumentuar se marrëdhënia e saj intime me prokurorin e posaçëm Nathan Wade përbën konflikt interesi.

Në muajin mars, gjykatësi i qarkut Fulton, Scott McAfee arriti në përfundimin se nuk kishte konflikt interesi dhe prokurorja Willis mund të vazhdonte të drejtonte hetimet, por ai pranoi kërkesën e zotit Trump dhe të pandehurve të tjerë për ta dërguar çështjen në apel.

Gjykata e apelit pranoi ta merrte në shqyrtim kërkesën. Pas vendimit të kësaj gjykate, pala humbëse ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës së Lartë të Xhorxhias për vendim përfundimtar.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Kosova Times May 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Vrasës, përdhunues, hajdut recidivist” futen në njësitë ushtarake elitare të Shoigu

Kosova Times Kosova Times June 20, 2023
Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur
Romano: Modriç bëhet bashkëpronar i klubit të Championship. Gjithçka është dakorduar.
Interesi i Kosovës” , fjalia më e keqpërdorur në politikën tonë
ShBA-ja pret zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme mes Kosovës dhe Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?