By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Takimi midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së është duke u zhvilluar. Klitschko: Largohuni nga Kievi
January 23, 2026
Në 21 komuna përfundon rinumërimi i fletëvotimeve
January 23, 2026
Vulin në Moskë me Zëvendës Sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse
January 23, 2026
OVL UÇK priti komandanten e veteranëve amerikanë, Gucati i ndan mirënjohje
January 23, 2026
Specialja: Ligjëratat janë informative,pa përmbajtje politike e ideologjike Gentiana Kelmendi/RTKlive
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gonzato: Standardet, shteti ligjor dhe lufta ndaj korrupsionit janë thelbësore për hyrjen e Shqipërisë në BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gonzato: Standardet, shteti ligjor dhe lufta ndaj korrupsionit janë thelbësore për hyrjen e Shqipërisë në BE
Rajon / Botë

Gonzato: Standardet, shteti ligjor dhe lufta ndaj korrupsionit janë thelbësore për hyrjen e Shqipërisë në BE

Kosova Times
Last updated: 2024/05/08 at 7:24 PM
Kosova Times Published May 8, 2024
Share
SHARE

Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasadori Silvio Gonzato, deklaroi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore për ecurinë e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, krahas plotësimit të standardeve sa i takon forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor.

Ai i bëri këto komente në një forum me studiues dhe diplomatë, mbi hyrjen e Shqipërisë në BE dhe pritshmëritë në ecurinë e këtij procesi.

“Është e qartë se gjithçka lidhet me shtetin ligjor. Gjithçka ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit. Gjithçka lidhet me forcimin e demokracisë dhe luftimin e krimit të organizuar. Këto janë kyçi për ecjen e Shqipërisë drejt BE-së”, tha ambasadori Gonzato.

Ai theksoi se BE-ja dhe SHBA-të janë aktorë me rëndësi, që po ndihmojnë të luftohet korrupsioni.

BE-ja, tha ai, nuk ka të bëjë vetëm me ekonomi, por së pari mbështetet mbi vlera; demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat njerëzore, diversiteti dhe barazia.

Ambasadori Gonzato tha se vendimet merren në Bruksel, por përparimi drejt BE-së varet nga përkushtimi i Shqipërisë për të përshtatur dhe zbatuar reformat sipas kapitujve të ndryshëm, që e sjellin atë tek standardet evropiane, që kanë të bëjnë me luftën ndaj korrupsionit, shmangien e kapjes së shtetit, me lirinë e shtypit,

“Shqipëria dhe shqiptarët kanë si objektiv të qartë anëtarësimin në BE, ndaj standardet janë për t’u përmbushur dhe parametrat janë të qarta”, theksoi ai.

Ambasadori Gonzato tha se ky proces kërkon kohë, sepse është një proces kompleks, që krahas miratimit të ligjeve, nevojitet ndryshimi i mënyrës së funksionimit të institucioneve, forcimi i këtyre institucioneve, forcimi i shoqërisë civile dhe pjesëve të tjera të shtetit.

“Kjo është arsyeja pse ne bëmë një thirrje tjetër nga Tirana, e cila ka të bëjë me rritjen e konvergjencës ekonomike dhe sociale. Ne e kuptuam se ritmi nuk ishte mjaftueshëm i shpejtë, kështu që objektivi për zgjerim në vitin 2030 nuk do të jetë i arritshëm, për sa i përket aftësisë së Shqipërisë për të mbështetur njohuritë e konkurrencës në BE”, tha zoti Gonzato.

Prandaj BE-ja, shtoi ai, doli me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, mbështetur nga 6 miliardë euro, i cili është rruga e përshpejtimit të reformave të BE-së, me një element të ri dhe të rëndësishëm, si dhënia e disa prej përfitimeve të anëtarësimit përpara datës që Shqipëria dhe vendet e tjerë do të bashkohen në BE.

“Gjithnjë e më shumë flitet për afrimin gradual si para anëtarësimit ashtu edhe pas anëtarësimit, duke siguruar kështu një periudhë përshtatjeje me BE-në”, tha ai.

Shtyllat kryesore të Planit të Rritjes janë qasja në tregun e përbashkët, promovimi i tregut të përbashkët rajonal për të ecur së bashku në disa aspekte për integrimin rajonal.

“Vendet e këtij rajoni janë të vogla në aspektin ekonomik dhe atë të popullsisë. Një integrim rajonal e bën këtë rajon më tërheqës edhe për investimet e huaja. E ashtuquajtura agjenda e reformës ka një numër angazhimesh prej qeverisë së Shqipërisë, të cilat ende mbeten për t’u përmbyllur, për të adresuar disa reforma themelore të cilat janë kyçe për të nxitur këtë lloj konvergjence, për të nxitur rritjen që Shqipëria dëshiron të arrijë”, theksoi ambasadori Gonzato.

Ai shtoi si një nga pikat më të forta të këtij partneriteti faktin se politika e jashtme e Shqipërisë është në përputhje me qëndrimet e Bashkimit Evropian, po ashtu edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë.

You Might Also Like

Takimi midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së është duke u zhvilluar. Klitschko: Largohuni nga Kievi

Vulin në Moskë me Zëvendës Sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse

‘Jemi gati të nënshkruajmë’: Zelensky thotë se garancitë e sigurisë së SHBA-së janë finalizuar, ndërsa Donbasi mbetet çështja kryesore

A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?

Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën

Kosova Times May 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Hyseni kërkon shpërbërjen e Kuvendit Komunal të Gjilanit

Kosova Times Kosova Times October 2, 2024
Pse ylli i së majtës u bë model për AfD-në
Beleri lë burgun për të bërë betimin e deputetit në PE
Kamp stërvitor me futbollistët potencialë për Kombëtaren A
Sarrazin: Kosova të formojë qeverinë për të vazhduar dialogun me Serbinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?