By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli dhe Hezbollahu sulmojnë njëri-tjetrin me raketa e dronë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli dhe Hezbollahu sulmojnë njëri-tjetrin me raketa e dronë
Rajon / Botë

Izraeli dhe Hezbollahu sulmojnë njëri-tjetrin me raketa e dronë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/08 at 9:55 PM
Kosova Times Published May 8, 2024
Share
SHARE

Izraeli ka kryer sulme të ashpra ajrore në jug të Libanit dhe grupi militant shiit, Hezbollah, tha se ka kryer sulme me dronë dhe raketa ndaj caqeve izraelite më 8 maj, përderisa ministri izraelit i Mbrojtjes paralajmëroi për një “verë të nxehtë” në rajonin kufitar.

Sulmet izraelite kanë vrarë tre luftëtarë palestinezë të Brigadës Kuds, krahut të armatosur të lëvizjes së Xhihadit Islamik, tha grupi. Hezbollahu tha se po ashtu një luftëtar iu vra gjatë sulmeve.

Konflikti mes Hezbollahut dhe Libanit ka nisur në tetor, paralelisht me luftën në Gazë. Shkëmbimi i zjarrit, pothuajse në baza ditore, ka detyruar dhjetëra mijëra persona në dy anët e kufirit të zhvendosen, teksa janë rritur shqetësimet se konflikti mund të përshkallëzohet në një luftë më të madhe mes dy armiqve.

Ushtria izraelite tha se goditi struktura ushtarake dhe struktura të tjera që i përkisnin Hezbollahut – që mbështetet nga Irani – në tri lokacione në jug të Libanit, përfshirë edhe mbi 20 sulme ndaj caqeve të Hezbollahut në zonën e Ramjehit.

Hezbollahu tha se sulmoi me dronë selinë ushtarake të Izraelit në qytetin kufitar të Jarait dhe goditi me raketa një kazermë në Biranit. Ky grup tha se të mërkurën kreu të paktën dhjetë sulme.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban tha se Izraeli ka kryer sulme ajrore ndaj 28 qytetesh dhe fshatrash në jug të shtetit, që është bastion i Hezollahut.

Për shkak të tensioneve në kufi, 60.000 banorë në jug të Izraelit janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Ndërkaq, në Liban, afër 90.000 banorë janë zhvendosur për shkak të sulmeve izraelite.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, gjatë një vizite që bëri te trupat në veri të Izraelit, tha se misioni nuk ka përfunduar.

“Kjo verë do të jetë verë e nxehtë”, tha ai në një video-mesazh të publikuar nga zyra e tij.

Ai tha se kërkohet ose një marrëveshje diplomatike apo një zgjidhje ushtarake në mënyrë që banorët në veri të Izraelit të mund të kthehen në shtëpitë e tyre, duke porositur ushtrinë që të jetë gati.

Në prill, ushtria izraelite tha se përgatitej për një luftë të mundshme me Hezbollahun dhe plani përfshinte edhe përgatitje logjistike dhe mobilizimin e rezervistëve.

Më shumë se 250 anëtarë të Hezbollahut dhe 75 civilë janë vrarë nga sulmet izraelite në Liban që nga tetori, ndërkaq në Izrael afër 20 persona – përfshirë ushtarë dhe civilë – janë vrarë nga luftimet.

Luftimet aktuale mes Izraelit dhe Hezbollahut shënojnë armiqësinë më të keqe mes tyre që kur palët zhvilluan një luftë më 2006.

You Might Also Like

Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj

Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale

Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”

Përfunduan bisedimet e para midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së. Rrjedhja e detajeve të para

Orbanit i duhej shumë një fitore, e mori duke blerë NIS

Kosova Times May 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Van der Bellen: Kosova e Austria, me vlera të përbashkëta evropiane

Kosova Times Kosova Times February 17, 2025
Vritet një ushtar gjatë shkëmbimit të zjarrit në një kazermë në Austri
Vuçiq ne takim me Sorensen kritikon Kosoven per asociacion
Korriku 2024 ishte muaji i dytë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë
MARKOVIQ: “Regjimi i Vuçiqit haptas u mbajt në anën e terroristëve dhe kështu zyrtarisht u bë një kërcënim sigurie për paqen në rajon”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?