By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin
June 28, 2025
Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konfirmohet ndalimi i një amerikani tjetër pas arrestimit të ushtarit në Rusi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Konfirmohet ndalimi i një amerikani tjetër pas arrestimit të ushtarit në Rusi
Rajon / Botë

Konfirmohet ndalimi i një amerikani tjetër pas arrestimit të ushtarit në Rusi

Kosova Times
Last updated: 2024/05/08 at 9:46 PM
Kosova Times Published May 8, 2024
Share
SHARE

Ushtria amerikane konfirmoi se një ushtar amerikan u arrestua javën e kaluar gjatë vizite të paautorizuar në qytetin portual rus të Vladivosktokut, një nga dy amerikanët e ndaluar së fundmi në Rusi.

Zëdhënësja e ushtrisë, Cynthia Smith, tha të martën se rreshteri Gordon C. Black, i stacionuar në Korenë e Jugut, kishte marrë urdhrin për ndryshim të përhershëm të stacionit të dislokimit më 10 prill dhe vendosjen në Fort Cavazos në Teksas.

Në vend që të kthehej në Shtetet e Bashkuara, zoti Black udhëtoi me avion përmes Kinës për në Vladivostok për “arsye personale”.

“Blcak nuk kërkoi leje zyrtare dhe Departamenti i Mbrojtjes nuk e autorizoi udhëtimin e tij në Kinë dhe Rusi”, tha zëdhënësja Smith.

Zyrtarët amerikanë i thanë Zërit të Amerikës se duket se ai kishte shkuar në Rusi për t’u takuar me një grua me të cilën kishte lidhje romantike.

Zëvendës sekretarja e shtypit e Pentagonit, Sabrina Singh, u tha gazetarëve të martën se ushtria po e heton incidentin dhe se çdo leje për në Rusi ishte “rreptësishtë e ndaluar”, në bazë të udhëzimeve të Departamentit të Mbrojtjes.

Shtëpia e Bardhë tha të martën se konfirmoi “dy raste të veçanta” të shtetasve amerikanë të arrestuar në Rusi, pa identifikuar të arrestuarin e dytë.

Zyrtarët rusë e identifikuan amerikanin e dytë si William Russell Nycum. Ai u arrestua 10 ditë më parë në Moskë nën akuza për huliganizëm, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA-Novosti.

“Departamenti i Shtetit po kërkon në mënyrë aktive qasje konsullore për të dy individët. Asnjëri prej tyre nuk ndodhet në Rusi në emër të qeverisë amerikane”, u tha gazetarëve sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme ruse e informoi ambasadën amerikane në Moskë më 3 maj se zoti Black ishte arrestuar një ditë më parë në Vladivostok nën akuzat për vjedhje të pronës private.

Zëdhënësja e ushtrisë, Cynthia Smith, tha se ushtria aktualisht nuk kishte të dhëna të tjera për rastin e zotit Black i cili po mbahet në një objekt paraburgimi deri në daljen e ardhshme para gjykatësit.

Sipas Radios Evropa e Lirë, llogaria në TikTok e partneres romantike të zotit Black, me origjinë nga Vladivostok-u, Aleksandra Vashchuk, përmban video të shumta të çiftit në Korenë e Jugut. Zoti Black shihet në një video i veshur me rrobat e ushtrisë amerikane tek puth kameran e një gruaje, me sa duket zonja Vashchuk, ndërsa ajo flet në rusisht.

Radio Evropa e Lirë thotë se zonja Vashchuk e cilëson zotin Black si burrin e saj. Agjencia e lajmeve Associated Press njofton se zyrtarë anonimë thonë se zoti Black akuzohet se kishte vjedhur nga e dashura e tij.

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Michael McCaul, tha se është “thellësisht i shqetësuar” nga raportet për ndalimin.

“Putini ka një histori të gjatë të mbajtjes peng të qytetarëve amerikanë”, tha zoti McCaul në një postim në rrjetin X. “Një paralajmërim për të gjithë amerikanët, siç ka thënë Departamenti i Shtetit, nuk është e sigurt të udhëtosh në Rusi”.

Në mesin e të arrestuarve janë gazetarët Alsu Kurmasheva e Radios Evropa e Lirë dhe Evan Gershkovich i gazetës “The Wall Street Journal”. Dy gazetarët, punëdhënësit dhe mbështetësit e tyre i hedhin poshtë akuzat si të motivuara politikisht. Rusia po ashtu ka burgosur amerikanin Paul Whelan, drejtuesi i lartë i një korporate në Miçigan, i dënuar për spiunazh në vitin 2020 me 16 vjet burg. Ai dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara i hedhin poshtë akuzat ruse.

You Might Also Like

Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme

Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”

Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow

Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit

Kosova Times May 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

TRAGJEDI E RE NË TURQI: Ka persona të vdekur nga përplasja zinxhirore mes dy autobusëve dhe një kamioni, kanë rrjedhur pamjet nga vendi i ngjarjes…

Kosova Times Kosova Times January 5, 2024
Aktori i njohur gjendet i vdekur në makinë: Ishte nën hetim policor, e pamë në filmin që fitoi Oscar në 2020
Një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut dezertoi në Jug
Koci: S’ka sinjal që nga masat, Kosova të sanksionohet në planin e rritjes
AGK: Numri i sulmeve ndaj gazetarëve në vitin 2023 është rritur dukshëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?