By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Lajme

Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën

Kosova Times
Last updated: 2024/05/08 at 6:45 PM
Kosova Times Published May 8, 2024
Share
SHARE

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën ka miratuar disa projektligje dhe ka aprovuar disa kërkesa.

Ndër vendimet e marra, është edhe ai për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit për rrugën Prizren-Tetovë.

Në Komunikatën e lëshuar për media thuhet se Qeveria ka miratuar Projektligjin për Bankat i cili ka për qëllim rregullimin e aktivitetit bankar në vendin tonë, në funksion të nxitjes dhe mbarëvajtjes të një sistemi të qëndrueshëm financiar.

Më poshtë gjeni të gjitha vendimet:

Ka miratuar Rregulloren për Procedurat e Verifikimit e Sigurisë së Personelit dhe Procedurën e Ankesës e cila përcakton rregullat dhe procedurat për verifikimin e sigurisë së personelit që ka apo mund të ketë qasje në informacionin e klasifikuar, administrojnë dhe qarkullojnë informacione të klasifikuara gjatë ushtrimit të detyrave në kuadër të respektimit të parimit “nevoja për të ditur”.

Ka miratuar Rregulloren për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar në Fushën Industriale e cila përcakton procedurat për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar në fushën industriale. Rregullorja është në harmoni me legjislacionin evropian, përkatësisht me vendimin e Këshillit të 23 shtatorit 2013 mbi rregullat e sigurisë për mbrojtje të informacionit të klasifikuar të BE-së.

Ka miratuar Rregulloren për Sigurinë Fizike të Informacionit të Klasifikuar e cila përcakton procedurat për mbrojtje të informacionit të klasifikuar në fushën industriale dhe është në harmoni me legjislacionin e BE-së.

Ka miratuar Rregulloren për Administrimin e Informacionit të Klasifikuar dhe Themelimin e Njësisë së Informacionit të Klasifikuar. Kjo njësi ka për qëllim krijimin e standardeve për sigurimin fizik të informacioneve të klasifikuara për të gjitha institucionet publike, operatorët ekonomikë, sigurimin e hapësirave ku mbahen informacionet e klasifikuara si dhe krijimin e standardeve për transportimin fizik të informacionit të klasifikuar.

Ka miratuar Rregulloren për Klasifikimin, Ndryshimin e Statusit të Klasifikimit, Asgjësimin dhe Shkatërrimin e Informacionit të Klasifikuar e cila përcakton procedurën e klasifikimit, de klasifikimit, degradimit, ngritjen e nivelit, asgjësimit dhe shkatërrimit të informacionit të klasifikuar nga Autoriteti Klasifikues në institucionet e Republikës së Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash

Tentim kontrabande në burgun e Mitrovicës: Droga dhe telefona

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Deçan

Dhuna në familje, raste të shumta të raportuara në gjithë Kosovën

Sot mot i vranët e me intervale me diell

Kosova Times May 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump: India do të blejë më shumë naftë dhe gaz, ne do t’u japim F-35-at tanë

Kosova Times Kosova Times February 14, 2025
Sonte Suedi-Shqipëri, kuqezinjtë kërkojnë rezultat pozitiv
Gjyqtarët Genc e Getoar Bujupi ndajnë drejtësinë në Evropë
Shahini nga PSD premton 100 mijë pemë të reja në kryeqytet
Eurotopics: Midis Trump dhe Putin – A po zvogëlohet roli i Evropës?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?