By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përdorimi i inteligjencës artificiale në fushatën presidenciale në ShBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Përdorimi i inteligjencës artificiale në fushatën presidenciale në ShBA
Rajon / Botë

Përdorimi i inteligjencës artificiale në fushatën presidenciale në ShBA

Kosova Times
Last updated: 2024/05/08 at 8:36 PM
Kosova Times Published May 8, 2024
Share
SHARE

Në fushatën presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara, kandidatët Joe Biden dhe Donald Trump po përdorin inteligjencën artificiale për të tërhequr votuesit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns, ky është një nga ndryshimet më të mëdha në mënyrën se si ekipet e fushatave të kandidatëve po komunikojnë një pjesë të votuesve amerikanë.

Për ekipet e fushatave të kandidatëve mënyra më ekonomike për komunikimin me më shumë votues është përmes përdorimit të inteligjencës artificiale, një nga ndryshimet më të mëdha në politikën amerikane këtë vit.

“Modelet po përmirësohen shumë shpejt. Të krijohet përshtypja sikur çdo javë del një model i ri, që është dukshëm më i mirë se modeli i mëparshëm”, thotë Scott Babwah Brennen nga Universiteti i Karolinës së Veriut.

Këto modele janë mjete të fuqishme për ekipet e fushatave në nivel kombëtar dhe në atë lokal, thotë analistja politike Betsy Hoover.

“Mendoni për ekipet e fushatave që nuk kanë personel për krijim të përmbajtjeve dixhitale. Për shembull, programet e inteligjencës artificiale ua mundësojnë atyre të kenë vetëm një person që mund të merret me këtë punë, nëse duan. Inteligjenca artificiale mund të luajë një rol të madh në fushatën e një kandidati që garon ndaj një rivali me përvojë dhe gjendje shumë më të mirë financiare”, thotë ajo.

Firma e zonjës Hoover investon në zhvillimin e teknologjisë për Partinë Demokrate dhe kauzat e majta. Ajo thotë se shfrytëzimi “në mënyrën e duhur” i teknologjisë është shumë i rëndësishëm.

“Unë nuk e di saktësisht se çfarë standarde kanë ekipet e fushatave të kandidatëve republikanë, por e di që demokratët kanë standarde të larta për mënyrën se si do të përdoret kjo teknologji e re. Kështu që nuk jam vërtet e shqetësuar se do të jemi mbrapa nëse përdorimi i inteligjencës artificiale do të jetë etik dhe i përgjegjshëm”, thotë ajo.

Në vitin 2016, zoti Trump përdori reklama në nivel të pashembullt në mediat sociale me mesazhe të krijuara veçmas për secilin votues në çdo shtet, duke punuar me firmën britanike të mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave, “Cambridge Analytica”.

Brad Parscale ishte këshilltari i lartë i fushatës së zotit Trump për analizimin e të dhënave dhe operacioneve dixhitale.

Firma e tij, “Campaign Nucleus”, menaxhon faqen e internetit të ekipit të fushatës së zotit Trump këtë vit.

Zoti Parscale tha në konferencën e konservatorëve “FreedomFest” në fillim të këtij viti, se inteligjenca artificiale mund të analizojë të dhënat e votuesve për të krijuar reklama në masë me tekst dhe email për secilin votues dhe të ndihmojë për votat e atyre që votojnë në mungesë.

“Brenda disa vitesh, kandidati mund të jetë në gjendje ta zhvillojë fushatën përmes celularit, të nxjerrë deklarata për shtypin, të dërgojë emaile, të grumbullojë fonde, të gjitha këto të krijuara nga inteligjenca artificiale”, thotë zoti Parscale.

Por ekzistojnë shqetësime për përdorimin e inteligjencës artificiale. Një anketë e Institutit Amerikan të Shtypit dhe agjencisë së lajmeve Associated Press tregon se 42 për qind e votuesve amerikanë janë të shqetësuar se mediat do të përdorin inteligjencën artificiale për të krijuar raportime gjatë fushatës për zgjedhjet e këtij viti.

You Might Also Like

Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve

Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit

Venezuela ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Moska, Pekini dhe Teherani

Shikoni pritjen spektakolare të studentëve në Novi Sad: Fishekzjarre dhe brohoritje me “Pumpaj!”

Pentagoni aprovon furnizimin e Ukrainës me Tomahawk, vendimi te Trump-i

Kosova Times May 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Për çështjen e targave, Abbott në takim me presidenten Osmani

Kosova Times Kosova Times November 23, 2022
Ushtria polake ngriti aeroplanët e patrullimit për shkak të bombarduesve rusë
MPJD konfirmon se refuzoi kërkesën e patriarkut Porfirije për të vizituar Kosovën
Blinken kritikon FIFA-n që ndaloi shiritat për LGBTQ
Ngrihet aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?