By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani viziton Gjakovën: Do punojmë bashkë që kjo situatë të tejkalohet
January 7, 2026
KQZ: Ende s’janë sjellë 3185 pako me fletëvotime nga votimi me postë
January 7, 2026
Lladrovci: Rruga Drenas–Guri i Plakës mbetet e bllokuar
January 7, 2026
FSK: Në gatishmëri të plotë për ndihmë pas vërshimeve
January 7, 2026
Komuna e Fushë Kosovës ngre Shtabin Emergjent dhe nis shpërndarjen e ujit
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokuroria e Vlorës kërkon 15 vite burg për komisarin e policisë që vrau me gomone 7-vjeçaren në Himarë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Prokuroria e Vlorës kërkon 15 vite burg për komisarin e policisë që vrau me gomone 7-vjeçaren në Himarë
Rajon / Botë

Prokuroria e Vlorës kërkon 15 vite burg për komisarin e policisë që vrau me gomone 7-vjeçaren në Himarë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/08 at 7:47 PM
Kosova Times Published May 8, 2024
Share
SHARE

Prokuroria e Vlorës kërkoi të mërkurën shpalljen fajtor dhe dënimin me 15 vite burg për ish komisarin e policisë Arjan Tase, i cili përplasi për vdekje me një mjet lundrimi me dy motorë 7-vjeçaren Jonada Avdia, në gusht të vitit 2022, në bregdetin e Himarës.

E mitura, e ardhur nga Anglia, po lahej në det me babin e saj në plazhin e Potamit në Himarë kur u godit për vdekje nga gomonia që drejtonte komisari Arjan Tase, i cili në atë kohë mbante detyrën e shefit të rendit në Policinë e Elbasanit.

Prokuroria e Vlorës thotë përmes një njoftimi për shtyp se “nga analiza e akteve të administruara gjatë hetimit, analiza e vendit të ngjarjes dhe e pamjeve filmike, i pandehuri Arjan Tase provohet të ketë konsumuar elementët e veprës penale të ‘Vrasje me dashje’ në formën e dashjes indirekte”.

Prokuroria e Vlorës thotë në përfundimet e saj se “provohet se ditën e ngjarjes, i pandehuri Arjan Tase, ka qenë në drejtimin e një mjeti lundrues me dy motorë”.

Sipas Prokurorisë “pasi Arjan Tase ka lënë disa persona në breg të detit, në momentin që është nisur për të dalë nga zona ku notonte shtetasi B.A. me vajzën e tij Jonada Avdia, mjeti ka marrë shumë shpejtësi duke shkuar në drejtim të tyre dhe në marrjen e kthesës motorrat e tij kanë kapur vajzën e mitur duke e prerë në të gjithë trupin”.

“E mitura Jonada Avdia ndërroi jetë në moment”, thotë Prokuroria.

Avokatët mbrojtës të Arjan Tases, kanë kërkuar kualifikimin e veprës penale si “Vrasje nga pakujdesia”.

Në dhjetor të vitit të shkuar Gjykata e Vlorës ndau gjykimin ndaj komisarit të policisë nga gjykimi i 8 punonjësve të tjerë të policisë së Himarës, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre lidhur me këtë ngjarje.

Vrasja e 7-vjeçares shkaktoi dy vite më parë reagime të forta për sigurinë në plazhet shqiptare dhe një protestë qytetare, të cilat i detyruan autoritetet të rishikonin kuadrin ligjor dhe masat për rregullat e lundrimit në det dhe sigurinë e pushuesve në Shqipëri.

You Might Also Like

Lladrovci: Rruga Drenas–Guri i Plakës mbetet e bllokuar

SHBA sekuestron tankerin e naftës me flamur rus të lidhur me Venezuelën

Amerika bashkon kundërshtarët e betuar në Lindjen e Mesme, dihet se për çfarë u ra dakord

Putini festoi Krishtlindjet i rrethuar nga oficerë të GRU-së

WSJ: Rusia dërgoi një nëndetëse për të shoqëruar një cisternë nafte

Kosova Times May 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Politikan o “Skënderbe” dëshmoje veten me armik e jo me vëlla!

Kosova Times Kosova Times January 21, 2023
Kaos i ri në Spanjë, trena dhe linja të shumta të bllokuara pas vjedhjes së kabllove: “Ky është sabotim serioz”
ShBA-ja synon që vendimi për targat të zbatohet në mënyrë paqësore
Kroacia zbardh listën për EURO 2024
Klubeve të natës në Prishtinë u kërkohet të paguajnë taksën e pas mesnatës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?