By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vazhdojnë protestat kundër projektligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vazhdojnë protestat kundër projektligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji
Rajon / Botë

Vazhdojnë protestat kundër projektligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji

Kosova Times
Last updated: 2024/05/08 at 11:53 AM
Kosova Times Published May 8, 2024
Share
SHARE

Protestat kundër të ashtuquajturit projektligji për “agjentët e huaj”, i cili pritet të kalojë në leximin përfundimtar në Parlamentin e Gjeorgjisë, kanë vazhduar në kryeqytetin gjeorgjian.

Qytetarët gjeorgjianë marshuan në kryeqytet mbrëmjen e 7 majit në shenjë kundërshtimi të vendimeve të Qeverisë për të sjellë legjislacione të cilat rrezikojnë dëmtimin e marrëdhënieve të Tbilisit me Perëndimin.

Ata marshuan nga ndërtesa e Parlamentit në drejtim te zyrave qendrore të partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, ku u përballën me një kordon policor.

Disa prej tyre bartnin flamuj të BE-së dhe të Gjeorgjisë. Nuk u raportua për dhunë.

Në protestat tashmë javore kundër, siç e quajnë kritikët “ligjit rus”, ka pasur nganjëherë edhe veprime të ashpra policore për shpërndarjen e turmave. Raportohet se ka pasur përdorim të plumbave të gomës, arrestime dhe banda të cilat i kanë sulmuar demonstruesit.

Njëri prej organizatorëve të protestës më të fundit, Zviad Tsetskhladze, tha se kundërshtarët e projektligjit e kanë krijuar një grup, i cili do të përpiqet të sigurojë mbështetje financiare për individët të cilët pushohen nga puna e tyre në sektorin publik, për shkak të kundërshtimit të projektligjit.

Dhjetëra mijëra gjeorgjianë kanë dalë në rrugët e Tbilisit dhe të qyteteve të tjera në protestat të cilat kanë hasur në përgjigje të ashpër policore, si sprej kimik dhe gaz lotsjellës, topa uji, dhe siç dyshohet, edhe plumba gome.

Projektligji i detyron mediat dhe organizatat joqeveritare dhe jofitimprurëse të regjistrohen si “ndjekëse të interesave të një pushteti të huaj”, nëse më shumë se 20 për qind e të ardhurave të tyre vijnë nga jashtë.

Qeveria ngul këmbë se ligji do të jetë në përputhje me standardet e BE-së dhe se qëllimi i vetëm i tij është rritja e “transparencës” dhe parandalimi i “ndikimit të dëmshëm nga jashtë” në skenën politike të vendit.

Projektligji pritet të hidhet në votim për leximin e tretë dhe të fundit deri më 13 maj.

Ëndrra Gjeorgjiane dhe aleatët e saj duket se i kanë votat e mjaftueshme për ta kaluar këtë projektligj dhe, mbase, edhe për ta rrëzuar veton, të cilët presidentja Salome Zourabichvili është zotuar se do ta përdorë.

Liderët e BE-së kanë thënë se zbatimi i këtij ligji do të ndikojë në shpresat e Gjeorgjisë për t’iu bashkuar bllokut. Projektligji është dënuar edhe nga ShBA-ja, e cila ka qenë mbështetësja më e madhe e ish-republikës sovjetike në vitet e fundit.

You Might Also Like

‘Jemi gati të nënshkruajmë’: Zelensky thotë se garancitë e sigurisë së SHBA-së janë finalizuar, ndërsa Donbasi mbetet çështja kryesore

A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?

Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën

Bloomberg: SHBA-të duan të heqin çdo kufizim mbi praninë e tyre ushtarake në Grenlandë

Shërbimet amerikane po “gërmojnë” në Serbi, paniku mbizotëroi në Beograd

Kosova Times May 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

FSK realizon ushtrimin fushor në Mitrovicë, përdoret municioni i vërtetë

Kosova Times Kosova Times February 19, 2023
Është e domosdoshme për Kosovën kthimi kah vetja e saj, kah identiteti i saj dardan evropian e Kastriotiano-Terezian
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për disa qytetarë
Birra e parë shqiptare që nga ky muaj do të tregtohet edhe në Kosovë
Ushtria izraelite nis sulme në pjesën qendrore të Gazës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?