By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Harmonizimi i mendjes me shpirtin!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Harmonizimi i mendjes me shpirtin!
Opinion

Harmonizimi i mendjes me shpirtin!

Kosova Times
Last updated: 2024/05/09 at 10:48 PM
Kosova Times Published May 9, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Fjala e dalë nga goja e shpërfaqë shpirtin e njeriut nga brenda. Asnjëherë nuk ka qenë më e vështirë ta nxjerrësh fjalën që ta thotë zemra, pasi duhet peshuar mirë fjalën nga mendja. Fjala e mendjes dhe pendës së mprehtë e syrgjynos shpirtin e njeriut të ligë. Thënia e së vërtetës të ndihmon të përballesh me akuzat e gënjeshtarëve. Ai që s’e thotë të vërtetën është djall dhe hipokrit i madh.

Ja vlen të rrezikohet për të vërtetën

Andaj, çdo herë, para se ta them të vërtetën, bëhem gati t’i përballoj akuzat e gënjeshtarëve, mashtruesve dhe hipokritëve, për shkak se thënia e së vërtetës e ngrit rrezikun e jetës! Në ditët e sotme thënia e së vërtetës është e barabartë me akt revolucionar.

Në momentin që e thua të vërtetën, për një minutë të bëhen një qind e një mirë armiq, ndërsa nëse ua kamuflon të vërtetën dhe ua prezanton çfarë atyre ju pëlqen atëherë brenda një kohe relativisht të shkurtër ke për të ofruar rreth vetes shumë “miq”, ku të njëjtëve pas tre ditëve nëse ua thua përsëri të vërtetën lakuriqe, të sulmojnë me sharje dhe fyerje më çnjerëzore!

Për këtë arsye, asnjëherë nuk i mbajë ngatë zemrës çfarë thonë të tjerët, por jam i vëmendshëm çfarë u them paraprakisht unë atyre.

Ndjenja e brendshme apo gjendja shpirtërore të ofron besueshmëri, qëndrueshmëri dhe këmbëngulësi në tejkalimin e situatave konfliktuoze. Vetëbesimi është themeli i të gjitha arritjeve në jetë dhe forca për tejkalimin e vështirësive është tek gjendja shpirtërore.

Meditimi është mënyra më e mirë për të shmangur mendimet negative dhe për të mbushur mendjen tuaj me pozitivitet dhe kënaqësi shpirtërore.

Mos hezitoni ta thuani të vërtetën pavarësisht konsekuencave, pasi vetëm e vërteta e sjellë në të mirën. Njeriu duhet të vazhdojë të thotë të vërtetën dhe ta dëshmoj vërtetësinë e fjalës së vet, në të kundërtën bie në nivelin e gënjeshtarëve.

Kur fjala e njeriut përputhet me atë që ka në zemër, atëherë ajo e tregon kthjelltësinë e mendjes dhe shpirtit. Thënia e së vërtetës është instrumenti dhe argumenti më i mirë për të ndërtuar ardhmërinë e gjeneratave të reja, kurse gënjeshtra është mohim i së vërtetës dhe mjegullim i së ardhmes së shumë gjeneratave.

Durimi është aftësia e pritjes pa u mërzitur, pa u lodhur dhe pa u lakuar, është ruajtja e qetësisë shpirtërore në momentin kur ballafaqohemi me vështirësi. Durimi është virtyt i lartë i njeriut të vendosur, është një forcë e brendshme shpirtërore që e përgatit njeriun për tejkalimin e të gjitha sfidave jetësore.

You Might Also Like

Çipa: “Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: një skenë politike e pasigurt”

Si të negociohet me Rusinë

Aristidh Kola “Nderi Kombit” historia që u ringrit pas 25 vjetësh heshtje!

Sa përqind do të marrë LDK-ja në këto zgjedhje?

Tragjedia njerëzore si mundësi për Luftën Speciale të Rusisë në Ballkan

Kosova Times May 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani takon Bećirovićin në Munih: Koordinim për sigurinë dhe rrugën euroatlantike

Kosova Times Kosova Times February 14, 2025
CNN: Shqipëria vend ideal për t’u vizituar edhe në vjeshtë
Gastronomia dhe hoteleria paguajnë 117.08 % më shumë tatim
“Ai vërtetoi se është kriminel…”
Haçkaj: Elementët e procesit të votimit të diasporës, të miratohen të gjitha së bashku
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?