By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Kurti në hapjen e festivalit `Mitrovica Internacional Jazz`
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Letër nga qielli
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Letër nga qielli
Lajme

Letër nga qielli

Kosova Times
Last updated: 2024/05/09 at 9:06 PM
Kosova Times Published May 9, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Ilir MUHARrEMI

Po ju shkruaj këtë letër nga qielli dhe po më errën sytë dhe ndoshta s’do të mundem as ta përfundoj këtë letër,

Dje natën me vdiqën tre fëmijë. Tre engjëj. Tërë jetën luftova për t’i shpëtuar këto krijesa të vogla e të njoma. Sapo erdhën në jetë, krejt orët e jetës së tyre qëndrova pranë shpirtrave të tyre. Edhe në çastet kur kishin temperaturë, nën ethet e zjarrta që shkundin trupin e tyre të gjorë, unë ju qëndroja pranë krevatit. Shpesh ju vura pece të ftohta mbi ballin e tyre të zhuritur, ju shtrëngoja duart e vockla e të shqetësuara e përpëlitëse. Çdo klithmë që lëshohej nga shpirti dhe buzët e tyre, për mua ishte një shpuarje në zemër. Radhën e gjumit e prisja e fundit nganjëherë edhe flija mbi karrige të fortë. E ndjeja frymëmarrjen e lehtë të engjëjve të mi dhe ritmin e ngadalësuar të zemrës. Radha atëherë më vinte mua që t’i dorëzohesha gjysmë vdekjes.

Aq sa kishim jetë herë ishim të lumtur e herë të zhgënjyer, në fund të fundit zhurma dhe loja e jetës ka këto ngjyra.

Nata po afrohej, dritat që ndriçojnë qytetin sonte janë zbehur dhe vëreja në sytë e mi dritë teksa përpëlitej nën qerpikun tim. Dy fëmijët e vegjël i mbaja të shtrënguar dorë për dore. I ndjeja shtrëngimet e duarve të vockla veçanërisht majat e gishtërinjve të ftohura dhe zhurmën e pandërprerë të hapave. Teksa ecnin mbi urë, ndjeja nën këmbë e mia rrëshqitjen e rrymave të ujit të ftohtë të Bunës. Më dukej sikur kjo urë po lëvizë dhe toka po merr frymë, dhe rruga që po merrnim sonte zgjatjen e ka deri në qiell. Përnjëherë yjet në qiell na braktisen, jeta jonë më nuk është e jona. Këtë arrija ta kuptoja.

Çdo çast dritat zbeheshin, vëreja qiellin e zi. Unë e ndjeja vdekjen, por nuk e kuptoja rëndësinë e saj. Vogëlushet ecnin dhe ecnin pas meje, të kapur, qeshnin, flisnin për të nesërmen për planet e tyre. Mendoja edhe të kthehesha nga kjo rrugë, diçka nga brenda më shtynte të vazhdoja dhe përnjëherë mu duk si rrugë me mjegull dhe akull. Nëse kthehesha prapë do vazhdoja drejt mjegullës dhe akullit, atëherë vendosa të ecja prapë drejt lumit të ftohtë, aty te qetësia, klithma shpirtërore, heshtja e përjetshme e rehatisë, fundit kaotik dhe poshtërsisë njerëzore. Teksa bashkoheshim nën ngrohtësinë qiellit, ftohtësia e lumit ishte shumë e shpejtë dhe nuk zgjati shumë. Engjëjt nuk patën kohë të qanin. Jemi shtrënguar shumë ashtu tok pa zhurmë ikëm. Zëri i tyre është tash zëri i perëndive.

Në fillim mu morën mendtë dhe e plotësova mundësinë e vetme që e kisha, pra vdekjen tonë.

Lidhja ime biologjike me engjëjt nuk më frenoi që në paralindje, i kishe diku në fantazinë time, gjatë jetës edhe t’i merrja prapë në fundin tim pas. Askush nuk mund ta këput lidhjen e fortë të nënës me fëmijët e vet.

Tani engjëjt e mi qëndrojnë të shtirë atje në krevatin e tyre të ngushtë fëmijëror, sytë i kanë të mbyllur, sy të zgjuar, të bukur, duart i kanë të kryqëzuara, e qirinjtë digjen rreth trupave të tyre e unë mezi i hedh sytë tek ata. Arsyeja se kur flakërojnë qirinjtë mbi fytyrat e tyre të bukura dhe mbi gojën tashmë të kyçur, valëviten hije, e më duket sikur i lëvizin tiparet, më duken se janë të gjallë, do zgjohen përsëri, me zërin e tyre fëmijëror do më klithin në vesh “Nënë, ne prapë të duam”.

Ky tekst i dedikohet nënës Alma Arrazi e cila u vet-mbyt me tre fëmijët e saj

You Might Also Like

Kurti në hapjen e festivalit `Mitrovica Internacional Jazz`

Festivali i 24-t “DokuFest” në Kosovë vazhdon me entuziazëm

Kurti: Ofruam dy kompromise, s’ka pasur hapa nga pala tjetër

Protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Dua Lipa: E bëre Prishtinën të shkëlqejë edhe më shumë

Kosova Times May 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump pauzon doganat, për të gjithë, përveç Kinës. Tregjet e aksioneve u hodhën ndjeshëm

Kosova Times Kosova Times April 9, 2025
I vazhdohet paraburgimi Thaçit dhe Veselit
Moldavia arreston disa veta që “u stërvitën në Rusi, Bosnjë e Serbi për destabilizimin” e saj
Shevchenko: Shqipëria po rritet, zhvillimi më i madh vjen nga futbolli
Abdixhiku kërkon përkrahjen e mërgatës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?