By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dënohet me 400 euro gjobë i akuzuari që kanosi deputeten Kusari-Lila
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dënohet me 400 euro gjobë i akuzuari që kanosi deputeten Kusari-Lila
Lajme

Dënohet me 400 euro gjobë i akuzuari që kanosi deputeten Kusari-Lila

Kosova Times
Last updated: 2024/05/10 at 7:17 PM
Kosova Times Published May 10, 2024
Share
SHARE

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 400 euro gjobë Emin Latin, i cili akuzohet se ka kanosur dhe ka përhapur gjuhë të urrejtjes ndaj deputetes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Shpallja e aktgjykimi është bërë të premten nga gjykatësi i rastit Driton Berisha derisa prezentë ishte vetëm mbrojtësi i të akuzuarit Lati, Agon Rrecaj kurse munguan e dëmtuara dhe përfaqësuesi i saj.

Emin Lati ngarkohet me dy vepra penale, për “kanosje” dhe për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

I akuzuari u dënua me 400 euro gjobe pasi paraprakisht me pëlqimin e tij dënimi me burgim prej 120 ditësh i është shndërruar ne gjobe prej 400 për veprën penale kanosje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Nëse i njëjti nuk mund ta paguajë dënimin me gjobë atëherë mund te mbajë dënimin me burgim ku për një ditë burg do t’i llogaritet 20 euro.

Sipas aktakuzës të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Lati akuzohet se në emisionin “Frontal”, në “T7”, në korrik të 2023-ës, ka kanosur Kusari-Lilen, e cila është edhe shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Sipas aktakuzës, në emisionin televiziv kishte thënë se: “Jena ligë na veteranët se atë duhet me e ngreh zhag nëpër asfalt derisa të ja qesim eshtrat në tokë”.

Veç kësaj, Lati akuzohet edhe se ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje ndaj deputetes Kusari-Lila në mënyrë që të prishë rendin publik.

Aktakuza ndaj Latit është ngritur më 11 janar 2024 nga prokurorja Rukije Sheshivari.

Në Polici, Lati kishte thënë se ka deklarimet në emisionin Frontal i ka pasur emocionale. Ai ka thënë se ishte ndier i ofenduar dhe keq emocionalisht kur kishte dëgjuar përgjimet e Mimoza Kusari-Lilës me një deputet serb që ka folur për heqjen e veteranëve nga ligji për pagën minimale.

Kusari-Lila kishte ushtruar kallëzim penal ndaj Latit, duke deklaruar para organeve të hetuesisë se qenë periudhë sfiduese për sigurinë e saj dhe të familjes së saj pas deklaratave të Latit.

“Deklaratat e tilla po që ka ndjellë dhunë, ka bërë thirrje për cenimin e integritetit tim fizik, dhe si e tillë jam e bindur se duhet të sanksionohet me të gjitha masat ligjore në mënyrë që si praktikë të mos përsëritet ndaj askujt…”, kishte deklaruar Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka deklaruar se ndjehet e kërcënuar dhe e abuzuar nga deklaratat publike të Latit.

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times May 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: Britania nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës

Kosova Times Kosova Times April 2, 2025
Ekspertë gjermanë dhe vendorë diskutuan për ruajtjen e natyrës në BP
Llukashenko hesht, i përgatisin sabotazh para hundës! I japin një goditje të madhe rusëve
Shën Petersburg të kthehet në emrin sovjetik të Leningradit për tre ditë
Nga Dushkaja në Prekaz!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?