By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dhoma GuestDNA si çelësi i transformimit të industrisë hoteliere
December 15, 2025
Dubai prezanton regjistrimin biometrik në hotele në të gjithë destinacionin
December 15, 2025
Receta e Kek me Xhenxhefil
December 15, 2025
“Peshku nga veriu” që pushtoi Evropën: Receta të shijshme me merluc për frymëzim për festat
December 15, 2025
Dokumentari për korrupsionin në sistemin gjyqësor qe solli mijëra rumunë në protestë
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kina forcon bashkëpunimin me Hungarinë përmes një partneriteti “gjithëpërfshirës”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kina forcon bashkëpunimin me Hungarinë përmes një partneriteti “gjithëpërfshirës”
Rajon / Botë

Kina forcon bashkëpunimin me Hungarinë përmes një partneriteti “gjithëpërfshirës”

Kosova Times
Last updated: 2024/05/10 at 10:08 PM
Kosova Times Published May 10, 2024
Share
SHARE

Presidenti kinez Xi Jinping tha të enjten gjatë vizitës në Hungari se Kina po forcon marrëdhëniet diplomatike me Hungarinë në një partneritet “gjithëpërfshirës”.

“Jemi të gatshëm ta konsiderojmë këtë si pikënisje për t’i çuar marrëdhëniet tona dypalëshe dhe bashkëpunimin pragmatik drejt një niveli më të avancuar,” deklaroi Presidenti Xi.

Hungaria ishte vendi i tretë dhe i fundit që zoti Xi vizitoi gjatë vizitës së tij të parë evropiane në pesë vitet e fundit. Zoti Xi arriti në kryeqytetin hungarez Budapest të mërkurën mbrëma pasi vizitoi Francën dhe Serbinë.

Gjatë qëndrimit në Budapest, udhëheqësi kinez u takua me Kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili ka zgjeruar bashkëpunimin e vendit të tij me Kinën që kur mori pushtetin në vitin 2020. Zoti Xi nxiti aleatin më të afërt të Kinës në Bashkimi Evropian që të “luajë një rol më të madh në BE dhe të nxisë një zhvillim të ri dhe më të madh të marrëdhënieve ndërmjet Kinës dhe BE-së”.

Hungaria pritet të bëhet kryesuese e radhës e BE-së në korrik.

Hungaria dhe Kina njoftuan se nënshkruan 18 marrëveshje dypalëshe për të thelluar marrëdhëniet ekonomike dhe kulturore ndërmjet tyre. Zoti Xi tha se marrëdhënia dypalëshe ndërmjet Pekinit dhe Budapestit “është në pikën më të lartë në histori”, sipas një deklarate të lëshuar pas takimit.

Projektet e reja të cilat u shpallën të enjten përfshijnë ndërtimin e një gaz-sjellësi ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë dhe bashkëveprim të Pekinit dhe Budapestit në fushën bërthamore.

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto gjithashtu tha se Hungaria dhe Kina do të fillojnë të përgatiten për ndërtimin e hekurudhës së Budapestit që do të transportojë mallrat e prodhuara nga fabrikat kineze në pjesën lindore të Hungarisë për në tregjet e Evropës perëndimore.

Hungaria është bërë partner i rëndësishëm investimesh dhe tregtie për Kinën në një kohë kur shtetet e tjera të BE-së kanë filluar të distancohen nga ky shtet aziatik. Budapesti ndërkohë, ka kultivuar marrëdhënie më të afërta me Pekinin dhe Moskën.

Pekini ka investuar miliarda në Hungari dhe e konsideron atë si portë të rëndësishme për të depërtuar në Bashkimin Evropian që ka 27 shtete anëtare.

Kina po financon një projekt madhor hekurudhor që do të lidhë me trena të shpejtësisë së lartë kryeqytetet e Hungarisë dhe Serbisë. Ky projekt do të kushtojë 2.1 miliardë dollarë dhe pjesa dërrmuese e kësaj shume do të financohet përmes një huaje nga Kina. Projekti është pjesë e nismës Një Brez një Rrugë, i iniciuar nga zoti Xi para një dekade për të ndërtuar infrastrukturën botërore dhe rrjetet energjetike që lidhin Azinë me Evropën dhe Afrikën.

“Dua ta siguroj Presidentin se Hungaria do të vazhdojë t’iu sigurojë kushte të drejta kompanive kineze që investojnë në vendin tonë,” tha zoti Orban. “Do të krijojmë mundësi që teknologjitë më moderne të Perëndimit dhe më moderne të Lindjes të takohen dhe të ndërtojnë bashkëpunim në Hungari.”

Gjatë vizitës së zotit Xi në Paris, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kërkuan nga zoti Xi të sigurojë tregtinë e drejtë me Evropë dhe të përdorë ndikimin e tij në Rusi për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në Ukrainë.

You Might Also Like

Dokumentari për korrupsionin në sistemin gjyqësor qe solli mijëra rumunë në protestë

Me këtë metodë të thjeshtë, pula e skuqur do të jetë lëngshme dhe krokante

Një dokument identifikimi i klubit serb të gjuetisë u gjet në portofolin e sulmuesit të Sidneit, ai ishte anëtar i tij

SHBA: I dyshuari i arrestuar për masakrën e Brown lirohet – Ku po shkojnë hetimet?

Kërcënimi i Rusisë është “agresiv”: Çfarë thotë kreu i ri i MI6

Kosova Times May 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Putin thotë se Rusia ka sulmuar Ukrainën me një raketë të re me rreze të mesme veprimi

Kosova Times Kosova Times November 21, 2024
KQZ me përgatitje intensive për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
Sylejman Selimi dëshmoi në ditën e dytë në Hagë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me padinë e Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës
NATO shqyrton mënyrat për të forcuar lidhjet me Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?