By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pas vendimit të Strasburgut, KPA rikthen në detyrë prokuroren Sevdari
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Pas vendimit të Strasburgut, KPA rikthen në detyrë prokuroren Sevdari
Rajon / Botë

Pas vendimit të Strasburgut, KPA rikthen në detyrë prokuroren Sevdari

Kosova Times
Last updated: 2024/05/10 at 8:04 PM
Kosova Times Published May 10, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, (KPA) shkalla më e lartë e gjykimit në procesin e rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve, u detyrua të premten të rrëzojë një vendim të tijin të marrë në shkurt të vitit 2019 për shkarkimin e prokurores Antoneta Sevdari, në atë kohë dhe anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Akti i sotëm erdhi pasi në dhjetor të vitit 2022, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, (GjEDNj), gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës “E drejta për jetë private”, në rastin e shkarkimit të saj.

“Në kushtet kur parashikimet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe vendimmarrja e GjEDNj-së janë të detyrueshme për zbatim nga shteti shqiptar dhe për sa kohë lidhur me çështjen objekt gjykimi, dhënia e masës disiplinore e shkarkimit nga detyra është çmuar nga GjEDNjse ka cenuar nenin 8 të Konventës, e vetmja alternativë për përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar të zonjës Antoneta Sevdari është konfirmimi i saj në detyrë”, thuhet në vendimin e KPA-së.

Zonja Sevdari kaloi fillimisht me sukses testin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vendimi i të cilit u ankimua pak javë më pas nga Komisionari Publik “për shkak të problemeve të vërejtura si me pasurinë e deklaruar prej saj, ashtu dhe me aspektin e aftësive profesionale”. KPA-ja nga ana e saj kishte vlerësuar se kishte gjetur me vend, dyshimet e ngritura lidhur me pasurinë e bashkëshortit të saj, për mos paraqitjen e dokumentacionit për pagesën e tatimeve për të ardhurat si emigrant në Greqi dhe më pas nga puna në Arabinë Saudite. Ndërsa sa i takon aspektit profesional, Kolegji i ishte referuar një çështjeje të cilën ajo nuk e kishte apeluar.

Vendimi i KPA-së, ishte kritikuar haptazi nga përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, sipas të cilit Kolegji kishte bërë një interpretim të gabuar të ligjit kur ishte shprehur për “deklarim të pamjaftueshëm”, e se po ashtu dhe mosapelimi i një çështjeje, i konsideruar si “mangësi profesionale”, kishte qenë një rast pa shumë peshë dhe i vetmi në të gjithë karrierën e prokurores.

Edhe Gjykata evropiane konstatoi më pas se shkarkimi i saj “bazuar në thelb në faktin se ajo nuk ishte në gjendje të provojë se bashkëshorti i saj pagoi taksat në një pjesë të të ardhurave nga aktivitete të ligjshme në dy dekadat e shkuara dhe në mungesë të ndonjë indicie për keqbesim apo dhunim të qëllimtë nga vetë aplikanti, ishte disproporcional me synimet e ligjshme të procesit të vettingut”.

Pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm, prokurorja Sevdari, u shfaq e emocionuar, duke deklaruar se “sot është një ditë shumë e rëndësishme për mua si personalisht ashtu dhe profesionalisht. Ndihem e gëzuar që më në fund arrita të marr drejtësinë që vlerësoj se e meritoja. Sot është dita e drejtësisë dhe unë e ndjej dyfish përgjegjësinë që në vazhdim të mbetem e fokusuar në shërbim të saj”.

Ky është rasti i parë, kur KPA rrëzon një vendim të marrë nga trupa e saj. Por rasti Sevdari nuk mund të përdoret si precedent, pasi vetë Gjykata Evropiane ka saktësuar se kjo çështje vlerësohet si “përjashtimore” dhe nuk mund të shërbente për të hedhur poshtë në tërësi procesin e vetingut në Shqipëri.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

Kosova Times May 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dhune brenda familjes, arrestohet autori i rrahjes

Kosova Times Kosova Times August 23, 2024
A po blejnë Vuçiç dhe Rama ‘lejen për një luftë të re’ përmes dhëndrit të Trump?
Prizreni nderon Ditën e Çlirimit, qytetarët marshojnë deri te Shatërvani
Edhe tre serb të tjerë do të gjykohen në mungesë për krime lufte
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?