By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive
December 14, 2025
Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut
December 14, 2025
Shtëpia e Pierre Cardin në Côte d’Azur është aq e mirë sa hyri në tekstet shkollore të arkitekturës
December 14, 2025
30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot
December 14, 2025
Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rohde: Kërkesa për draft-statutin e Asociacionit për anëtarësimin në KiE s’është surprizë për Kurtin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rohde: Kërkesa për draft-statutin e Asociacionit për anëtarësimin në KiE s’është surprizë për Kurtin
Lajme

Rohde: Kërkesa për draft-statutin e Asociacionit për anëtarësimin në KiE s’është surprizë për Kurtin

Kosova Times
Last updated: 2024/05/10 at 11:09 PM
Kosova Times Published May 10, 2024
Share
SHARE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania e do Kosovën në Këshillin e Evropës, por duhet një shumicë prej dy të tretave të shteteve anëtare për ta siguruar këtë.

Rohde tha se në qendër të Këshillit të Evropës është mbrojtja e pakicave, dhe në këtë kontekst, sipas tij, zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit ishte një hap i rëndësishëm.

“Megjithatë, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është gjithashtu një çështje shumë e rëndësishme për të cilën Kosova është përkushtuar tashmë në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015 dhe në marrëveshjet e Ohrit”.

“Ne mendojmë se nga një numër bisedash që kemi pasur, ia kemi bërë të qartë Qeverisë së Kosovës që një votim i suksesshëm, ka nevojë për hapa të mëtejshëm për ta siguruar këtë shumicë prej dy të tretash. Megjithatë, këto hapa të nevojshëm ende nuk janë ndërmarrë dhe keni parë deklarata edhe nga partnerët e QUINT-it se një hap i tillë i domosdoshëm mund të jetë dhe duhet të jetë dërgimi i këtij draft-statuti në Gjykatën Kushtetuese. Dhe në këtë sfond, mendoj se ende nuk është vënë në rend dite aplikimi i Kosovës për anëtarësim”, tha Rohde për A2CNN.

Rohde më tej tha se nuk bëhet fjalë për mungesë anëtarësie të Kosovës në KiE, por sipas tij, Gjermania do të një votë të sigurt, teksa shtoi se kërkesa që e lidhë anëtarësimin e Kosovës në KiE s’është surprizë për kryeministrin Albin Kurti.

“Dhe kryeministri, siç e kemi thënë publikisht unë dhe të tjerët, ka pasur biseda me liderët politikë, me presidentin Macron, me kancelarin Scholz. Ai u takua me ministrin tim të jashtëm më 26 prill dhe ne gjithmonë, të gjithë, i kemi dhënë Kosovës pritshmëri të qarta për këtë temë”.

“Pra, nuk është një surprizë. Dhe e kemi thënë edhe publikisht, një votim i dështuar do të ishte një fatkeqësi. Pra, ne duam Kosovën në Këshillin e Evropës dhe duam një shumicë të sigurt. Dhe për ta siguruar atë, ju duhet të bëni disa hapa pozitivë, të cilët sapo i shpjegova”, tha ai.

Ai më tej foli edhe për skenarin që Kosova t’i bashkohet Këshillit të Evropës javën e ardhshme, duke thënë se për këtë duhet një “vendim i guximshëm nga ana e qeverisë”.

“Ju mund të vendosni diçka në rendin e ditës në një periudhë shumë të shkurtër. Megjithatë, sa më shpejt të merret një vendim i guximshëm nga ana e qeverisë, aq më të mëdha janë shanset për të pasur një votë dhe për të pasur një shumicë të sigurt, sepse në politikë duhet të bindësh edhe vendet skeptike”.

“Dhe do të përsëris, mendoj se do të ishte suksesi më i madh i politikës së jashtme të Kosovës që prej një dekade. Dhe, e dini, nuk do të doja asgjë më shumë se sa ta shihja Kosovën në Këshillin e Evropës sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Rohde.

You Might Also Like

Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut

Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së

Kurti nderon mësuesin Osman Jakupi

Gërvalla: Mbështetje humanitare për popullsinë civile në Gazë

PDK përkujton 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve

Kosova Times May 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kreu i Ministrisë së Jashtme të DPRK njoftoi urdhrin e Kim Jong-un për të ndihmuar Rusinë në “luftën e shenjtë”

Kosova Times Kosova Times November 1, 2024
Gjendet e vdekur një 54-vjeçare në Prizren
Gjashtë ditë punë për një palë këpucë artizanale
Në Kardiologji kryhet një operacion i rrallë
Forbes: Familja e Dodik zotëron disa kompani dhe pasuri të paluajtshme në BiH dhe Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?