By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bashkëpronarja e Miss Universe akuzohet për mashtrim, gjykata në Tajlandë lëshoi ​​një urdhër arresti për të
November 27, 2025
Posta e Kosovës dhe Posta Shqiptare forcojnë bashkëpunimin strategjik
November 27, 2025
Nga UÇK te Ushtria e Kosovës: 28 Vite Rrugëtim dhe Transformim
November 27, 2025
Institucionet bashkojnë forcat për mbrojtjen e viktimave të krimit
November 27, 2025
BE mirëpret vendimin e qeverisë për financimin e RTK-së
November 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zeka: Për herë të parë në QKUK përdoret ilaçi që kushton mbi 2 milionë euro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Zeka: Për herë të parë në QKUK përdoret ilaçi që kushton mbi 2 milionë euro
Shëndetësi

Zeka: Për herë të parë në QKUK përdoret ilaçi që kushton mbi 2 milionë euro

Kosova Times
Last updated: 2024/05/11 at 2:21 PM
Kosova Times Published May 11, 2024
Share
SHARE

Për herë të parë në Kosovë, një fëmijë nën moshën dyvjeçare është trajtuar me një ndër ilaçet më të shtrenjta në botë “Zolgensma”, terapi kjo e cila ka vlerën mbi dy milionë dollarë. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën shefi i Repartit të Neurologjisë në Pediatri, Naim Zeka, i cili tha se kjo terapi është aplikuar në Pediatrin e QKUK-së për trajtimin e sëmundjes së atrofisë spinale muskulore.

Një fëmijë i moshës dy vjeçare i cili vuan nga sëmundja e atrofisë  spinale muskulore në Kosovë, është trajtuar me ilaçin ndër më të shtrenjtë në botë. Aplikimi i terapisë është bërë nga stafi i repartit të Pediatrisë në QKUK, ka thënë për Radio Kosovën shefi i Repartit të Neurologjisë në Pediatri, Naim Zeka, i cili tha se pasi kanë fituar donacionin, nga kompania zvicerane “Novartis”, ata janë pajisur me certifikata dhe janë autorizuar për të bërë trajtimin e fëmijëve me këtë terapi në Kosovë.

“Terapia është aplikuar me 7 mars. Terapia vërtet është shumë e shtrenjtë. Kushton 2 milionë e 125 mijë dollarë. Kjo terapi është fituar nëpërmjet një donacioni nga firma “Novartis”. Çdo gjë ka shkuar në rregull, fëmijën jemi duke e përcjell dhe gjendja e pacientit është stabile. Këtë pacient nuk e kemi zgjedhur ne, por ka qenë i vetmi pacient në momentin kur kemi konkurruar për këtë medikament  që i ka plotësuar kriteret të cilat i parashtron vetë mënyra e dhënies së terapisë”, deklaroi Zeka.

Ndërkaq, familjarët e fëmijës dy vjeçar i cili është trajtuar me këtë terapi, pa dashur të identifikohen, kanë treguar për Radio Kosovën se gjendja e fëmijës është stabile. Ata thanë se Ministria e Shëndetësisë u ka premtuar që do t’ua sigurojë një aparaturë që do të lehtësonte trajtimin  efikas të fëmijës.

Ndërsa, shefi i Shërbimit të Neurologjisë Pediatrike thotë se suksesi më i madh është që detektimi i sëmundjes të bëhet qysh në moshat e hershme përmes screeningut neonatal, i cili do ta plotësonte suksesin e vetë terapisë.

“Terapia ka arritur tek ne një muaj femja pa i mbushur dy vite. Ky ka qenë afati i fundit që sot përdoret kjo terapi për të pasur efekt. Parakusht për një  diagnostikim të  hershëm është  “creening testi neonatal”,  i cili do të na sigurojë që këta fëmijë t’i detektojmë më herët dhe t’i parapërgatitim për fillimin e terapisë”, deklaroi Zeka.

Ai tutje thotë se problem i kamotshëm mbetet diagnostikimi i kësaj sëmundjeje, sepse në Kosovë fatkeqësisht  mungon shërbimi i screeningun neonatal.

Radio Kosova ka pyetur Ministrinë e Shëndetësisë se kur do të sigurohet aparatura e nevojshme për këtë analizë, në mënyrë që detektimi i sëmundjes së atrofisë muskulore të bëhet qysh në moshat e hershme. Në një përgjigje me shkrim, Ministria e Shëndetësisë ka thënë për Radio Kosovë se është duke hartuar Programin për skrining neonatal (grupi punues me vendim te Sekretarit të Përgjithshëm të MSh-së është duke punuar intensivisht ) dhe shumë shpejt do të finalizohet dokumenti dhe Plani i Veprimit për vitin 2024-2025 për të gjitha aktivitetet që duhet të realizohen (sigurimi i pajisjeve, infrastruktura trajnimi i stafit etj).

You Might Also Like

8 vitamina kyçe që gratë duhet të marrin për imunitet dhe vitalitet më të mirë

Operacion i rrallë me laparaskop në Spitalin e Pejës

Ky lëng mund të ndihmojë me tensionin e lartë të gjakut dhe sheqerin në gjak, dhe pak njerëz e kanë provuar ndonjëherë

Gastroenterologët paralajmërojnë se ky ushqim, i preferuari i shumë njerëzve, shkatërron shëndetin e zorrëve

Ekipi i neurokirurgjisë i shpëton jetën 48-vjeçares pas një operacioni 7-orësh

Kosova Times May 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Serbi vdiq në fushën e betejës në Ukrainë: Luftoi si vullnetar në krah të forcave ruse

Kosova Times Kosova Times September 17, 2024
Duarlidhur me Tahir Gecajn!
‘Përgatitje për skenarin më të keq’: Fortifikimet në zonën kufitare të Letonisë me Rusinë
BE-ja shqyrton planin për të përdorur asetet e ngrira ruse për rimëkëmbjen e Ukrainës
KQZ: Numërohen 63.60% e vendvotimeve, nis numërimi edhe në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?