By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BQK: Kalon me sukses periudha transitore e rregullores, këto janë efektet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > BQK: Kalon me sukses periudha transitore e rregullores, këto janë efektet
Financa

BQK: Kalon me sukses periudha transitore e rregullores, këto janë efektet

Kosova Times
Last updated: 2024/05/13 at 3:17 PM
Kosova Times Published May 13, 2024
Share
SHARE

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka raportuar për aktivitete të koordinuara për luftimin e monedhave të falsifikuara, veçanërisht monedhave 2 euro, gjatë fundit të vitit 2023 dhe pjesës së parë të vitit 2024.

BQK, thotë se ka organizuar takime ndër-institucionale për këtë qëllim dhe ka zhvilluar aktivitete në përputhje me Planin për Zbatim të Lehtësuar të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme.

Në periudhën deri në prill 2024, BQK ka arritur disa rezultate të rëndësishme në luftën kundër parave të falsifikuara dhe zbatimin e masave të rregullores për operacione me para të gatshme:

– Janë tërhequr nga qarkullimi dhe deponuar në BQK rreth 2.5 milionë copë monedha të denominimeve prej 2 euro;

– Janë detektuar dhe u është parandaluar hyrja në sistemin financiar rreth 54,000 copë monedha të denominimeve prej 2 euro, duke i tërhequr nga qarkullimi të dyshuara si të falsifikuara;

– Është furnizuar ekonomia me afër 7.4 milionë copë monedha euro plotësisht të reja të të gjitha denominimeve pa asnjë tarifë të aplikuar;

– Është furnizuar ekonomia me afër 5.82 milionë copë kartëmonedha euro plotësisht të reja dhe të përshtatshme për ri-qarkullim ne shume prej 261.6 milionë euro;

– Janë importuar monedha krejtësisht të reja 5 milionë copë, ose 8 milionë euro;

– Janë eksportuar 2.4 milionë copë (2.8 milionë euro) të monedhës 2 euro (të tërhequra nga qarkullimi);

– Numri i kartëmonedhave prej 500 (pesëqind) euro të tërhequra nga qarkullimi dhe deponuara në BQK ka kaluar mbi 266,000 (dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë) copë/njësi në vlerë mbi 133 (njëqind e tridhjetë e tre) milionë euro;

– Janë licencuar katër (4) banka për import/eksport të parasë së gatshme; dhe

– 57 autorizime (kryesisht të valutave jo-euro) për transport të parave të gatshme në kundërvlerë të tërësishme prej 177.4 milionë euro.

Përveç kësaj, BQK shton se ka zbatuar Planin për Zbatim të Lehtësuar të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, duke realizuar aktivitete në të gjitha pikat e planit, si funksionalizimi i linjës së telefonit pa pagesë, lehtësimi i kushteve për hapjen e llogarive bankare, dhe pezullimi i përkohshëm i tarifës së BQK-së.

Gjatë kësaj periudhe, BQK ka licencuar 8 degë/zyra të institucioneve financiare, ka vendosur 38 bankomatë/ATM, dhe ka kryer mbi 350 vizita dhe aktivitete promovuese.

BQK ka theksuar se vazhdon të përqendrohet në zgjerimin e qasjes në financa, përfshirjen financiare, edukimin financiar dhe mbrojtjen e konsumatorit. Kjo bankë pohon se ka inkurajuar qytetarët dhe bizneset të përdorin sa më shumë pagesat elektronike dhe të raportojnë çdo dyshim për monedha të falsifikuara tek autoritetet përgjegjëse.  /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Kosova Times May 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

“Prita 10 vjet të martohesha me Emmanuelin” Brigitte Macron zbuloi detajet

Kosova Times Kosova Times November 17, 2023
Njeriu i Trump i kërkon Zelenskit që të mbajë zgjedhje menjëherë pas armëpushimit
Vriten 5 persona në Teksas
Forcat e rraskapitura të Ukrainës luftojnë pranë Bahmutit teksa dimri po afrohet
Gjindet pa shenja jete viktima në banesën e tij në veri të Mitrovicës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?