By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ide për darkë të shpejtë: Rrotull pice i bërë nga brumëra të gatshëm, gati në 15 minuta
May 18, 2025
Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë
May 18, 2025
Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës
May 18, 2025
Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës
May 18, 2025
Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dëshmitari kyç i prokurorisë, Michael Cohen sot në gjyqin kundër ish-presidentit Trump
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dëshmitari kyç i prokurorisë, Michael Cohen sot në gjyqin kundër ish-presidentit Trump
Rajon / Botë

Dëshmitari kyç i prokurorisë, Michael Cohen sot në gjyqin kundër ish-presidentit Trump

Kosova Times
Last updated: 2024/05/13 at 4:49 PM
Kosova Times Published May 13, 2024
Share
SHARE

Ish-avokati i Donald Trump-it, Michael Cohen, filloi të japë sot dëshminë, mbi të cilën juria mund të përcaktojë nëse do ta shpallë fajtor, apo të pafajshëm ish-presidentin amerikan.

Zoti Trump akuzohet se ka fshehur në mënyrë të paligjshme një pagesë bërë aktores së filmave pornografike Stormy Daniels, e cila pretendon se ka patur një marrëdhënie seksuale me të. Zoti Trump e ka mohuar të ketë patur lidhje me zonjës Daniels.

Për rreth një dekadë, 57 vjeçari Michael Cohen, ka punuar si drejtues ekzekutiv dhe avokat në kompaninë e pasurive të patundshme të zotit Trump me bazë në Nju Jork. Ai njihej si njeri besnik i tij dhe në një rast ai ka deklaruar se ishte i gati “të merrte dhe plumbin” për zotin Trump.

Ish-avokati personal i zotit Trump, që nga momenti që ky i fundit mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë në vitin 2017, u nda me të, kur prokurorët federalë nisën të hetojnë fushatën presidenciale të zotit Trump në vitin 2016. Prej atij momenti zoti Cohen u kthye në një nga kritikët më të hapur të zotit Trump.

Të premten, gjykatësi Juan Merchan u kërkoi prokurorëve që t’i kërkojnë zotit Cohen të ndalë deklaratat publike në lidhje me çështjen, pas kërkesës së avokatit mbrojtës t zotit Trump, Todd Blanche, i cili u ankua se zoti Cohen, kishte folur në mediat sociale ndërsa mbante veshur një bluzë ku zoti Trump shfaqej pas hekurave.

Në qendër të gjyqit që nisi më 15 prill në Manhatan është shuma prej 130,000 dollarësh, me të cilën zoti Cohen pagoi zonjën Daniels, për të siguruar heshtjen e saj për një marrëdhënie të dyshuar seksuale me zotin Trump.

Prokurorët thonë se zoti Trump, e rimbursoi më pas zotin Cohen dhe në mënyrë të paligjshme i regjistroi pagesat si shpenzime ligjore të kompanisë së tij.

Sipas akuzës të dhënat e ndryshuara të biznesit mbuluan shkeljen e ligjit zgjedhor dhe të ligjeve të shtetit të Nju Jorkut për taksat. Ndaj ish-presidentit rëndojnë 34 akuza, që nga ato për kundërvajtje, e deri në vepra penale të dënueshme me deri katër vjet heqje e lirie.

Zoti Trump është deklaruar i pafajshëm dhe mohon të ketë patur marrëdhënie seksuale me zonjën Daniels. Ai e quan çështjen ndaj tij, një përpjekje të motivuar politikisht për ta penguar atë ndërsa rikandidon për Shtëpinë e Bardhë.

Në një tubim politik në Nju Xhersi të shtunën në mbrëmje ai e cilësoi prokurorin e çështjes Alvin Bragg, një njeri të korruptuar.

Prokurorët thonë se pagesa për zonjën Daniels ishte pjesë e një skeme të paligjshme për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016, duke blerë heshtjen e atyre personave, që mund të kishin informacione të dëmshme për zotin Trump. Por avokatët e ish-presidentit thonë se pagesa për zonjën Daniels ishte bërë për t’i kursyer atij një siklet me familjen e tij.

Në vitin 2018 zoti Cohen u deklarua fajtor për shkelje të ligjit federal mbi financimin e fushatës, lidhur me pagesën për zonjën Daniels. Ai ka dëshmuar se ishte zoti Trump ai që e kishte udhëzuar atë ta paguante ish-aktoren e filmave për të rritur. Por prokurorët e asaj çështjeje federale, nuk ngritën akuza ndaj zotit Trump, për kryerje të ndonjë shkeljeje penale.

Gjatë procesit gjyqësor avokatët mbrojtës të zotit Trump kanë goditur besueshmërinë e zotit Cohen, duke e paraqitur atë si një gënjeshtar dhe një njeri të cilit nuk mund t’i besohet. Mbrojtja thotë se zoti Cohen e pagoi vetë zonjën Daniels dhe se klienti i tyre nuk ka të bëjë me pagesat që janë në qendër të këtij procesi gjyqësor.

Zoti Cohen ka pranuar se ka gënjyer nën betim disa herë, duke i dhënë mundësi mbrojtjes së zotit Trump, ta përdorë këtë fakt për për të minuar besueshmërinë e tij.

Ai ka pranuar se në vitin 2017 ka gënjyer Kongresin për një projekt në fushën e pasurive të paluajtshme të organizatës Trump në Moskë, që më vonë tha se e kishte bërë për të mbrojtur zotin Trump.

Ai gjithashtu është deklaruar fajtor për shkeljen e ligjit mbi taksat në vitin 2018, por tashmë thotë se nuk e ka kryer atë krim.

You Might Also Like

Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë

Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës

Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës

Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë

Nga lavdërimi te dekorimi: Qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës

Kosova Times May 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Xavi, objektiv i Manchester Unitedit

Kosova Times Kosova Times October 29, 2024
Shefi i Pentagonit Lloyd Austin: Rusia ka avantazhe në Ukrainë, por përballet me sfida të mëdha
Kurti: Qeveria s’do të ndalet së mbështeturi Policinë e Kosovës
Ish-ambasadori Walker nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”/Video
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra në veri të vendit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?