By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjenerata Z në krye të protestave në rrugët e Tbilisit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjenerata Z në krye të protestave në rrugët e Tbilisit
Rajon / Botë

Gjenerata Z në krye të protestave në rrugët e Tbilisit

Kosova Times
Last updated: 2024/05/13 at 7:45 AM
Kosova Times Published May 13, 2024
Share
SHARE

Kur filluan protestat në kryeqytetin e Gjeorgjisë kundër projektligjit të vendit për “agjentët e huaj” muajin e kaluar, organizatorët fillimisht planifikuan të mbanin protesta vetëm në ditët kur mblidhej Parlamenti për çështjen e projektligjit, në mënyrë që ta ruanin energjinë e protestuesve.

Por, pasi Parlamenti e kaloi në lexim të parë këtë projektligj më 17 prill, shumë protestues të rinj nuk donin të pushonin.

Demonstratat vazhduan gjatë fundjavës së kaluar dhe protestuesve iu bë thirrje ta kalojnë natën në qendër të kryeqytetit, në mënyrë që prania e tyre të ndihet në prag të tubimit të Parlamentit më 13 maj, kur pritet të votohet në lexim të tretë dhe përfundimtar ky projektligj.

Projektligji do t’u kërkonte mediave dhe organizatave joqeveritare të regjistrohen si “ndjekës të interesave të një pushteti të huaj”, nëse më shumë se 20 për qind e të ardhurave të tyre vijnë nga jashtë vendit.

“Ata i ndalën protestat dhe u thanë njerëzve se ne duhet të presim deri në leximin e dytë”, tha Zviad Tsetskhladze, student 18-vjeçar në vitin e parë juridik në Universitetin Shtetëror të Tbilisit.

“Por, neve, Gjeneratës Z, nuk na pëlqeu kjo gjendje. Prandaj, ne filluam të protestojmë vetë”, shtoi ai.

Ai dhe studentët e tjerë filluan marshimet nga kampusi universitar deri te ndërtesa e Parlamentit, e cila ndodhet rreth një kilometër e gjysmë larg. Në fillim, organizatorët e protestës tjetër i dekurajuan marshuesit, tha Tsetskhladze, të shqetësuar se, nëse nuk do t’u bashkoheshin atyre shumë njerëz, fotografitë e protestave të vogla do të shpërndaheshin dhe do ta krijonin një narrativë se lëvizja po shuhej. Megjithatë, marshet fituan mbështetje të madhe menjëherë.

“Kur filluam të krijojmë marshe të mëdha, filluam edhe t’u pëlqejmë [organizatorëve të tjerë]”, shtoi ai.

Dhe tani, këta të rinj – kryesisht nga Gjenerata Z, pra njerëz të lindur mes viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2010 – janë bërë faktori kryesor i protestave të Gjeorgjisë, duke ofruar energji, njerëz në rrugë dhe, në disa raste, duke i frymëzuar gjeneratat më të vjetra.

Në një letër për Shërbimin gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë, romancieri i mirënjohur Zaza Burchuladze shkroi se kjo lëvizje duhet të quhet “revolucioni i fëmijëve”.

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, e cila i mbështet protestat, e ka lartësuar vazhdimisht rininë e vendit “me zemër të zjarrtë”. Ajo tha në një fjalim së fundmi se “ne do t’i tregojmë botës se çfarë mund të bëjë Gjeorgjia dhe rinia e saj”.

Rishqyrtimi i projektligjit “agjentët e huaj”

Pasi e solli projektligjin në Parlament fillimisht në mars 2023, partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, u detyrua ta tërheqë atë, për shkak të protestave të mëdha nëpër rrugë dhe kundërshtimeve publike.

Një vjet më vonë, ringjallja e atij që kundërshtarët e quajnë si “ligji rus”, ka nxitur krizën më serioze politike në 12 vjetët e Ëndrrës Gjeorgjiane në pushtet, si dhe ka shqetësuar gjeorgjianët properëndimorë se kjo parti me gjasë po përpiqet ta largojë vendin e tyre nga rruga evropiane.

Protestat e kaluara gjeorgjiane nuk kanë qenë kaq të mbizotëruara nga rinia, tha Vano Abramishvili, drejtor i programit në Caucasian House, një organizatë joqeveritare në Tbilisi, e cila ka shumë programe në lidhje me rininë gjeorgjiane. “Ky është një fenomen i ri”, shtoi ai.

Një vajzë e re duke e mbajtur në dorë një pankartë: "Nuk mund të na e mbyllni gojën", gjatë një proteste në Tbilisi kundër projektligjit "agjentët e huaj", 1 maj.
Një vajzë e re duke e mbajtur në dorë një pankartë: “Nuk mund të na e mbyllni gojën”, gjatë një proteste në Tbilisi kundër projektligjit “agjentët e huaj”, 1 maj.

Pas protestave të vitit 2023, Qeveria njoftoi për disa politika të reja për rininë, si masa lehtësuese për pagimin e borxheve të huave studentore dhe programe të praktikës me pagesë. Këtë vit, pak muaj para se ta risillte projektin për “agjentët e huaj”, kryeministri Irakli Kobakhidze, njoftoi për një plan të ri katërvjeçar për rininë.

“Ata i kushtuan vëmendje të mëdha të rinjve”, tha Abramishvili.

Tani që të rinjtë po protestojnë përsëri në numër shumë të madh – të palëkundur nga përpjekjet e partisë – zyrtarët e Ëndrrës Gjeorgjiane po përpiqen të reagojnë.

Një tubim proqeveritar u organizua nga Ëndrra Gjeorgjiane, ku kishte marsh nga të rinjtë, gjithashtu – i udhëhequr nga Tsotne Ivanishvili, i biri adoleshent i Bidzina Ivanishvilit, themeluesit miliarder dhe ende liderit joformal të Ëndrrës Gjeorgjiane.

Gjatë tubimit pati fjalime nga rreth pesë anëtarë të degës së të rinjve të kësaj partie. “Mund ta shihnit se në ç’mënyrë artificiale ishin sjellë këta të rinj këtu”, tha Abramashvili.

Mediat proqeveritare i kanë portretizuar protestat e të rinjve si “naive” dhe “të manipuluara” nga seniorët e tyre, në veçanti nga partitë politike dhe OJQ-të të cilat janë cak i ligjit të ri.

Kobakhidze shkoi aq larg saqë e cilësoi tërë “Gjeneratën Z” si një “lëvizje të dhunshme”.

Sondazhet kanë treguar se të rinjtë kanë shumë më pak besim në partinë në pushtet krahasuar me grupet e moshave të tjera. Në mars 2023, Qendra Hulumtuese Kaukaziane gjeti se 93 për qind e gjeorgjianëve mes moshës 18 dhe 24 vjeçe duan që vendi të futet në BE, krahasuar me 82 për qind të popullsisë në tërësi.

Një vlerë e cila shihet qartazi në protestat e të rinjve, dhe e cila i dallon të rinjtë gjeorgjianë nga shumë moshatarë të tyre në vendet e tjera, është një ndjesi e fuqishme e patriotizmit.

Flamujt gjeorgjianë shihen gjithandej në demonstrata, ndërsa këndimi i himnit kombëtar është gjë e zakonshme.

Tsetskhladze, i cili ndihmoi në fillimin e marsheve studentore, është njëri prej liderëve të një grupi të të rinjve, i cili quhet Dafioni (“Perëndimi i diellit”). Ky grup doli në sipërfaqe gjatë protestave. Grupi mori vëmendje në një protestë fillestare, kur anëtarët e tij u betuan “për ta mbrojtur shtetësinë e Gjeorgjisë” dhe për “të mos u joshur kurrë nga forcat që tentojnë t’ia dorëzojnë vendin tonë armikut tanë, Rusisë”.

“Gjenerata Z është gjenerata më patriotike që ka jetuar në vendin tonë prej pavarësisë”, tha Tsetskhladze.

Ndryshimi politik

Në shumë mënyra, politikat e Gjeneratës Z burojnë nga ato të paraardhësve të tyre. Sondazhet politike vazhdimisht tregojnë se çështjet ekonomike janë në krye të agjendës së tyre, siç ndodh gjithmonë me çdo gjeneratë në Gjeorgji.

Por, në aspektet e tjera të rëndësishme, të rinjtë që po protestojnë sot përfaqësojnë një ndryshim të rëndësishëm në mendimin politik.

Studentët e sotëm kanë kujtesë të dobët të kohës para se Ëndrra Gjeorgjiane – e cila erdhi në pushtet më 2012 – ta udhëhiqte vendin. Kjo bën që ata të jenë më pak të cenueshëm nga sulmet e zakonshme të partisë në pushtet, e cila e ndërlidh çdo kundërshtar të vetin me ish-regjimin e Mikheil Saakashvilit – i cili edhe sot është tejet jopopullor – dhe me partinë e tij Lëvizja e Bashkuar Kombëtare (LBK).

“Ju nuk mund ta drejtoni gishtin kah ta dhe të thoni se ata janë mbështetës të LBK-së apo të Mishas”, tha Abramishvili, duke e përdorur nofkën e Saakashvilit.

Në të njëjtën kohë, shumica e gjeorgjianëve informohen kryesisht nga rrjetet sociale, ku lajmet në vend mbizotërohen nga mediat e financuar nga Perëndimi dhe prej OJQ-ve të udhëhequra nga gjenerata të mesme dhe të vjetra. Këto grupe – organizata për të drejtat e njeriut, organizata vëzhguese dhe organizatat mediatike liberale – e kontrollojnë narrativen kryesore në Gjeorgji, nëse jo shumicën e pushtetit politik.

Disa vajza të reja duke protestuar kundër projektligjit "agjentët e huaj" në Tbilisi, Gjeorgji, 31 prill 2024.
Disa vajza të reja duke protestuar kundër projektligjit “agjentët e huaj” në Tbilisi, Gjeorgji, 31 prill 2024.

“Mediat gjeorgjiane janë të polarizuara në pro dhe kundërqeveritare, dhe hapësira për këtë të fundit është plotësisht e zënë nga këto organizata. Është sikur një zë i ri nuk mund të dëgjohet, sepse hapësira është plotësisht e zënë”, tha Gio Meskhi, student në vitin e tretë të shkencave politike në Institutin për Çështje Politike të Gjeorgjisë.

“Këto OJQ kanë më shumë ndikim tek te rinjtë sesa Qeveria apo strukturat e tanishme politike”, theksoi ai.

Megjithëse e kundërshton ligjin për “agjentët e huaj”, ai nuk ka marrë pjesë në protesta, sepse ndien se agjenda e tyre “është plotësisht e manipuluar nga liderët e partive politike dhe shefat e OJQ-ve të mëdha”.

Por, shumë të rinjtë nuk u besojnë fare partive politike në vend, as në Qeveri e as në opozitë.

Sondazhet kanë treguar se gjeorgjianët e rinjtë kanë më shumë prirje të ndihen se asnjë parti politike nuk i përfaqëson ata.

Lëvizjet e të rinjve të përfshira në protesta bashkëpunojnë me seniorët; ka takime të rregullta bashkërenduese, në të cilat figurat nga partitë opozitare, OJQ-të dhe lëvizjet e tjera bisedojnë së bashku për strategjinë.

“Ne koordinohemi me të gjithë, që është diçka e rrallë në politikat gjeorgjiane”, tha Kote Chakhunashvili, anëtar i një grupi tjetër i të rinjve, i quajtur Jiuti (Kokëfortë).

You Might Also Like

Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë

Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë

Trump: Papa i parë amerikan, çfarë nderi

BE kritikon udhëtimin e Vuçiqit në Moskë: Serbia të tregojë orientimin

Papa i ri shpallet Robert Prevost nga SHBA

Kosova Times May 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haxhiu letër Speciales: Heqja e kollares së Krasniqit, akt absurd

Kosova Times Kosova Times July 9, 2024
Dita e parë e qortimit: Dilema dhe kundërshtime për targat
Fermeri, 70 vjeç, ‘kositi djalin 6 vjeç për vjedhjen e një portokalli’ duke thyer të dyja këmbët para nënës që bërtiste
Synimet e Koresë së Veriut për test të ri bërthamor
Borxhi kombëtar i ShBA kaloi për herë të parë 31 trilionë dollarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?