By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shkurt 2026
February 2, 2026
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Humolli: Kjo qeveri mori besimin për t’iu qasur ndryshe Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Humolli: Kjo qeveri mori besimin për t’iu qasur ndryshe Serbisë
Lajme

Humolli: Kjo qeveri mori besimin për t’iu qasur ndryshe Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/13 at 5:56 PM
Kosova Times Published May 13, 2024
Share
SHARE

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se rruga e gabuar ka filluar qysh nga viti 1999, pasi nuk është vlerësuar drejt politika e bashkësisë ndërkombëtare dhe nuk është kuptuar drejt që Serbia është armiqësore në raport me çështjen shqiptare.

“Ne e kemi një klasë politike që nuk ka besuar se kemi mundësi të çlirohemi prej Serbisë dhe është ballafaquar me një klasë politike që i ka prirë procesit të luftës  çlirimtare dhe e kemi detyruar bashkësinë ndërkombëtare të reflektojë në raport me interesat tona kombëtare. Por, këtë reflektim të bashkësisë ndërkombëtare e kemi marrë sikur diçka të kryer dhe nuk e kemi vlerësuar se është një proces që duhet të zhvillohet”, ka thënë Humolli në “Info Plus” në RTK.

Ai ka thënë se qeveria aktuale e ka ndërruar kursin e saj dhe për këtë është dashur të shkojë sërish te qytetari dhe ta kërkojë besimin.

“Kjo qeveri e ka marrë besimin e qytetarëve për t’iu qasur ndryshe Serbisë, jo të bisedojë për dinarin, ose jo t  të bisedojë me Serbinë për Kosovën. E ka marrë besimin për të biseduar me serbët e Kosovës për Kosovën. Në vend që të bisedojmë me serbët e Kosovës, sot institucionet tona dhe partitë politike në tërësi kanë pranuar të bisedojnë me Vuçiqin për jetën e serbëve në Kosovë”, ka theksuar tutje Humolli.

Sipas tij kjo qasje e ka bërë të fuqishëm Vuçiqin në Beograd dhe të njëjtën kohë i ka vendosur në pozitë të keqe aleatët ndërkombëtar.

“Edhe në kuvend kam kërkuar se ne duhet të ndërtojmë një institucion që duhet të bëjë analiza se ku kemi qenë, ku jemi dhe ku po shkojmë. Nuk ka mundësi të bëjë analizat një subjekt politik që sheh vetëm një drejtim. Analizat shkencore i bëjnë institucionet të cilat i shohin gjërat prej të gjitha drejtimeve”, ka nënvizuar ai.

Ai ka thënë se serbët në Kosovë kanë më shumë të drejta se sa shqiptarët, teksa e ka ndërlidhur këtë me faktin që shqiptarët nuk kanë mundësi të bëjnë ndryshime kushtetuese pa votën e deputetëve serbë.

You Might Also Like

Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare

Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë

Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi

Kapen në flagrancë pesë hajna duke tentuar të vjedhin një argjendari

Të shtëna me armë në Mitrovicë, lëndohet një person e arrestohet i dyshuari

Kosova Times May 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet

Kosova Times Kosova Times November 2, 2025
Tmerr në Gjermani, një serb kositi me “Mercedes” ish-gruan (19) dhe fëmijën (1): “E mbyti teksa i rridhte gjak në tokë”
Kurti: Po lansohet programi që synon barazinë dhe nxitjen e punësimit
Beleri lë burgun për të bërë betimin e deputetit në PE
KE hetime ndaj Orbanit në Bruksel, per spiunat ne Bruksel
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?