By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vulin në Moskë me Zëvendës Sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse
January 23, 2026
Kryeziu: 109 të ndaluar, ky numër nuk përfundon me kaq
January 23, 2026
Zgjidhen dy anëtarë të rinj të KGJK-së nga Gjykata Supreme
January 23, 2026
BE mbetet partneri kryesor tregtar i Kosovës
January 23, 2026
Kamberi: Me pasivizimini e adresave, synohet ndryshimi i strukturës etnike
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: MPJD konfirmon se refuzoi kërkesën e patriarkut Porfirije për të vizituar Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > MPJD konfirmon se refuzoi kërkesën e patriarkut Porfirije për të vizituar Kosovën
Lajme

MPJD konfirmon se refuzoi kërkesën e patriarkut Porfirije për të vizituar Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2024/05/13 at 5:10 PM
Kosova Times Published May 13, 2024
Share
SHARE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës e ka konfirmuar se e ka refuzuar kërkesën e patriarkut serb Porfirije që të vizitojë Kosovën.

Lajmi është bërë i ditur më herët gjatë ditës nga shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Autoritetet e Kosovës kanë thënë se nuk do të lejohen vizita të tilla derisa “Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit, të mos lejojë vizitat e zyrtarëve tanë shtetërorë në Serbi dhe për më tepër të mos ndalet me fushata kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si në proceset integruese ashtu edhe ato të njohjes”.

Petkoviq ka thënë se përfaqësuesi më i lartë i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije është nisur të hënën drejt Kosovës për të marrë pjesë në Kuvendin e Shenjtë të Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe në Patriarkanën e Pejës, ditën e martë.

“Në orën 1:30 pasdite, patriarku serb është dashur të kalojë pikën administrative të Merdares, për të shkuar në selinë shekullore të kryepeshpokëve dhe patriarkëve, mirëpo në momentin kur është dashur të kalojë pikën, ka ardhur ndalesa prej Prishtinës, me arsyetimin se kreu i Kishës Ortodokse Serbe nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë Petkoviq.

Ai ka thënë Zyra Ndërlidhëse e Beogradit, në përputhje me marrëveshjet dhe procedurat valide, e ka dërguar njoftimin për planet e vizitës në Pejë.

“Patriarku serb Porfirije, gjithmonë, në çdo rast dhe vend, bën thirrje për paqe dhe bashkëjetesë të serbëve dhe shqiptarëve në zonën e Kosovës dhe Metohisë. Fatkeqësisht, këto janë vlera dhe mesazhe që askush në Prishtinë nuk i kupton”, ka thënë mes tjerash Petkoviq.

Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës – të shpallur në shkurt të vitit 2008 – prandaj dy vendet negociojnë në Bruksel, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, për t’i normalizuar marrëdhëniet.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

You Might Also Like

Kryeziu: 109 të ndaluar, ky numër nuk përfundon me kaq

Zgjidhen dy anëtarë të rinj të KGJK-së nga Gjykata Supreme

Kamberi: Me pasivizimini e adresave, synohet ndryshimi i strukturës etnike

Kurti: Mbretëria e Bashkuar, një nga aleatët më të ngushtë të Kosovës

YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës

Kosova Times May 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rubio njofton mbylljen zyrtare të USAID-it

Kosova Times Kosova Times July 1, 2025
Politikani rus i krahasoi aleatët amerikanë me burrat që ndryshojnë seksin
De Rossi: Tifozëria mund të na dojë edhe Mourinhon e edhe mua
BE-ja miraton pakon e 11-të të sanksioneve ndaj Rusisë
Evropa mban titullin e destinacionit më të sigurt në botë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?