By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 gusht 2025
August 9, 2025
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: N’zemër idealin e bashkimit kombëtar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > N’zemër idealin e bashkimit kombëtar
Lajme

N’zemër idealin e bashkimit kombëtar

Kosova Times
Last updated: 2024/05/13 at 9:11 AM
Kosova Times Published May 13, 2024
Share
SHARE

Të shtunën e kaluar, në Ristorante Pizzeria “LA PAESANA FOR FAMILY” në Volpago (TV-Itali) u mbajt mbrëmje e ngrohtë muzikore me rapsodët popullor, vëllezërit Haxhi & Blend Buqaj dhe Nexhi Dragaj. 

Prezantim dinjitoz i rapsodëve popullor

Viteve të fundit kudo në mërgatën tonë është bërë traditë e mirë e organizimit të mbrëmjeve muzikore me yjet e folklorit burimor shqiptar. Këto organizime janë me vlerë të shumëfishtë dhe shumëdimensionale të ruajtjes së traditave dhe zakoneve tona popullore, për faktin se të rinjtë që jetojnë në mërgatë kanë nevojë për burim frymëzimi të pastër kombëtar.

Pra, të rinjtë kanë nevojë të ushqejnë shpirtin me frymë të shëndoshë kombëtare e jo me kultura të huaja të cilat pa dashje na çojnë ka zhbërja dhe asimilimi kombëtar.

Ishte hera e parë e paraqitjes së rapsodëve Haxhi & Blend Buqaj dhe Nexhi Dragaj para mërgatës në Itali, të cilët e bën një përformancë të shkëlqyer me këngë të përzgjedhura nga repertori i pasur i tyre burimor.

Përderisa politikanët i ndajnë heronjtë dhe dëshmorët në baza partiake, rapsodët e ardhur enkas nga Kosova i bën bashkë heronjtë duke iu këndur të gjithëve pa dallim rajoni apo zone operative të luftës çlirimtare ashtu siç janë ata bashkë në grupin e tyre folklorik.

Pjesëmarrja e pothuajse të gjitha moshave të bashkatdhetarëve në këtë mbrëmje muzikore, la për të kuptuar se, edhe pse me mijëra kilometra larg vendlindjes shqiptarët frymojnë shqip dhe vetëm shqip në gjuhën e ëmbël amtare.

Edhe në këtë eveniment muzikor u dëshmua se për shqiptarët më shumë vlerë ka ideali i bashkimit kombëtar se sa çdo lloj ideologjie fetare apo politike.

Sikurse që u bë realitet liria dhe pavarësia e Kosovës me bashkimin e forcave intelektuale dhe ushtarake, me bashkimin e pendës dhe pushkës, ashtu një ditë do të bëhet realitet edhe ideali i bashkimit kombëtar në një shtet të përbashkët shqiptarë.

Se sa do të jetë e largët apo e afërt ajo ditë, varet nga puna dhe përkushtimi ynë për ta çuar në vend amanetin e shumë brezave që punuan pareshtur, duke e mbajtur kështu të ndezur në shpirtin e tyre idealin e bashkimit kombëtar, i cili një ditë do të bëhet realitet i pranueshëm për botën e civilizuar dhe demokratike, si e vetmja alternativë e paqes dhe stabilitetit të përhershëm në hapësirat ballkanike.

Pritje e ngrohtë vëllazërore

Në fund, ia vlen për të përshëndetur nikoqirin, pronarin e lokalit Ristorante Pizzeria “LA PAESANA FOR FAMILY” në Volpago (TV), afaristin e mirënjohur Mario Zhuri nga Shkodra, të cilin duhet falënderuar për mikpritjen e ngrohtë dhe vëllazërore. Do të mbetej i mangët ky shkrim, pa e përmendur dhe falënderuar Kuzhinieren me përvojë të gjatë në fushën e Gastronomisë, zonjen Antoneta Zhuri (Nëna e Marios) për ushqimet e shijshme tradicionale shqiptare.

Për mbarëvajtjen e kësaj mbrëmje u përkujdesën organizatorët: Florim Lumi, Ibrahim Buqaj dhe DJ Albi Lumi, të cilët gjatë tërë kohës ishin në nivelin e detyrës në pritjen, akomodimin dhe përcjelljen e mysafirëve.

Në mesin e mërgimtarëve të shumtë, prezent në këtë mbrëmje muzikore ishin afaristët: Bedri Suka, Imer Berisha, Mustafë Ahmetaj, Lirim Gashi, Smajl Gashi, Albert Gashi, Zenel Morina, Urim Buqaj, Gezim Buqaj, Balzano Vincenzo (Sports & Events) dhe Florim Zeqa (analist).

Duhet cekur, se enkas për këtë mbrëmje erdhën edhe mërgimtarë nga Gjermania, Zvicra dhe Kroacia të cilët na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë event muzikor.

Kjo mbrëmje do të mbahet gjatë në mend për organizimin e mirë, për ushqimet e shijshme dhe për atmosferën e krijuar nga rapsodët popullor Haxhi & Blend Buqaj dhe Nexhi Dragaj, të cilët me zërin e bukur prej bilbili i magjepsën bashkatdhetarët që ishin prezent në këtë natë të paharruar.

Florim ZEQA

You Might Also Like

Festivali i 24-t “DokuFest” në Kosovë vazhdon me entuziazëm

Kurti: Ofruam dy kompromise, s’ka pasur hapa nga pala tjetër

Protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Dua Lipa: E bëre Prishtinën të shkëlqejë edhe më shumë

Çeku: ‘Sunny Hill’ bën Prishtinën skenë ndërkombëtare

Kosova Times May 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA-ja sanksionon shtatë zyrtarë iranian

Kosova Times Kosova Times October 7, 2022
Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 23 gradë Celsius
AKB: Mesatarisht rreth 17 mijë të rinj presin për punë rreth 5 vjet
Grafite denigruse për Fadil Gecin vendosen në Prishtinë
India i kërkoi Rusisë të çmobilizonte dhe të kthehej në atdheun e tyre indianët e rekrutuar për luftë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?