By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Jep dorëheqjen tani, Doktor Berisha!
May 14, 2025
Rohde: Të sigurohet puna e papenguar e gjykatës
May 14, 2025
Përkujtohen masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan, kërkohet drejtësi
May 14, 2025
Ekstradimi i kosovarit në SHBA, Haxhiu: Dëshmi e qartë për sundim të ligjit
May 14, 2025
Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Roli destruktiv të Patriarkut të Serbisë ndaj Kosoves dhe reagimet e pavend të Vendeve te Quintit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Roli destruktiv të Patriarkut të Serbisë ndaj Kosoves dhe reagimet e pavend të Vendeve te Quintit
Opinion

Roli destruktiv të Patriarkut të Serbisë ndaj Kosoves dhe reagimet e pavend të Vendeve te Quintit

Kosova Times
Last updated: 2024/05/14 at 8:01 PM
Kosova Times Published May 14, 2024
Share
SHARE

Koment i redaksise 

Ndalimi i hyrjes së Patriarkut serb në Kosovë ka qenë një vendim i drejtë sado që ka pasur reagime të vendeve të Quintit. Ka kohë që vetë zyrtarë të këtyre vendeve kanë identifikuar krerët e kishës Ortodokse serbe në rolin destruktiv që ka në rajon. Madje ende është i freskët rasti i transportit të armëve dhe strehimi i tyre nëpër kultet fetare ortodokse sic ishte edhe rasti në Banjskë ku në kishë janë gjetur armë ndërsa klerikët e saj nuk denoncuan rastin e futjes së tyre.  Kisha Ortodokse serbe ka kohë që ka humbur karakterin dhe misionin e saj si një kult fetar. Ndonëse Serbia është shtet sekular, pothuaj  cdo vendim i karakterit kombëtar jep aminin. Ata cdo herë kontestojnë të drejtën historike të shqiptarëve jo vetëm në Kosovë por edhe pjesën lindore. Ajo ka nxjerrë edhe  Rezoluta  duke kërkuar nga autoritetet në Serbi që të anulojnë të gjitha marrëveshjet nga Brukseli dhe Ohri, duke i konsideruar si “katastrofike për popullin serb në Republikën e Kosovës dhe shtetin serb” dhe të “shpallin Kosovën si territor të pushtuar”!. Këtë duhet ta kenë në vëmendje vendet e  Quintit. Madje jo pak Kisha serbe ëshë promovuar si liderë për ë ashtuquajturën serbizëm me mbështetjen e fortë të elitës politike dhe kulturore në Serbi dhe kjo lidhje ka vazhduar për dekada. Fakti që Kisha, duke iu përmbajtur kulteve dhe miteve të nacionalizmit, pranoi modelin ideologjiko-politik ,devijoi misionin e saj duke anuar nga nacionalizmi. Ndërsa pas gjithë atyre luftërave të përgjakshme në hapësirën e ish Jugosllavisë pritej që Kisha Serbe do t’i prijë besimtarët në pajtimin e pasluftës të shteteve dhe popujve, në pendim për krimet e bëra, këtë gjë nuk e bëri. Por i parapriu të kundërtës. Se Patriarku e ka gënjeshtrën mbi të vërtetën tregoi edhe deklarata e tij lidhur me mos lejimin e hyrjes në Kosovë duke theksuar: “Të gjitha dyert e kësaj bote janë të hapura për mua, ashtu si dyert tona janë të hapura për të gjithë, vetëm dera e shtëpisë sime, Patriarkanës së Pejës, është e mbyllur dhe nuk më lënë të hyj në të”. Nuk jam i sigurt nëse i ka dyert e hapura në vendet e rajonit, madje edhe në vendin e tij është i padëshirueshëm nëpër disa dioqeza. E dyta harron Patriarku që klerikët serbe në Kosovë nuk kanë pranuar as kreun e qeverisë së Kosovës për të vizituar Manastirin e Deqanit që është absurd sepse ky manastir është i Kosovës., dhe për këtë shumë shpejt do ti nxjerrim faktet e mbledhura se si u morën ato me ndihmën e faktorëve të tretë.   Gënjeshtra e Porfirije shkon aq larg sa thotë që KOS është “me shekuj në Kosovë” dhe se ka mbi 1.300 tempuj, që sic tha më shumë se tetë tempuj në kilometër katrorë! Kjo tregon aspiratat e tyre pushtuese. Ai harron se kombet janë formuar në shekullin e XIX. Ndërsa Kisha autoqefale serbe u njohë më 1922, dhe jo më herët siç pretendojnë.

Nuk është vetëm Kosova që, KOS ka një rol destruktiv, por edhe në Mali e Zi e BH. Edhe pse me aminin e tyre forcat e sigurisë serbe kanë shkuar në luftra ne BH e Kroaci asnjë Patriark serb  nuk kanë ndezur ndonjë qirinjë përviktiat e  masakrës në Srebrenicë  . Patriarku i KOS Porfirije ka shfrytëzuar rasti që atë festë të përmend gjenocidin e Srebrenicës, duke i vendosur serbet dhe serbët në kontekst të –viktimës!

Në Ditën e Pashkëve me 3 maj, edhe Patriarku Porfirije deklaroi se janë kundër përpjekjeve ë populli serb, i cili sipas tyre është viktimë e “gjenocideve” të shumta, të jetë autor i gjenocidit.

Ai keqpërdorë dhe Jezus Krishtin dhe Pashkët që të mbajë fjalim politik që paralajmëron luftën e KOS për mitin e popullit serb si viktimë e përjetshme prej së cilës më tej do të gjejë forcë për politikat që do të kërkojnë “mbrojtjen e serbëve në rajon” dhe duke tentuar të arsyetojë dhunën ndaj të tjerëve.  Porfirije e di shumë mirë që në Francë, KOS u etiketua si një organizatë kriminale me vendimet që mori pjesë në shumë krime kundër njerëzimit, spastrim etnik masiv dhe rrënim të objekteve të kulteve të tjera fetare jo-serbe! Kjo e bën sektin KOS të vetmin institucion fetar në botë që është dënuar për krime kundër njerëzimit.

Patriarku Porfirije duhet ta kuptojë procedurat e hyrjes në një vend tjetër që nuk e njehë  dhe injoron, ndryshe mendon se me lule do të pritet? E dyta Kosova ishte dhe mbetet një vend i qytetarëve me shumicë shqiptare dhe të pretendosh tokën e dikujt tjetër si tënden është e pakuptimtë. Nëse ata mendojnë se janë të rëndësishëm dhe se mund të bëjnë çfarë të duan dhe kur të duan, duhet ta kuptojnë se Kosova është një shtet i njohur dhe se duhet të respektohen të gjitha rregullat e saj. Edhe vendet e Quintit duhet ta kuptojnë se ata me cfarëdo çmimi nuk do ta ndryshojnë. Çdo ledhatim i tyre është një katalizator i rolit destruktiv dhe të rrezikshëm për paqen dhe sigurinë në rajon.

You Might Also Like

Jep dorëheqjen tani, Doktor Berisha!

Rama dhe qeverisja e katert e tij,ne raport me Kosoven ?!

Letër e hapur dhe kërkesë kombëtare

Kuvendi i Burrecave

Kuvendi peng i kalkulimeve politike!

Kosova Times May 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Abramovichit i konfiskohen ne Gjermani Bugatti dhe Lamborghini

Kosova Times Kosova Times February 9, 2025
Turqia arreston 25 persona lidhur me sulmin në një kishë në Stamboll
INDEP lansoi `Forumin e Tranzicionit të Drejtë`
Amorim, pasues i Klopp-it, blen apartament në Liverpool
Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Shtime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?