By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’
January 22, 2026
‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë
January 22, 2026
Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz
January 22, 2026
“Kjo është Spanja e vërtetë”: Një udhëtim në një nga fshatrat më të bukura që jeton siç jetonte 50 vjet më parë
January 22, 2026
Osmani: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA i kërkon Iranit të mos i furnizojë me armë rebelët Huthi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA i kërkon Iranit të mos i furnizojë me armë rebelët Huthi
Rajon / Botë

ShBA i kërkon Iranit të mos i furnizojë me armë rebelët Huthi

Kosova Times
Last updated: 2024/05/14 at 12:41 PM
Kosova Times Published May 14, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Iranit që të ndalë transferimin e sasisë së “paprecedent” të armëve për rebelët jemenas, Huthi, që u mundësojnë atyre të kryejnë “sulme të pamatura” ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe gjetkë.

Zëvendësambasadori amerikan, Robert Wood, tha se nëse Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dëshiron të bëjë përparim drejt dhënies fund të luftës civile në Jemen, duhet që në mënyrë kolektive “ta bëjë të qartë rolin destabilizues të Iranit dhe të insistojmë se ai nuk mund të fshihet prapa rebelëve Huthi”.

Ai tha se ka dëshmi të shumta që vërtetojnë se Irani u jep rebelëve Huthi armë të avancuara, përfshirë raketa balistike dhe lundruese. Kjo, sipas Wood, është në kundërshtim me sanksionet e vendosura nga OKB-ja.

“Për të nënvizuar shqetësimin e Këshillit sa i përket shkeljeve të vazhdueshme të embargos së armëve, ne duhet të bëjmë më shumë që të mos shmangen sanksionet dhe t’i ndalim shkelësit e tyre”, tha Wood.

Rebelët Huthi kanë thënë se sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit synojnë t’i bëjnë presion Izraelit që t’i japë fund luftës së tij ndaj Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë, që ka lënë të vrarë më shumë se 35.000 palestinezë.

Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Rebelët Huthi, që nga nëntori i vitit të kaluar, kanë kryer mbi 50 sulme ndaj anijeve, kanë kapur një anije dhe kanë fundosur një tjetër, thanë autoritetet detare amerikane muajin e kaluar.

Javëve të fundit janë pakësuar sulmet e rebelëve, pasi ata janë goditur nga fushata e sulmeve ajrore në Jemen, që udhëhiqet nga ShBA-ja.

Për shkak të rrezikut nga sulmet e rebelëve, kalimi i anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit është rralluar.

You Might Also Like

Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’

‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë

Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz

Zelensky: Kritika të ashpra ndaj Evropës – “Problemi kryesor është mentaliteti i saj”

Trump prezanton ‘Këshillin e Paqes’ – 19 vende në ceremoninë e nënshkrimit

Kosova Times May 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Daçiq i gëzuar që në seancën e AP të Interpolit Kosova nuk ishte në rend dite

Kosova Times Kosova Times November 5, 2024
MAShTI: Nuk ka kurrikulë të veçantë për edukim seksual
Protesta e opozitës në Shqipëri, Sali Berisha: Nuk tërhiqemi
Bologna afron sulmuesin holandez Thijs Dallinga
Lajçak paralajmëron takimin Bislimi-Petkoviq
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?