By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqiptarët renditen pas ukrainasve në 2023 për refuzimin e hyrjes në BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shqiptarët renditen pas ukrainasve në 2023 për refuzimin e hyrjes në BE
Rajon / Botë

Shqiptarët renditen pas ukrainasve në 2023 për refuzimin e hyrjes në BE

Kosova Times
Last updated: 2024/05/14 at 7:36 PM
Kosova Times Published May 14, 2024
Share
SHARE

Shqiptarët renditen të dytët pas ukrainasve në personat që u është refuzuar hyrja në Bashkimin Evropian në vitin 2023.

Sipas të dhënave më të fundit të Agjencisë Evropiane të Statistikave, EUROSTAT, 13845 shqiptarë nuk u lejuan gjatë vitit të shkuar të hynin në vendet evropiane, ndërsa lista kryesohet nga ukrainasit me 18325 persona.

Më pas në listën e shtetasve që u është refuzuar hyrja në Bashkimin Evropian renditen moldavët me 9795 persona, rusët me 8255 persona dhe turqit me 7365 persona.

Sipas EUROSTAT, në total 118935 shtetasve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian iu refuzua hyrja në një nga kufijtë e jashtëm evropianë në vitin 2023 me një rënie prej 16.5% krahasuar me vitin 2022.

Qytetarët e Shqipërisë renditen të parët me 4780 persona në listën e 20 vendeve kryesore të shtetësisë për sa i përket refuzimit të kalimit në vendet evropiane përmes kufijve ajrorë gjatë vitit 2023 pasuar nga shtetasit e Kolumbisë me 3 315 persona dhe Gjeorgjisë me 2925 persona.

Ndërsa nga kufijtë tokësore 7860 shqiptarëve u është refuzuar hyrja ndërkohë që në krye të listës janë ukrainasit me 16940 persona.

Shumicës së shtetasve shqiptarë u është refuzua hyrja në kufijtë tokësorë grekë dhe italianë por edhe kroatë.

Gjatë vitit 2023 Greqia u ka refuzuar hyrjen e 4025 shqiptarëve pasuar nga Italia e cila u ka refuzuar hyrjen 3380 shqiptarëve dhe Kroacia 1765 shqiptarëve.

Agjencia Evropiane e Statistikave sjell edhe të dhëna lidhur me shtetasit që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në Bashkimin Europian ku shqiptarët janë të shumtë në numër në disa vende evropiane.

Sipas të dhënave të EUROSTAT, 33245 shtetas nga Shqipëria janë identifkuar me qëndrim të paligjshëm në 2023 në vendet evropiane nga 38300 që ishin identifikuar në vitin 2022.

Shtetasit shqiptarë udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian prej Dhjetorit të vitit 2010 por në rastet e zbulimit “si të paligjshëm” nga autoritetet e një vendi të Bashkimit Evropian ata kanë shkelur afatin e qëndrimit tremujor në vendet e zonës “Shengen”, apo kanë kryer veprime jashtë programit të vizës për qëllime turistike.

Sipas raporteve për migrimin në vendet e Bashkimit Evropian, aktivitetet e personave nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshi Shqipërinë, të cilat përbëjnë shqetësim janë të lidhura kryesisht me punësimin, zënia e një pune apo vetëpunësimi, në një kohë kur kushtet e vizitave afatshkurtra nuk e lejojnë një gjë të tillë.

You Might Also Like

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë

Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi

Ish-senatori francez shpallet fajtor për drogimin e një deputeteje me qëllim përdhunimin e saj: “Shkurt, jam idiot”

Kosova Times May 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Hamza dënon sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit: një akt i ulët dhe i papranueshëm

Kosova Times Kosova Times October 26, 2024
Ukraina: Rusia po i vazhdon sulmet në disa drejtime në Donjeck
Parandalohet kontrabandimi i 20 telefonave celularë në pikë kalimin kufitar të Bërnjakut
Shqiptari vret gruan dhe plagos djalin që u fut të mbronte nënën gjatë sherrit
Mbytet varka me refugjatë në Mykonos, gjendet të mbytur 3 persona, 12 të zhdukur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?