By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në prag të vizitës në Kinë, Putini shprehet se është i hapur për dialog mbi Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Në prag të vizitës në Kinë, Putini shprehet se është i hapur për dialog mbi Ukrainën
Rajon / Botë

Në prag të vizitës në Kinë, Putini shprehet se është i hapur për dialog mbi Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2024/05/15 at 10:11 PM
Kosova Times Published May 15, 2024
Share
SHARE

Presidenti Vladimir Putin tha se Kremlini është i gatshëm për të negociuar mbi konfliktin në Ukrainë, në prag të vizitës në Pekin, aleatit që ka mbështetur sulmin në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj fqinjit të saj.

“Jemi të hapur për dialog mbi Ukrainën, por këto bisedime duhet të marrin parasysh interesat e të gjitha vendeve të përfshira në konflikt, përfshirë interesat tona”, citohet të jetë shprehur zoti Putin gjatë një intervistë për agjencinë kineze të lajmeve Xinhua të mërkurën.

Udhëtimi dyditor i zotit Putin, i cili fillon të enjten, ndodh në një kohë që trupat ruse po ndërmarrin një ofensivë në verilindje të Ukrainës.

Ofensiva që filloi javën e kaluar në rajonin e Kharkivit është sulmi i shpejtë dhe i papritur më i rëndësishëm që kur Moska nisi agresionin në 2022 dhe ka detyruar 8000 vetë që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Bashkë me përpjekjet e Moskës për të fituar terren në rajonin e afërt te Doneskut, lufta dy vjeçare ka hyrë në një fazë kritike për Ukrainën që përballet me mungesa të mëdha, ndërsa pret furnizime të reja me armatime nga Shtetet e Bashkuara.

“Nuk i kemi refuzuar kurrë bisedimet”, u citua të jetë shprehur zoti Putin për agjencinë Xinhua.

“Ne po kërkojmë një zgjidhje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të drejtë për konfliktin, përmes mjeteve paqësore. Ne jemi të hapur për një dialog mbi Ukrainën, por negociata të tilla duhet të marrin parasysh interesat e të gjitha vendeve të përfshira në konflikt, përfshirë edhe tonat”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy është shprehur se bisedimet duhet të përfshijnë rikthimin e integriteti territorial të Ukrainës, tërheqjen e trupave ruse, lirimin e të gjithë të burgosurve, ngritjen e një gjykate për të shqyrtuar ata që janë përgjegjës për agresionin si edhe garanci për sigurinë e Ukrainës.

Kina pretendon se mban qendrim neutral mbi konfliktin, por ka mbështetur qendrimin e Moskës se Rusia u provokua nga Perëndimi për të sulmuar Ukrainën, pavarësisht pohimeve publike të zotit Putin mbi dëshirën e tij për të rikthyer kufijte e vjetër të Rusisë, si arsye për agresionin.

Presidenti Putin ka fajësuar Perëndimin për dështimin e negociatave në javët e para të luftës dhe ka lavdëruar planin e paqes së Kinës mbi Ukrainën, i cili do t’i lejonte Moskës që çimentonte kontrollin në territoret që ka arritur të marrë nën kontroll gjatë luftës.

“Pekini propozon hapa praktikë dhe konstruktivë për të arritur paqe duke treguar përmbajtje nga përmbushja e interesave vetjake dhe nga përshkallzimi i vazhdueshëm i tensioneve, duke minimizuar ndikimin negativ të konflikit në ekonominë botërore”, tha ai.

Presidenti Putin tha se propozimi kinez në vitin 2023, të cilin Ukraina dhe Perëndimi e refuzuan “mund t’i kishte hapur udhë një procesi politik dhe diplomatik që do të kishtë marrë parasysh shqetësimet e Rusisë për sigurinë dhe do të kishte ndihmuar drejt arritjes së një paqeje afatgjatë dhe të qëndrushme”.

Kremlini tha në një deklaratë se gjatë bisedimeve të kësaj jave, zoti Putin dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping do të “diskutojnë në mënyrë të detajuar mbi një sërë çështjesh që lidhen me partneritetin gjithëpërfshirës dhe bashkëpunimin strategjik, do të përcaktojnë drejtimet kryesore për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Rusisë dhe Kinës dhe se do të shkëmbejnë mendimet mbi çështje kyçe ndërkombëtare dhe ato rajonale”.

Vizita shihet si një demonstrim i unitetit mes dy vendeve autoritare aleate, përballë Perëndimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

You Might Also Like

Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video

Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

Lavrov: Ora e Kiametit është shumë afër mesnatës

Kosova Times May 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ja kush zgjidhet lojtari i finales nga UEFA

Kosova Times Kosova Times June 1, 2024
Agjentët e GRU përdornin edhe pasaportat kroate, pronari i banesës nga ku vepronin u trondit
ShBA: Jemi të shqetësuar me vendimet e pakoordinuara
MAShTI vendosë: Doracakët largohen nga përdorimi, i rishikojnë ekspertët
U qëllua me armë zjarri në Bruksel, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?