By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trendi më i madh i bukurisë i sezonit: Kjo ngjyrë e manikyrit është më e dëshirueshme dhe duket shumë elegante
November 18, 2025
Kryeministri polak tha se sabotimi në hekurudhën pranë Varshavës u krye nga dy ukrainas që bashkëpunuan me shërbimet e inteligjencës ruse.
November 18, 2025
Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck
November 18, 2025
Faqet Ndërkombëtare Kyçu ose Regjistrohu Abonohu Menu Çfarë po kërkon? Tema të nxehta Finalet e ATP-së mot i keq bonus për pajisje shtëpiake Gaza Binjakët Kessler Seksionet Lajme të fundit Lajme Politikë Ekonomi Bota Kulturë Sport Kanalet ANSA 2030 ANSA e verifikuar Shkolla, Universiteti dhe Rinia Gratë Stili i jetesës Motorë Observatori i Inteligjencës Artificiale Me përgjegjësi Shëndet dhe Mirëqenie Shkencë Teknologji Tokë dhe Shije Jubileu 2025 Udhëtime Rajonet Abruco Bazilikata Kalabria Kampania Emilia-Romanja Friuli VG Lacio Liguria Lombardia Marche Molise Piemonte Puglia Sardenjë Siçili Toskanë Trentino Alto Adige/Tiroli Jugor Umbria Lugina e Aostës Veneto Foto Video Podkast ANSAMag Oferta speciale ADV vendas Faqet ndërkombëtare ANSA.it ANSA Anglisht ANSA Evropë-BE ANSAMed Ansamad ANSA Evropa e Re ANSA Brazil ANSA Amerika Latine ANSA Kinë 中国 Parashikimi i motit Buletini i Teleborsës Pyetje të shpeshta Buletin RSS Speciale e së Premtes së Zezë ANSA Corporate Hyr Abonohu Menu Seksionet Kanalet Rajonet Foto Video Podkast Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck Lidhja u kopjua Të paraqitura Gauchos e Stefano Ricci-t për vjeshtë/dimër 2026/2027 Teatrot e Hapura: Një udhëtim nëpër skenat historike të Emilisë Piadina Romagnola PGI: Një proces gjyqësor francez fiton Alibaba rinovon Chatbot-in e saj Qwen dhe sfidon Silicon Valley Alibaba rinovon Chatbot-in e saj Qwen dhe sfidon Silicon Valley Andrea Riccardi në darkën nderi për prezantimin e konferencës së parë të Italofonisë ANSA.com​ Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Gjuhëve Italiane është duke u zhvilluar Tema të nxehta Finalet e ATP-së mot i keq bonus për pajisje shtëpiake Gaza Binjakët Kessler Tokë dhe Shije Vatikani Observatori i Inteligjencës Artificiale Bota Naviga Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck
November 18, 2025
FFK: Gjithçka gati për ndeshjen Kosovë–Zvicër
November 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AADF: Dhurojmë mbi 6 milionë dollarë për Butrintin, por nuk jemi ne menaxhuesit e tij
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > AADF: Dhurojmë mbi 6 milionë dollarë për Butrintin, por nuk jemi ne menaxhuesit e tij
Lajme

AADF: Dhurojmë mbi 6 milionë dollarë për Butrintin, por nuk jemi ne menaxhuesit e tij

Kosova Times
Last updated: 2024/05/15 at 7:48 PM
Kosova Times Published May 15, 2024
Share
SHARE

Përfaqësues të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (AADF) theksuan sot se projekti i tyre për menaxhimin e Butrintit synon vetëm ruajtjen e pasurive arkeologjike dhe shtimin e vizitorëve në atë zonë me rëndësi të madhe të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.

Në fund të prillit Gjykata Kushtetuese i hapi rrugën menaxhimit të Butrintit përmes një fondacioni, duke rrëzuar kërkesën e një grupi deputetësh opozitarë për anulimin e marrëveshjes midis ministrisë së Kulturës dhe AADF-së.

Përfaqësuesit e AADF-së pohuan para shtypit se ky fondacion do të dhurojë një fond mbi 6 milionë dollarë, por asnjëherë nuk do të jetë ai menaxhuesi i Butrintit, i cili është pronë e shtetit shqiptar.

Fondacioni Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim, AADF, është angazhuar për projekte të ndryshme në përfitim të Parkut Kombëtar të Butrintit me një fond prej 6.18 milionë dollarë amerikanë, ndërsa drejtues të tij theksuan sot se ky Fondacion nuk është dhe nuk do të jetë menaxhues i Butrintit.

Kryetari i Bordit, Michael D. Granoff, tha sot në një konferencë për shtypin se në Planin e Menaxhimit të Integruar të Butrintit AADF është donator në këtë projekt, që synon ruajtjen dhe promovimin e Butrintit, si zona më e rëndësishme e trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Ai theksoi se AADF-ja ka nisur punën për ta ndihmuar Butrintin shumë vite më parë, dhe për të ruajtur ato vlera të trashëgimisë kulturore për një kohë të gjatë, të cilat janë pasuri publike, në pronësi të shtetit, i cili është përgjegjës për to.

“Puna ose misioni ynë në lidhje me Butrintin është se si mund ta bëjmë atë që të funksionojë në mënyrë më të efektshme dhe më të qëndrueshme. Ne dëshirojmë të ruajmë vlerat që gjenden atje dhe turizmi të rritet, dhe të kujdesemi që më shumë njerëz të shohin atë pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë. Ne nuk punojmë për qeverinë, por me qeverinë, që programe të tilla të funksionojnë në mënyrën më të mirë. Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit kryesohet nga ministria e kulturës. Lidhur me Gjykatën Kushtetuese, ne nuk ishim pjesë e atij vendimi; ishte një çështje midis një pjese të qeverisë dhe një pjese tjetër për tu siguruar që këto lloj strukturash të funksionojnë mirë”, tha zoti Granoff.

Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin (AADF) arritën një marrëveshje dy vjet më parë, që menaxhimi i një pjesë të Parkut Kombëtar të Butrintit të kryhet nga një fondacion i krijuar rishtas për një afat 10-vjeçar, me të drejtë ripërtëritje.

Kjo mënyrë e re e menaxhimit të Parkut të Butrintit u kritikua nga një mision i përbashkët i UNESCO-ICOMOS, ndërsa një grup deputetësh opozitarë i kërkuan Gjykatës Kushtetuese, që ta anulonte atë marrëveshje si antikushtetuese.

Por Gjykata Kushtetuese, pasi pranoi se u ndesh me “një marrëveshje atipike, e cila nuk kishte të ngjashme në vendet e Evropës perëndimore, por vetëm në disa shtete të Evropës lindore”, në fund vendosi t’i hapte rrugë asaj dhe menaxhimit të Butrintit përmes një fondacioni.

Sipas shpjegimeve të Gjykatës, kjo marrëveshje ka krijuar mekanizma garantues për ruajtjen e rolit parësor të shtetit në administrimin e pasurisë së trashëgimisë kulturore kombëtare, e parë kjo në këndvështrimin e ruajtjes dhe konservimit.

Nga ana tjetër drejtuesit e fondacionit shqiptaro- amerikan thanë se në 15 vjetorin e krijimit, AADF numëron 80 projekte të financuara me mbi 120 milionë dollarë në sipërmarrje, arsim, kulturë dhe turizëm në tetë zona të Shqipërisë, duke mbështetur bizneset vendase.

Fondacioni AADF, organizatë jofitimprurëse filantropike, është një program amerikan, si pjesë e marrëdhënieve mes ShBA-ve dhe Shqipërisë, i cili ka nisur punën me 30 milionë dollarë nga viti 1995, për të mbështetur kompani të ndryshme dhe sektorin privat dhe nga viti në vit ka riinvestuar në vend çdo të ardhur që është shtuar nga kjo veprimtari.

“Fondacioni i ngritur nga parlamenti shqiptar për të menaxhuar Butrintin nuk është AADF, por është BMF, Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit. Është ky fondacion që ka si detyrë nga qeveria shqiptare të bëjë çdo gjë që është vendosur dhe projektuar në marrëveshje. AADF është pjesa e dhurimit të fondeve, një partner strategjik që është angazhuar të dhurojë një fond të konsiderueshëm të hollash në mënyrë transparente, profesionale dhe të disiplinuar, por asnjë herë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë AADF-ja që do të menaxhojë Butrintin. Këtë do ta bëjë BMF”, tha Martin Mata, bashkëdrejtues ekzekutiv i AADF-së.

Gjashtë muaj më parë misioni i UNESCO-s u dërgoi autoriteteve shqiptare një raport, ku thekson se “vetëm themelimi i Fondacionit nuk mund të përmbushë rekomandimet e misioneve të mëparshme, të Komitetit të Trashëgimisë Botërore dhe vetë Planit të menaxhimit për një menaxhim të integruar të Butrintit”.

Misioni kritikoi ashpër edhe ndryshimin që qeveria u bëri kufijve të Parkut të Butrintit, duke hequr dhe lënë jashtë 802 hektarë të tij nga Zona e Mbrojtur e Butrintit, një vendim për të cilin misioni nuk u njoftua dhe as UNESCO nuk e ka miratuar.

Qeveria miratoi lejen e parë për ndërtimin e një resorti turistik në gjirin e Manastirit vetëm një muaj pas heqjes së 802 hektarëve nga Parku Kombëtar i Butrintit.

You Might Also Like

Live -Athinë ( Newsalbania.al) Aristidh Kola, Nderi Kombit, Zëri i arvanitasëve -Urë lidhese e miqësisë së dy popujve ! Historike

Tanya Maliartchuk: Kujtesa është një fushë beteje

Papa pret shumë yje të Hollivudit në Vatikan

Përfundon numërimi i votave nga diaspora, me kusht dhe me nevoja të veçanta

Xhamia e Kuqe e Beratit, ndër të parat xhami të ndërtuara në vend

Kosova Times May 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Bahri Gjinovci i vetmi kandidat për postin e kryetarit të FVK-së

Kosova Times Kosova Times September 23, 2024
Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rritje të pagave
JLo-s me bikini shokon – ja si duket vërtetë ajo në moshën 54-vjeçare në plazh
Von Cramon: Mezi pret ta shohë Kosovën si anëtare të plotë në KiE
Shtetet e Bashkuara paralajmëruan aleatët e tyre se Rusia do të lëshonte armë bërthamore në hapësirë ​​këtë vit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?