By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbajti peng për disa orë 2 fëmijët e tij të mitur dhe qëlloi në drejtim të RENEA-s, arrestohet 40-vjeçari
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mbajti peng për disa orë 2 fëmijët e tij të mitur dhe qëlloi në drejtim të RENEA-s, arrestohet 40-vjeçari
Lajme

Mbajti peng për disa orë 2 fëmijët e tij të mitur dhe qëlloi në drejtim të RENEA-s, arrestohet 40-vjeçari

Kosova Times
Last updated: 2024/05/15 at 8:18 AM
Kosova Times Published May 15, 2024
Share
SHARE

Qëlloi me armë zjarri, nga banesa ku mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, pas disa orësh negociata, RENEA hyri në banesë dhe liroi fëmijët. Gjithashtu, RENEA vuri në pranga autorin dhe i sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov.

Rreth orës 02:20, Policia e Durrësit është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri, në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Lezhë dhe se dyshohej se brenda saj ky shtetas mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç.

Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të Policisë.

Në vendngjarje shkoi Reparti Special “RENEA”, i cili i bëri thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, por ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

 

 

Pas disa orësh negociata, nga Njësia e Negocimit e Repartit “RENEA”, dhe me ndërhyrjen e specializuar të njësive të RENEA-s, në bashkëveprim me strukturat e DVP Durrës, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e shtetasit A. M., të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës.

Gjithashtu, Policia nxori të 2 fëmijët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë.

40-vjeçari është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për motivet që shtynë 40-vjeçarin në këtë ngjarje, do të japim informacion në vijim, shkruan Balkanweb

You Might Also Like

Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë

Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi

Ngërçi politik pengesë në përfitimin financiar të Kosovës nga BE-ja

Reduktime të ujit në disa lagje të Prishtinës, shkak gypi kryesor

Fshatra të Dragashit përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës

Kosova Times May 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohet polici i Serbisë, i konfiskohet municion dhe afër 10 mijë euro

Kosova Times Kosova Times November 2, 2025
Macron foli për planin për Ukrainën: një armëpushim njëmujor, paqeruajtës
Policia shqiptoi 2558 gjoba trafiku për 24 orë
Pistorius: Nuk është koha për të zbukuruar realitetin
Presidenti i Hungarisë viziton Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?