By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 12 janar 2026
January 12, 2026
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nënsekretarja amerikane e Shtetit takohet me Vuçiqin në Beograd
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Nënsekretarja amerikane e Shtetit takohet me Vuçiqin në Beograd
Rajon / Botë

Nënsekretarja amerikane e Shtetit takohet me Vuçiqin në Beograd

Kosova Times
Last updated: 2024/05/15 at 3:51 PM
Kosova Times Published May 15, 2024
Share
SHARE

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Liz Allen, u takua të mërkurën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin bisedoi për një sërë çështjesh, përfshirë për Kosovën, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit (DASh)

DASh tha se ata biseduan për “çështjet globale” dhe për përparimin e Serbisë drejt integrimit në Bashkim Evropian, përfshirë përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“Allen nënvizoi rëndësinë e përparimit të vazhdueshëm drejt normalizimit të marrëveshjeve me Kosovën përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, thuhet në njoftim.

Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

BE-ja ka thënë se, megjithëse marrëveshjet janë ligjërisht të detyrueshme, palët nuk janë duke i zbatuar ato.

Në lidhje me planin 6 miliardë eurosh që iu referua Allen, BE-ja ka thënë se për Kosovën dhe Serbinë, parakusht për të përfituar pagesa nga kjo paketë është angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore.

Presidenti serb Vuçiq, ndërkohë, gjatë takimit i ka kërkuar Allenit që ShBA-ja ta rrisë angazhimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Unë theksova presionet me të cilat përballet Serbia dhe serbët dhe kërkova nga ShBA që të rrisë angazhimin dhe ta përdorë ndikimin e saj për të ruajtur stabilitetin e rajonit dhe për të krijuar parakushte për bashkëpunim të sinqertë dhe përparim konkret”, shkroi Vuçiq në Instagram më 15 maj.

ShBA-ja e ka mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë dhe u ka bërë thirrje palëve vazhdimisht t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në të.

Ndërkohë, sipas njoftimit, Allen e nënvizoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm “për ta luftuar kërcënimin ndaj stabilitetit evropian dhe rajonal, siç është agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe përpjekjet e Kremlinit për të përhapur dezinformata”.

Serbia, megjithëse kandidate për anëtarësim në BE, nuk e ka përshtatur politikën e vet të jashtme me atë të Brukselit, duke mos vendosur sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës fqinje në shkurt 2022.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times May 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rruga nëpër të cilën njerëzit u larguan masivisht nga Libani u ndërpre, thotë ministri

Kosova Times Kosova Times October 4, 2024
Balla: Operacione për goditjen e kultivimit të kanabisit
Vuçiq kërkoi nga komandanti i Forcave të Përbashkëta të NATO-s që të mbrojë serbët në Kosovë
Mbi 40 mijë të zhdukur në luftën në Ukrainë
Gjykata Ndërkombëtare Penale dënon sanksionet e Trump ndaj Netanyahut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?