By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
S’ka gola në Gjilan, fitojnë Prishtina, Llapi, Dukagjini dhe Suhareka
May 17, 2025
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Telekomi kërkon përjashtimin e ekspertëve e gjyqtarit në rastin me Dardafon
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Telekomi kërkon përjashtimin e ekspertëve e gjyqtarit në rastin me Dardafon
Lajme

Telekomi kërkon përjashtimin e ekspertëve e gjyqtarit në rastin me Dardafon

Kosova Times
Last updated: 2024/05/15 at 1:29 PM
Kosova Times Published May 15, 2024
Share
SHARE

Seanca gjyqësore në Dhomën e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale me rastin e shqyrtimit të lëndës përmbarimore mes Telekomit të Kosovës dhe Dardafon.net është ndërprerë.

Kjo pasi përfaqësuesit e Telekomit kanë kërkuar përjashtimin e ekspertëve financiarë dhe të gjitha konstatimet e nxjerra nga ta të konsiderohen të pavlefshme. Po ashtu, Telekomi ka kërkuar edhe përjashtimin e gjyqtarit Dren Rogova, pasi përfaqësuesit e kësaj kompanie kanë vlerësuar se ai është i njëanshëm në këtë proces.

“E kemi pranuar ekspertizën dhe kemi vërejtje të shumta. Konsiderojmë që këto vërejtje tona ndaj kësaj plotësim ekspertize janë fundamentale dhe këtë ekspertizë në përgjithësi e bëjnë të paqëndrueshme. Kërkojmë përjashtimin e ekspertëve financiar si dhe paralelisht nga gjykata të gjitha vendimet e nxjerra nga këta ekspertë të konsiderohen si të pavlefshme. Provat e reja në të cilat është vënë në dijeni tani debitori janë si në vijim: cenojnë rëndë paanshmërinë e ekspertëve në këtë procedurë, eksperti financiar Blerim Pushkolli është palë në një kontest në Telekomin e Kosovës, kjo sipas lëndës së evidentuar më numër CNR544/08 të Gjykatës Themelore në Prishtinë. I njëjti gjithashtu është zëvendës drejtor në një shoqatë-OJQ, që mban pozitën e zv/drejtorit ekzekutiv. Lidhja këtu qëndron direkte pasi që në të njëjtën shoqatë mban pozitën edhe të anëtares së Bordit, Shpresa Mustafa, e cila nga ëeb faqja e të njëjtës shoqatë, të deklaruar ka që punon në një kompani të grupit Devolli Corporation në të cilën pjesë e të njëjtit grup është edhe kreditore. E njëjta ka të deklaruar gjithashtu këtu se është edhe kryetare e bordit në biznesin Abrazen LLC, gjithashtu pjesë e grupit”, ka thënë fillimisht zyrtari ligjor i Telekomit, Durim Ahmetaj.

Ndaj këtyre pretendimeve reagoi avokati i “Dardafon.net”, Alban Makolli. “Asnjë nga ekspertët nuk është as aksionar as anëtar i shoqërisë tregtare, respektivisht kreditori, andaj kjo kërkesë haptazi dihet se është e pa themel dhe e njëjta ritheksoj që është vazhdimësi e veprimeve të ndërmarra nga debitori për të prolonguar dhe me çdo kusht për të tentuar të ndikojë më vendimmarrjen, si të ekspertëve ashtu edhe të gjykatës në forma të ndryshme. Konsiderojmë qe debitorit për shkak të abuzimit me të drejta procedurale, duhet t’i shqiptohen dënime”, ka theksuar Makolli.

Ndërkohë, më pas gjykatësi Dren Rogova theksoi se gjykata vlerëson se konform nenit 360/2 të LPK-së, kërkesa për përjashtim ligjërisht kufizohet deri në momentin e fillimit të marrjes së ekspertizës.

“Gjykata nuk ia falë besimin pretendimit të debitorit për konfliktin e interesit të z. Pushkolli, për shkak të një procedure gjyqësore të ndërsjellë. Kjo për faktin se procedura e tillë është rezultat i marrëdhënies së punës sa Pushkolli ka qenë punëtor i PTK-së. Pretendimet tjera për ndërlidhjen dhe afërsinë e ekspertëve me Shpresa Mustafën e as transaksionet e kreditorit me ProKon, gjykata nuk i vlerëson si rrethana që bien ndesh me Nenin 67 të LPK-së, ndërlidhen me nenin 60, prandaj merr vendim që të refuzohet propozimi i debitorit për përjashtimin e grupit të ekspertëve”, ka theksuar gjykatësi Rogova.

Pas kësaj përfaqësuesi i Telekomit, Durim Ahmetaj, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit.

“Duke qenë se në këtë gjykim debitorit i është  shembur besimi në sistemin e drejtësisë, përkatësisht nga ju si gjyqtar i çështjes ne për këto dhe rrethana të tjera paraqesim me shkrim përjashtimin e gjyqtarit nga gjykimi. Gjykatës me shkrim ia dorëzojmë kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit nga kjo çështje”, tha Ahmetaj dhe më pas përfaqësuesit e Telekomit e braktisën sallën.

Në fund, gjykatësi Rogova tha se shqyrtimi në këtë çështje ndërpritet derisa për përjashtimin të vendoset nga kryetari i kësaj gjykate sipas kërkesës së debitorit.

Përballja e Telekomit dhe Dardafon.net në Gjykatën Komerciale vjen pasi shkalla e parë konstatoi se ndërmarrja publike ia ka edhe një borxh prej 5.7 milionë eurosh kompanisë në pronësi të Blerim Devollit.

You Might Also Like

Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar

Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin

Shqiponja përkujton çlirimin,26 vjet nga fitorja mbi forcat pushtuese serbe

Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

Kosova Times May 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Rritet numri i ndërmarrjeve të regjistruara krahasuar me vitin paraprak

Kosova Times Kosova Times January 26, 2024
Si mbijetuan dhjetëra jetimë ukrainas nën pushtimin rus?
Begaj: Shqipëria krah Kosovës përballë çdo kërcënimi
Rriten kërcënimet ndaj gazetarëve, kërkohet mjedis i sigurt për ta
Aliu: Sistemi i Rimbursimit të Depozitave po vjen në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?